Duke marrë shkas nga diskutimet që kemi pasur këto ditë, dua ta nis me atë se cfarë ka ndodhur më taksat e pretenduara “të ulëta” gjatë periudhës 2005-2013.
Pati një sërë ndryshimesh që u reflektuan në një rritje të ndjeshme të tatimeve indirekte, tatimeve mbi konsumin, pra ato që godasin direkt konsumatorët me të ardhura të ulëta.
U rritën ndjeshëm akcizat për një sërë produktesh ashtu sikurse taksuan sëmundjen, duke vendosur TVSH 10% mbi ilacet dhe shërbimet spitalore.
Menjëherë pas këtyre ndryshimeve, vjen taksa e sheshtë që rriti 3-4 herë më shumë barrën fiskale për 90% të punonjësve, sidomos të atyre me paga të ulëta dhe të mesme. Rrogat e ulëta dhe të mesme taksoheshin rreth 10 mld lekë më shumë në vit nga qeveria e kaluar. Gjithë kjo histori është për të hedhur dritë mbi atë mitin fals të taksave të ulëta dhe pastaj për të bërë një krahasim, se duke iu referuar të gjitha diskutimeve që bëjnë kolegët majtas dhe djathats, në finale ka dhe përplasje filozofish.
U rrit barra për biznesin e vogël, u vendos edhe tatimi mbi fitimin krahas taksës lokale. U ul tatimi mbi fitimin e biznesit të madh, ku ishin vetëm 10 mijë subjekte dhe u vendos tatimi mbi fitimin, në të njëjtën masë, për 70 mijë biznese të vogla apo mbi 150 -200 mijë familje.
U ndërmorën masa indirekte që kufizonin shpenzimet e zbritshme të biznesit me qëllim rritjen e fitimit , mbi ato të cilët duhet të paguhej taksa. Pra megjithëse tarifa ligjor e tatimit është ulur, norma reale i ndryshoi pak, për shkak të strukturimit të shpenzimeve të zbritshme.
U bënë ndryshime në sistemin e taksave të automjeteve që favorizuan qeverinë dhe buxhetin me rreth 2.2 mld lekë, pra një rritje prej 2.2 mld lekësh.
Efekti total i politikës fiskale të qeverisë së kaluar, qeverisë Demokratike ( ju kam sjellë shifra që t’iu referohemi), gjithë efekti i uljeve është 11 mld lekë dhe gjithë efekti i rritjeve është 40.5 mld lekë, pra diferenca neto është një ngarkesë fiskale e shtuar prej 27.5 mld lekë.
Më pas ju kam sjellë ndryshimet ligjore që kanë ndodhur në vitet 2005-2013. Ndryshimet e para ligjore kanë qenë ato që kanë të bëjnë me TVSH.
Pra vetëm brenda TVSH kemi një rritje prej 4 mld lekë ngarkesë fiskale.
Ndryshimet ligjore vazhdojnë.
Vetëm ndryshimet ligjore tek të ardhurat personale sollën një ngarkesë plus prej 11 mld lekë mbi qytetarët.
Vetëm me çka ndodhi me tatimin mbi fitimin korporativ u ul ngarkesa fiskale neto në -1.5 mld lekë.
Përsa I përket akcizave:
Vetëm lëvizjet me akciza kanë sjellë një ngarkesë shtesë mbi popullatën, mbi qytetarin, me + 10.8 mld lekë.
Po t’i referohemi taksave, janë shfuqizuar taksat për importin e automjeteve të përdorura -2.6 mld lekë, taksa për qarkullimnin rrugor të automjeteve – 4.1 mld lekë, taksat për shitjen e automjeteve -600 mln lekë.
Pra të gjitha këto që janë hequr, kanë një ngarkesë të reduktuar fiskale -7.4 mld lekë.
