“Sot kemi një fazë që nuk do ta quaja përmbyllëse, por një fazë në vazhdim, drejt përmbylljes së diskutimit të draftligjit “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.
Është punuar mbi 4 muaj në mënyrë intensive dhe e falënderoj gjithë ekipet, si të Tatim-Taksave, Ministrisë së Financave, por pa harruar të gjithë bashkëpunëtorët nga ana e biznesit, i cili ka marrë pjesë në mënyrë intensive në hartimin e këtij projekti.
Nuk është hapësira dhe unë nuk mendoj se si ministër Financash duhet të shpjegojë rëndësinë e këtij ligji, pasi natyrisht është ndër aktet kryesore në aspektin fiskal, por dhe në aspektin e të ardhurave.
Ju jeni të njohur nga media, dhe publiku besoj e di, që TVSH-ja është pjesa kryesore ose zë pjesën e luanit tek të ardhurat fiskale.
Synimi i këtyre ndryshimeve është përshtatja me standardet, praktikat më të mira, sidomos me të BE-së, se gjithmonë aspirata e afërt është të hyjmë së shpejti në këtë union.
Gjykoj se ky draft nuk përbën interes vetëm për biznesin, por edhe për publikun, kjo sepse ligjet nuk janë vetëm për Ministrinë e Financave, Tatimet, Qeverinë. Pra, qëllimi i takimit të sotëm është prezantimi dhe sqarimi i risive të draftligjit, edhe për publikun”.
Më poshtë mund të gjeni prezantimin e draftligjit “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”
————————————————————————————————————————————————————-
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.