Agjencia Financiare e Mbretërisë së Bashkuar shpreh mbështetjen e plotë për agjencinë homologe shqiptare në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit
Në një takim të zhvilluar këto ditë në Londër, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave të Ministrisë sonë të Financave, z. Genti Gazheli, është pritur dhe ka zhvilluar bisedime të frutshme me homologët anglezë të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Mbretërisë së Bashkuar
Në këtë takim me Drejtorin e Njësisë së Inteligjencës Financiare të Mbretërisë së Bashkuar, z. Alan Hislop u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.
Në takim u konfirmua mbështetja e pakursyer ndaj institucioneve shqiptare që luftojnë korrupsionin dhe parandalojnë pastrimin e parave.
është hera e parë që agjencia e inteligjencës financiare shqiptare (FIU Albania) zhvillon një takim të tillë, të nivelit të lartë, në Mbretërinë e Bashkuar .
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.