Postuar më: 19/08/2016

Blerjet online, Shqipëria përafron standardin e BE dhe rajonit. Kufiri i pataksueshëm 22 euro.

Qeveria shqiptare ka miratuar VKM Nr. 542, datë 27.7.2016 “Për një ndryshim në Vendimin Nr.919, Datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për Miratimin e Dispozitave Zbatuese të Ligjit Nr.102/2014, Datë 31.7.2014, “Kodi Doganor i Republikës Së Shqipërisë”, me anë të të cilit u ndryshua kufiri i pataksueshëm në doganë për dërgesat e mallrave me karakter jotregtar, të cilat kanë një vlerë të papërfillshme të përcaktuar në vendim, përkatësisht për blerjet online nga interneti në masën 22 Euro dhe për dërgesat nga një individ jashtë Shqipërisë pranë një individi në territorin shqiptar në masën 45 Euro.

Ky ndryshim, është bërë në përputhje dhe në përshtatje me rregullat e BE dhe konkretisht të Direktivës 2009/132/EC dhe Direktivës 2006/79/EC, në respektim të rregullave të konkurrueshmërisë në tregun rajonal, europian por edhe në tregun e brendshëm, e cila përcakton se kufiri i pataksueshëm për blerjet online në vendet e Bashkimit Europian, luhatet në intervalin 10 – 22 euro. Për dërgesat, ky kufi është 45 euro. Edhe në raport me vendet e rajonit, Shqipëria e ka ndërmarrë kërë nismë si edhe shtetet fqinje si Kosova apo Maqedonia, të cilat e kanë kufirin e pataksueshëm njësoj me standardin e BE, pra 22 euro.

Tabela e mëposhtme tregon kufirin e pataksueshëm për blerjet online në vendet e Bashkimit Europian dhe rajon.

Shteti Kufiri i pataksueshem (ekuivalent me monedhen vendase)
Austria 22 euro
Belgjika 22 euro
Bullgaria  ~15.34 euro 
Kroacia ~ 20.85 euro
Qipro 17 euro
Republike Ceke 22 euro
Danimarka ~10.75 euro
Estonia 22 euro
Finlanda 22 euro
Franca 22 euro
Gjermania 22 euro
Greqia 22 euro
Hungaria ~18.82 euro
Irlanda 22 euro
Italia 22 euro
Letonia 22 euro
Lituania ~21.72 euro
Luksemburgu 22 euro
Malta 22 euro
Hollanda 22 euro
Polonia 22 euro
Portugalia 22 euro
Rumania 10 euro
Spanja 22 euro
Sllovakia 22 euro
Sllovenia 22 euro
Suedi 22 euro
Mbreteria e Bashkuar ~19.23 euro
Rajoni
Kosova 22 euro
Maqedonia 22 euro

 

Të rejat e fundit