Lajme – Ministria Financave dhe Ekonomisë

Deklaratë e Ministrit të Financave Ervin Mete pas rritjes së shkallës së vlerësimit të Shqipërisë nga Standard&Poor’s
Përshëndetje,

Sot kam kënaqësinë e veçantë të komunikoj me ju lajmin e mirë se Agjencia Ndërkombëtare “Standard & Poor’s” ka rritur me një kategori vlerësimin për Shqipërinë, duke e vlerësuar për herë të parë vendin tonë në kategorinë BB-.

Ky vlerësim i S&P vjen gjashtë muaj pasi agjencia ndërkombëtare rishikoi në rritje perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive dhe është një vlerësim i përpjekjeve tona për sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, forcimin e financave publike dhe efektivitetin e politikave strukturore. Rritja e vlerësimit nga Standard & Poor’s merr një rëndësi edhe më të veçantë në kushtet e një situate sfiduese të ekonomisë globale, pasi një pjesë e konsiderueshme vendesh kanë patur rënie të vlerësimit nga agjencia ndërkombëtare.

Ky vlerësim nënvizon besimin në aftësinë tonë për të përballuar sfidat ekonomike, duke forcuar në të njëjtën kohë bazat financiare. Ai përbën një certifikim të strategjisë sonë të rritjes dhe praktikave të menaxhimit të financave publike.

Theksoj se kalimi në një shkallë më të lartë vlerësimi zakonisht kërkon një kohë relativisht të gjatë për të krijuar bindjen që përmirësimet e ekonomisë së vendit janë të qëndrueshme.

Vlerësimi forcon pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit. Tani vendi do të perceptohet më pozitivisht nga investitorët e huaj për të investuar në Shqipëri dhe kjo pritet të përkthehet në investime të huaja më të larta, si edhe kushte më të lehtësuara për huamarrjen e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare. Ky përmirësim pritet po ashtu të reflektohet dhe në tregun vendas, në kosto më të ulëta të financimit për bankat, bizneset dhe individët.

Ngjitja me një kategori vlerësimi nga Standard & Poor’s konfirmon situatën e mirë që po kalon ekonomia e vendit, qëndrueshmërinë e financave publike dhe pritshmërinë pozitive për reformat e ndërmarra.

S&P nënvizon se ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e rezistencës së fortë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjëshme.

Shqipëria ka treguar në vijimësi aftësinë e saj për të përballuar goditjet, vlerëson Standard&Poor’s dhe pavarësisisht këtyre sfidave, ekonomia është rritur me një mesatare mbresëlënëse prej 5.8% në vit gjatë tre viteve të fundit, duke përmirësuar njëkohësisht parametrat e financave publike.

Treguesit makroekonomikë janë përmirësuar ndjeshëm, papunësia është në nivelet më të ulëta historike, inflacioni është rikthyer në objektiv përpara pritshmërive, pozicioni i jashtëm është përmirësuar falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit, investimet e huaja direkte kanë arritur nivelet më të larta historike, ndërsa borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023.

Vlerësimi më i fundit i agjencisë ndërkombëtare nxit vendosmërinë tonë për të synuar një rritje më të lartë ekonomike dhe arritjen e objektivave ambicioze të zhvillimit, si dhe forcimin e mëtejshëm të financave publike. Avancimi në procesin e integrimit europian është një shtysë e rëndësishme për të  përshpejtuar ritmin e reformave dhe plani i rritjes i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, që shoqëron ndërmarrjen e reformave të rëndësishme, presim të shërbejë po ashtu si mbështetje solide në këtë drejtim.

Shumë faleminderit!

The post Deklaratë e Ministrit të Financave Ervin Mete pas rritjes së shkallës së  vlerësimit të Shqipërisë nga Standard&Poor’s appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Standard&Poor’s përmirëson për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë në “BB-”
Në raportin më të fundit të publikuar më 22 Mars 2024, agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors” ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit. Ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e qëndrueshmërisë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjëshme.

Agjencia vlerëson se Shqipëria ka treguar në vijimësi aftësinë e saj për të përballuar goditjet, përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë e COVID-19 dhe efektet e tërthorta makroekonomike të luftës Rusi-Ukrainë. Pavarësisht këtyre pengesave, agjencia vlerëson se ekonomia e Shqipërisë është rritur me një mesatare mbresëlënëse prej 5.8% në vit gjatë tre viteve të fundit, duke përmirësuar njëkohësisht parametrat e financave publike.

Agjencia ia atribuon këtë qëndrueshmëri ekonomike, pjesërisht, një rritjeje të konsiderueshme të turizmit. Ky bum në sektorin e turizmit ndihmoi Shqipërinë të rrisë eksportet e shërbimeve me afro 15% të PBB-së midis viteve 2019 dhe 2023, duke forcuar ndjeshëm pozicionin e saj të jashtëm, vlerëson S&P.

