Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) paguhet:
a. për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të realizuara kundrejt pagesës nga personi i tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b. për të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë;
Pragu i TVSH-së për regjistrim është 5 milionë lekë (për vitin kalendarik) për xhiron vjetore të biznesit, ndërsa për profesionet e lira dhe shërbimin e hotelerisë nuk ka prag.
Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në aktivitetet e eksportit apo importit, janë të detyruar të regjistrohen, në mënyrë që të paguajnë TVSH-në.
Çdo subjekt tjetër i tillë si: individët, njësitë e qeverisjes qendrore dhe vendore, organizatat shoqërore, politike dhe ndërkombëtare, misionet diplomatike etj., të cilat kryejnë veprimtari import-eksporti, pavarësisht nga xhiroja, janë gjithashtu të detyruara të regjistrohen. Për çdo subjekt që ushtron veprimtarinë e import-eksportit, operacionet doganore do të vazhdojnë pasi ai të dorëzojë origjinalin ose kopje të noterizuar të Certifikatës së Numrit të Identifikimit për Personin e Tatueshëm (NIPT).
Xhiroja e përgjithshme vjetore llogaritet në bazë të çmimit total të paguar nga blerësi dhe përfshin edhe taksat, edhe gjobat.
Deklarimi i TVSH-së dhe formulari i pagesës plotësohen në dy kopje dhe personi i tatueshëm e paraqet atë në bankën përkatëse me të cilën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka një marrëveshje në lidhje me pranimin e pagesave të TVSH-së, brenda 14 ditëve pas përfundimit të periudhës tatimore. Në datën 5 të çdo muaji, tatimpaguesi duhet të dorëzojë elektronikisht në drejtorinë rajonale ku është i regjistruar, librin e blerjeve dhe shitjeve të TVSH-së.
Norma standarde e TVSH-së është 20%. Nuk aplikohet normë e reduktuar TVSH-je për asnjë furnizim malli apo shërbimi..
Përjashtimet nga pagesa e TVSH-së:
Brenda vendit:
Furnizimet e mëposhtme përjashtohen nga pagesa e TVSH-së:
b) të strehimit në hotele ose vende pushimi;
Në Import:•
Janë të përjashtuara nga TVSH-ja , importet e mëposhtme;
1. Importimi i mallrave që përjashtohen në tregun e brendshëm;
2. Mallrat në regjim tranziti;
3. Mallrat në regjim importi të përkohshëm ose në regjim përpunimi aktiv;
4. Importimi i kafshëve të gjalla për mbarështim;
5. Importimi i mallrave nga NATO dhe organet e saj;
6. Mjetet e importit, të cilat ndihmojnë për të integruar individët me aftësi të kufizuara
p.sh. paraplegjikët;
7. Importimi i anijeve;
8. Importimi i makinerive dhe pajisjeve, në mënyrë që të përmbushen kontrata dhe
investime me vlerë mbi 50 milionë lekë;
9. Importimi i makinerive dhe pajisjeve, në mënyrë që të arrihen kontratat e investimit në
regjimin e përpunimit të brendshëm dhe të agro-biznesit,
10. Importimi i hekurit dhe çimentos të përdorur si lëndë e parë për ndërtimin e veprave hidrike;
11. Importimi i makinerive prodhuese nga subjekte të tatimit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin (me qarkullim vjetor nga 0 deri në 8 milionë lekë)
Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, të përjashtuara nga TVSH-ja, nuk gëzojnë të drejtën e kreditimit të TVSH-së së paguar në blerje.
Vlera e tatueshme e furnizimit është shuma totale e paguar për atë furnizim, përveç rasteve kur është vendosur ndryshe nga ligji nr. 7928, datë: 1995/04/24.
Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve për eksport dhe transport ndërkombëtar trajtohen me TVSH zero për qind dhe me të drejtën e kreditimit të TVSH-së së paguar në blerje.
TVSH-ja zbatohet në masën zero për qind:
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.