


-Kryeministri Rama dhe Ministrja Denaj vizitë në kompaninë japoneze, në Kamëz
Taksat e ulëta dhe procedurat e thjeshtuara e kanë kthyer Shqipërinë në një vend mjaft tërheqës për investitorët të huaj, sidomos ata të fushës së automotivëve.
Edhe pse në kohë të vështira, pas 2 goditjeve të rënda për ekonominë shqiptare, sic ishte tërmeti i 26 Nëntorit, vitin e kaluar, dhe pandemia e Covid – 19, vendi ynë po shihet nga investitorët si një “portë hyrëse” për tregjet europiane dhe globale.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilluan një vizitë në “Sews-Cabind”, ilial i kompanisë SUMITOMO me seli në Japoni, i cili tashmë prej një viti e gjysmë ka nisur aktivitetin prodhues në vendin tonë.
Gjatë kësaj vizite Kryeministri vlerësoi punën e ambasadorit japonez, që sipas tij, ka qenë instrument shumë i rëndësishëm, për këto arritje, për t’ju pasur ju këtu dhe jemi në dispozicion për zgjerimin dhe për zgjerime jashtë Tiranës. “Në qoftë se dëshironi të zhvilloheni në prona publike duhet të fillojmë që tani. Ka disa procedura dhe është e rëndësishme të fillojmë që tani me Ministren e Financës, paguani taksa shumë më pak se sa në Japoni, shumë më pak se sa në Itali, më pak taksa se në shumë vende të tjera. Ju lutem trajtoni mirë njerëzit tanë dhe çdo gjë do shkojë shumë mirë”, u shpreh Rama.
Ndërsa Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, vuri në dukje se modeli i ri i përqasjes së kësaj industrie po synon që kompanitë të zhvillohen vertikalisht brenda zinxhirit të tyre dhe të identifikojnë tregje të afërta.
“Shqipëria është një treg i mirë për të mirëpritur këtë model të ri përqasjeje të kompanive lider që operojnë në këtë industri, tha Ministrja, duke shtuar, se Shqipëria ofron 5 % normë tatimi mbi të ardhurat dhe 8 % normë tatimit mbi dividentin për industrinë automotive”.
Gjithashtu Ministrja informoi sipërmarrësin edhe për lehtësitë fiskale që përfiton një investitor i huaj në vendin tonë, si:
– kosto simbolike të qirasë prej 1 Euro kur vihet në dispozicion pronë shtetërore
-TVSH me vlerësim zero për furnizimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave jo-shqiptare të destinuara për rieksport.
-përjashtim nga TVSH-ja për makineritë dhe pajisjet e importuara;
Aktualisht Shqipëria u ofron prodhuesve të industrisë së automobilave një mjedis konkurrues investimesh me një ulje të ndjeshme të kostos krahasuar me shumë vende në Evropë, hyrje të përshtatshme me rrugë dhe det në tregjet uvropiane dhe globale, një fuqi punëtore të kualifikuar dhe të aftë për t’iu përshtatur proceseve tw punws. Ecuria pozitive e investimeve të investitorëve të rinj në Shqipëri, është shenjë e mirë e vazhdimit të zhvillimit dhe ringritjes së investimeve private në afatshkurtër. Në vitet 2018-2019 Investimet e Huaja në Shqipëri arritën nivelet mbi 1 Miliard lekë.
*Informacion mbi kompaninë
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.