Për më tepër, agjencia evidenton se autoritetet shqiptare kanë shfaqur angazhimin e tyre për konsolidimin fiskal. Të kombinuara me rritjen e fortë ekonomike, këto përpjekje kanë çuar në një reduktim të konsiderueshëm të borxhit publik, nga një pik prej 74.5% të PBB-së në vitin 2020 në një vlerësim prej 58% në vitin 2023. Agjencia parashikon se autoritetet do synojnë të ruajnë këtë qasje të matur ndaj financave publike, në përputhje me Ligjin Organik të Buxhetit, duke siguruar që borxhi publik i Shqipërisë të mbetet i qëndrueshëm në një mesatare prej rreth 55% të PBB-së gjatë viteve 2024–2027.

Përveç pozitës së përmirësuar fiskale, Standard&Poor’s vlerëson se Shqipëria ka forcuar gjithashtu bilancin e saj të jashtëm. Kjo i atribuohet akumulimit të aseteve publike, kryesisht rezervave valutore dhe të ardhurave në rritje të shërbimeve nga sektori në zhvillim i turizmit.

Agjencia parashikon se perspektivat e rritjes së moderuar të Shqipërisë dhe rezervat relativisht të larta ofrojnë një mbrojtje ndaj goditjeve të mundshme të jashtme.

S&P gjithashtu pret që autoritetet të mbeten të matura nga ana fiskale, duke mbajtur borxhin publik në një trajektore të qëndrueshme dhe gradualisht rënëse.

Agjencia vlerëson se Shqipëria do të ndërmarrë hapa institucionalë në mbështetje të ofertës së saj për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Vendi ka zbatuar një sërë reformash për të kapërcyer pengesat në infrastrukturë, duke përafruar më tej kuadrin ligjor, i shtyrë nga ambicia e tij për t’u bashkuar me BE-në. Megjithatë, sfidat e brendshme kërkojnë reforma të vazhdueshme strukturore për t’u harmonizuar me acquis të BE-së.

The post Standard&Poor’s përmirëson për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë në “BB-” appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Fjala e Ministrit të Financave në Kuvend për Aktin Normativ të Buxhetit 2024
E nderuar Kryetare e Kuvendit,

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Akti normativ për ndryshime në Buxhetin e vitit 2024, i cili paraqitet sot për shqyrtim dhe miratim, reflekton ndryshimet e nevojshme në buxhet në kuadër të riorganizimit të ministrive sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë. Gjithashtu, ky akt normativ realizon disa ndryshime sa i përket të ardhurave dhe shpenzimeve, për të reflektuar rritje të të ardhurave dhe optimizim të shpenzimeve, duke ulur në të njëjtën kohë deficitin buxhetor.

Siç e kemi theksuar edhe më herët, ekonomia ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023, ku rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme.

Kjo ecuri e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024.

Ndjesia ekonomike, perceptimi i biznesit dhe konsumatorit, kanë arritur nivele të larta historike. Gjithashtu, tregues të tjerë të konsumit dhe investimeve sugjerojnë rritje të përshpejtuar. Gjatë vitit 2023, rishikuam në rritje projeksionet për rritjen reale në 3.5% nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar, konfirmuar kjo edhe nga Banka Botërore dhe FMN, të cilët po ashtu rishikuan në rritje parashikimet e tyre për ekonominë gjatë vitit 2023.

Ecuria e mirë e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës. Punësimi shënoi rritje, ndërsa shkalla e papunësisë në fund të vitit 2023 zbriti në 10.7%, një nga normat më të ulëta historike.

Inflacioni, i kthyer vitet e fundit në një nga çështjet kryesore makroekonomike që me fillimin e luftës në Ukrainë, për ekonominë tonë ka rezultuar ndjeshëm më i ulët sesa në vendet e rajonit apo mesatarja e Bashkimit Evropian dhe aktualisht, në muajin shkurt, inflacioni zbriti në 2.6%, duke u rikthyer brenda objektivit më shpejt sesa parashikimet.

Pozicioni i jashtëm i ekonomisë ka njohur gjithashtu një përmirësim të ndjeshëm. Për periudhën 9-mujore të vitit 2023, ekonomia e vendit ka regjistruar për herë të parë një suficit të llogarisë korente. Ndërsa priten statistikat vjetore të Bilancit të Pagesave për vitin 2023, pritshmëritë janë për një përmirësim të konsiderueshëm të llogarisë korente, krahasuar me trendet historike.

Ndikim të ndjeshëm në këtë përmirësim ka patur sektori i turizmit, një trend që ka vijuar dhe në muajt e parë të këtij viti, i cili parashikohet të jetë një vit edhe më pozitiv sa i përket turizmit dhe ndikimit të këtij sektori në ekonominë e vendit.