Janë vendosur në të njëjtën kohë , brenda të njëjtit vit, taksa vjetore e automjeteve të përdorura , +4.25. mld lekë, taksa e qarkullimit për gazolin dhe benzinën dhe taksa e karbonit. Taksa e qarkullimit për gazolin dhe benzinën dhe taksa e karbonit është vendosur në 2011 dhe ka 5.4 mld lekë. Të kombinuara neto, nga taksat janë +2.2 mld lekë taksa të reja mbi qytetarët.
Po të shikoni diferencën e të ardhurave plan-fakt, në 2009 nga plani nuk janë realizuar 350 mln USD, në 2010 nuk janë realizuar 310 mln USD, në 2011, -320 mln USD, në 2012, -240 mln USD, në 2013, -330 mln USD. Të gjitha bashkë janë -1.5 mld USD të munguara. Pra kanë munguar, nëse do të flisja me gjuhën e tjetërkujt, 1.5 mld USD.
Diferenca, për transparencë, në 2014, 2015 dhe 2016. Në 2014 është + 20 mln USD, në 2015 është -340 mln USD , dhe në 2016, I pritshmi, në rastin më të keq, është -6 mld lekë. Pra në të tre vitet 2014-2016, janë 38 mld lekë. Dhe po të krahasohet 2009-2011, deficiti ishte 98 mld lekë (pra 980 mln USD ose gati 1 mld USD), kurse gjatë 2014-2016 deficiti është ulur, 38 mln USD, gati 1/3 .
Vazhdojmë më tej me bilancin primar. Është balanca e përgjithshme dhe balanca primare për të parë sesi ka ecur, si po ecën dhe çfarë planifikojmë.
Që nga viti 2016 balanca primare kalon pozitive dhe nëse nuk do të kishim detyrimet e prapambetura, që në vitin 2014 do të kishim bilancë primare prej 0.1%, imagjinoni, duke paguar kusuret e tjetërkujt, sërish jemi në këto pozicione fiskale.
Borxhi publik në rakordim të shifrave të FMN, në 2013 ka qenë 70.4% për shkak dhe të rivlerësimit të PBB.
Dua të ndalojë tek huaja e marrë ose taksimi i aseteve publike pra privatizimeve, të përdorura për financimin e shpenzimeve të qeverisë. Shikoni mesataren, pra atë borxh që ka marrë qeveria për veten e saj. Mesatarja është 48 mld lekë në 2005-2013, dhe është vetëm 29 mld në 2014-2016. Këto janë shifra që flasin vetë, mund të kthehen kollaj në debat politik, sepse flasin shumë qartë për përgjegjshmërinë ndaj borxhit publik, pa pagesat dhe pa interesat, pra qeveria vetë.
Patjetër që u bë një debat me të drejtë për taksën progresive. Dikush nga opozita më kërkoi llogaritë. Kam sjellë llogaritë për t’i përqasur me njëri-tjetrin, se sa është kursimi që ne u kemi ofruar qytetarëve nëpërmjet taksës progresive. Efekti vjetor është 11.8 mld lekë, 110 mln dollarë kursime në vit vetëm me taksën progresive. Efekti 4-vjeçar është pak më pak se 500 mln dollarë me një mandat, janë rreth 500 mln USD, 5 mld lekë të kthyera mbrapsht qytetarëve në një mandat, nga taksat, që u jep përgjigje edhe pyetjeve legjitime: A ka pasur ndonjë punonjës që ka marrë më shumë? Punonjësit kanë marrë 500 mln USD më shumë në 4 vite. Këto para me taksën e sheshtë nuk do të ishin në xhepat e tyre.
Sa i takon planifikimit të të ardhurave, në 2017 të ardhurat totale janë në nivelin e 436, pra ka një parashikim me rritje 7.6 % krahasuar me 2016. Të ardhurat nga tatimet, doganat dhe sigurimet janë 382 mld lekë, me një rritje pre 5.8% më e lartë se viti 2016, dhe në dijeninë tuaj dhe tonën, Qeveria ka paraqitur një paketë fiskale, e cila është më shumë paketë disiplinuese dhe thjeshtëzuese, sesa e orientuar nga rritja e të ardhurave.
