Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”,
VENDOSI
Pasqyra nr. 1.
| Përshkrimi | Kosto më e lartë në import dhe pagesa në doganë (zhdoganimit 15 Gusht – 8 Shtator 2022) | Marzhi në import/shumicë | Marzhi me Shumicë (importuesi i ndryshëm nga shitësi me Shumicë) | Marzhi i transportuesit | Marzhi i tregtimit të shitjes me pakicë | Çmimi tavan për shitjen me pakicë | Sqarime |
| Sheqer | 98
lekë/kg |
6 lekë/kg | 9 lekë/kg | 2 lekë/kg | 3 lekë/kg | 118 lekë/kg | Marzhi i shumicës mbulon kostot e ambalazhimit si dhe çdo kosto biznesi, përfshirë shpenzimet operacionale dhe çdo shpenzim tjetër për tregtimin e produktit të paketuar. Çmimi tavan i tregtimit për këto produkte nga importuesi me koston më të lartë të zhdoganimit do të jetë 118 lekë/kg. Kjo rritje e çmimit të sheqerit rrjedh si shkak i ndryshimit të kursit të këmbimit ndërmjet monedhave të dollarit amerikan dhe lekut. |
| Miell | 57
lekë/kg |
32% kosto përpunimi +2.5 lekë/kg | 2,5 lekë/kg | 2.5 lekë/kg | 83 lekë/kg | Marzhi i shumicës mbulon kostot e përpunimit të grurit dhe prodhimit të miellit, ambalazhimit, firot ligjore, si dhe çdo kosto biznesi, përfshirë shpenzimet operacionale dhe çdo shpenzim tjetër për tregtimin e produktit të paketuar. Çmimi tavan i tregtimit për këto produkte nga importuesi me koston më të lartë të zhdoganimit do të jetë 83 lekë/kg. |
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.