Gjithashtu, investimet e huaja direkte kanë vijuar trendin rritës. Në fund të nëntëmujorit 2023, investimet e huaja direkte arritën në 1.1 miliardë Euro, 10.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Konsolidimi fiskal shënoi një tjetër arritje pozitive. Borxhi publik, një tregues kyç i qëndrueshmërisë së financave publike, ra poshtë nivelit 60% të Prodhimit të Brendshëm Burot, duke arritur në 59.2% në fund të vitit 2023, niveli më i ulët që nga viti 2010. Ky përmirësim, përveçse ul koston e huamarrjes, rrit sigurinë e vendit për përballimin e goditjeve të mundshme në të ardhmen.

Balanca primare në fund të vitit 2023 ishte pozitive, – thënë ndryshe të gjitha shpenzimet buxhetore të vitit 2023, duke mos përfshirë interesat, u përballuan pa huamarrje shtesë, – dhe në të njëjtën kohë deficiti buxhetor u mbajt në nivelin e moderuar të 1.4% të PBB-së.

Detyrimet e prapambetura në dhjetor 2023 zbritën në nivelin më të ulët që nga nisja e monitorimeve nga Ministria e Financave në vitin 2016, në afro 1% të totalit të shpenzimeve. Gjithashtu, në fund të vitit 2023 nuk rezulton asnjë detyrim i prapambetur sa i përket rimbursimit të TVSH-së për bizneset.

Përmirësim të ndjeshëm ka shënuar edhe skema e pensioneve. Të ardhurat kontributive arritën në 134 miliardë lekë në vitin 2023, ose sa dyfishi i nivelit nga fillimi i reformës së vitit 2015. Kjo rritje ka forcuar qëndrueshmërinë financiare të skemës së pensioneve, duke ulur deficitin dhe për rrjedhojë transfertën e buxhetit të shtetit në drejtim të skemës.

Më konkretisht, deficiti i skemës së pensioneve është ulur në 0.8% të PBB-së në vitin 2023, që rezulton edhe niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, nga 1.93% pse afro 2 % e PBB-së që ishte në vitin 2015, kur nisi reforma e pensioneve.

Në mbyllje të vitit 2023, niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë, me një realizim me thuajse 100%, edhe me planin e rishikuar në rritje me aktin normativ.

Kjo performancë e mirë, siç e theksova, po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024.

Sipas të dhënave për periudhën Janar-Shkurt, të ardhurat totale arritën në rreth 104 miliardë lekë, ose 4.9% mbi planin e kësaj periudhe.

Bazuar në këto zhvillime, në aktin normativ të prezantuar sot, janë rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, duke arritur në 28.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që përbën nivelin më të lartë historik të synuar ndonjëherë për realizimin e të ardhurave.

Sa i përket shpenzimeve publike, për vitin 2023, ato arritën afro 675 miliardë lekë, me një realizim prej afro 96% sipas planit të rishikuar me aktin normativ të dhjetorit.

Investimet publike në vitin 2023 u realizuan në rreth 5% të PBB-së, ndërsa në buxhetin e vitit 2024, financimi i investimeve publike parashikohet të arrijë 5.6% të PBB-së, duke mbështetur rritjen e mëtejshme ekonomike, zhvillimin e turizmit, infrastrukturën, si edhe duke nxitur më tej punësimin.

Me ndryshimet e propozuara përmes këtij akti normativ, krahas buxhetimit të ristrukturimit të ministrive, po mbështesim gjithashtu një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë për bizneset e sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilët kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor. Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë, financim i cili  do të jetë me kushte më lehtësuese se sa ato të kredive tregtare.

Gjithashtu, ndryshimet në këtë akt parashikojnë riklasifikimin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetjen financiare për rikonstruksionin godinave të arsimit profesional, në kuadër edhe të vëmendjes për këtë sektor.

Buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Brenda muajit të ardhshëm pritet që të finalizohen VKM-të që do të detajojnë këto rritje të pagave, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2024.

Buxheti 2024 parashikon rritjen e mëtejshme të pagave për mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë, mësuesit në arsimin parauniversitar, forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qendrore. Gjithashtu, siç është theksuar, synojmë të mbështesim rritjen e pagave edhe për punonjësit e pushtetit vendor.

Financohet indeksimi i mëtejshëm i pensioneve dhe shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ku për indeksimin e pensioneve buxheti ka alokuar afro 30 miliardë lekë gjatë tre viteve të fundit, shifër kjo e konsiderueshme, duke marrë parasysh efektin e përhershëm në vitet në vijim.

Gjithashtu, me konsulencën e Bankës Botërore, po analizojmë komponentët e mbrojtjes sociale për një tjetër qasje reformuese, me qëllim rritjen e mëtejshme të mbështetjes për këto kategori, si edhe sigurimit të një raporti sa më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.