Ka edhe korrigjime të tjera pa efekte të rëndësishme në të ardhura të detajuara në dokumentacionin e Paketës fiskale 2017. Sigurisht kemi prekur dhe një klauzolë të ligjit të të ardhuarve që ka të bëjë me kthimin e kapitalit, vetëm për kompanitë e lidhura brenda grupit, që besoj se është një korrektim i shëndetshëm dhe i kufizuar në vetëm 1 grup kompanish, për të evituar edhe ato që rëndom quhen “arkivole fiskale”, ku kompanitë tentojnë, nëpërmjet blerjes së këtyre kompanive, të shtyjnë pagesat fiskale apo t’i reduktojnë.
Faleminderit!
***
Debati i Ministrit Ahmetaj me z. Bode për sistemin e taksave dhe përfitimet e qytetarëve:
z. Bode:
Sot ministri u mundua në apologjinë e tij të hidhte baltë mbi sistemin e taksave të ulëta dhe taksës së sheshtë. Të gjithë e dinë, që me këtë sistem taksash i bënë gropën ekonomisë dhe e shikon me shumë lakmi atë system, por nuk e zhbën dot, nuk i rikthehet dot.
Flisni për ndryshim strukture të taksave, paguan më pak e paguan më shumë, po duhet të dini se një ekonomi tregu ka nevojë për një strukturë taksash konkrete. A e di ti që vetëm përmes reformës që ndërmorëm, përafruam dhe bëmë të krahasueshme Shqipërinë me vendet e OECD për nga struktura e taksave? Ca kujtoni ju, se paguajnë taksa më shumë bizneset se qytetaret? Në ç’vend të botës bën vaki kjo? Vendet demokratike të botës i kanë 62% nga qytetarët dhe 38% nga bizneset, a e kuptoni?
z. Ahmetaj:
Tha një gjë interesante z. Bode: “Do taksoj më shumë qytetarët”, tha. Ta mësojnë qytetarët që kur të vijnë këta, nëse do të vijnë ndonjëherë në pushtet, do t’i taksojnë më shumë qytetarët. Është e lavdishme taksa e sheshtë tha. Pse, sepse ka ngarkuar qytetarin 3-4 herë më shumë se me taksën progresive? Me taksën progressive, qytetarët paguajnë 1 miliardë lekë më pak në muaj, ose 12 miliardë më pak në vit. Me taksën tuaj të sheshtë, paguanin 3-4 herë më shumë.
Nuk ka si të mos i referohem “lavdisë” së qeverisë së këtyre. I morën të ardhurat tatimore 22.9% e PBB në 2005 dhe i lanë 22.2%. Viti 2013 ishte falimentim i shtetit. I uli të ardhurat me 0.7% të PBB. Kasaphanë. Kujt i tregojnë strukturën e ekonomisë dhe taksave këta? Kanë taksuar sëmundjen, vendosën TVSH 10% për ilacet dhe shërbimet spitalore. Morën TVSH nga rruga e Kombit. Është autor i falimentimit të këtij shteti dhe të financave publike, dy herë i kanë dorëzuar të shpërbëra.
Po borxhin? E mori 58% dhe e dorëzoi 70.4%. Tre vitet e fundit I ka me rritje negative, nuk mblidhte dot as të ardhurat që vinin nga rritja ekonomike.
E morët 6.5% rritjen ekonomike dhe e dorëzuat 1%. Ku e gjetët këtë formulë, në cfarë shkolle? Kjo është lavdia juaj, falimentimi?
E pra, ky është buxhet që rrit të ardhurat, rrit pagat dhe pensionet, mbështet rritjen ekonomike 3.8%, ul borxhin, buxheti me ba;ancën më të mirë primare në 25 vite, nuk duhet të keni frikë nga ky buxhet.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.