
Ministria e Financave dhe Ekonomisë po zhvillon trajnimin e rreth 250 punonjësve të ministrive të linjës dhe institucioneve buxhetore qëndrore për prezantimin dhe përdorimin e Sistemit të ri Informatik të Menaxhimit Financiar të Qeverisë. Këto trajnime do të vijojnë në mënyrë intensive gjatë periudhës 6-21 Maj 2019.
Sistemi i ri do të mundësojë menaxhimin në një platformë të integruar të disa proceseve kyçe të ciklit të menaxhimit të shpenzimeve publike si:
Sistemi Informatik i Menaxhimit Financiar do të ofrojë një gamë të gjërë informacionesh të dobishme jo vetëm për përdoruesit e buxhetit por edhe për publikun e gjërë, duke rritur kështu nivelin e transparencës buxhetore si dhe më tej nivelin e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së qeverisë ndaj publikut.
Njëkohësisht, Sistemi Informatik i Menaxhimit Financiar do të ketë një ndërlidhje në kohë reale me Sistemin Informatik të Planifikimit të Integruar, duke siguruar harmonizimin e proceseve të planifikimit dhe monitorimit të politikave të dokumentave strategjik sektorial dhe ndërsektorial me alokimin e burimeve të nevojshme për financimin e tyre.
Nga ana tjetër, ky sistem do të ketë një ndërlidhje intensive dhe me Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë, për të garantuar ndjekjen në kohë reale të ekzekutimit të buxhetit afatmesëm të planifikuar në AFMIS.
Vënia në funksion të plotë të këtij sistemi parashikohet në fillim të muajit Korrik 2019, duke kurorëzuar kësisoj punën e gjatë të realizuar nga ekipi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bashkimin Europian dhe partnerët të tjerë ndërkombëtarë në drejtim të përmirësimit të procesit të buxhetimit përmes zhvillimit të sistemeve informatike të teknologjisë së lartë.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.