Sektorët e Arsimit dhe Shëndetësisë do të vijojnë të financohen në nivelin 3% të PBB-së, duke mbështetur jo vetëm rritjen e pagave për arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë, por edhe përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës arsimore e spitalore, për shërbime cilësore për qytetarët.

Për sektorin e Mbrojtjes, për herë të parë arrihet objektivi madhor lidhur me angazhimin e marrë në kuadër të NATO-s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të PBB-së. Ky buxhet do të financojë rritjen e nivelit të pagave për personelin ushtarak si dhe modernizimin e Forcave të Armatosura në armatime dhe pajisje.

Vijon mbështetja për sektorin e drejtësisë, i mbështetur në mënyrë prioritare që nga ndërmarrja e reformës, ku siç e kemi theksuar edhe gjatë prezantimit të buxhetit, gjatë vitit 2024 për këtë sektor shkojnë afro 94% më shumë fonde se sa viti 2016, kur nisi implementimi i reformës.

Shpenzimet e pushtetit vendor për vitin 2024 janë parashikuar në masën 71.4 miliardë lekë, me një rritje prej 10% në raport me buxhetin e vitit 2023. Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qendrore, ku transferta e pakushtëzuar për vitin 2024 është në masën 24.3 miliardë lekë, e cila është dyfishuar krahasuar me vitin 2015.

Këto shpenzime parashikohet të realizohen duke vijuar në të njëjtën kohë konsolidimin fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik, si edhe duke zbritur më tej, me këtë akt normativ, me 4 miliardë lekë, deficitin buxhetor.

Shumë faleminderit!

The post Fjala e Ministrit të Financave në Kuvend për Aktin Normativ të Buxhetit 2024 appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Shkurt 2024
Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin Janar-Shkurt 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Shkurt 2024, u realizuan në masën 104.9% të planit të së njëjtës periudhë.

Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 2 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 83.3 miliardë lekë me një realizim në masën 92.2 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 14 përqind më i lartë ose rreth 10.2 miliardë lekë më shumë.

Niveli i suficitit në periudhën 2 mujore të vitit 2024 rezultoi në rreth 20.7 miliardë lekë.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Shkurt 2024

Të Ardhurat

Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Shkurt 2024 arritën në rreth 104 miliardë lekë ose 104.9% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën 6.85 miliardë lekë më shumë, ose 7.1% më shumë se në Janar-Shkurt 2023.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT) arritën në 95.3 miliardë lekë, 12.2 miliardë ose 14.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe 4.6 miliardë ose 5.1% më shumë se plani 2-mujor për vitin 2024.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 32 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 4.5% më shumë se 2 mujori 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 2 mujorin rezultojnë 21.7 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 5.2% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 8.6 miliardë lekë, 327 milionë lekë ose 4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 401 milionë lekë, 54 milionë ose 11.9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 1.3 miliardë lekë, 34 milionë lekë ose 2.7% më shumë se 2 mujori 2023.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 2 mujorin 2024 u realizuan në masën 63.3 miliardë lekë, 10.8 miliardë ose 20.6% më shumë se 2 mujori i vitit të kaluar, si dhe 5.6 miliardë lekë, ose 9.7% më shumë se plani i 2 mujorit 2024.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizua në masën 13.7 miliardë lekë, 3.8 miliardë ose 38.7% më shumë se 2 mujori 2023, si dhe 2.3 miliardë ose 19.7% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 2 mujorin 2024. Rimbursimet për periudhën 2 mujore 2024 janë 2.7 miliardë lekë, 241 milionë lekë ose 9.8% më shumë se 2 mujori 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 5.9 miliardë lekë, 1 miliardë lekë, ose 20.6% më shumë se 2 mujori 2023, si dhe 1.1 miliardë lekë ose 23.2% më shumë se plani i 2 mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 10.5 miliardë lekë, 1.4 milardë lekë ose 15.5% më shumë se 2 mujori 2023, si dhe 257 milionë ose 2.5% më shumë se plani i 2 mujorit 2024.

Taksat nacionale, për peridhën 2 mujore 2024 u realizuan në masën 7.5 miliardë lekë, 924 milionë lekë ose 14.2% më shumë se 2 mujori 2023, si dhe 203 milionë lekë ose 2.8% më shumë se plani për 2 mujorin 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 25.8 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 16.5% më shumë se 2 mujori 2023, si dhe realizim 107.3% të planit për 2 mujorin 2024.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 2 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 83.3 miliardë lekë me një realizim në masën 92.2 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 14 përqind më i lartë ose rreth 10.2 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 2 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 11.3 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 11.2 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 21.02.2024 (AN nr.1).

Shpenzimet korente kanë shënuar një realizim në masën 96.1 përqind të planit të periudhës dhe 13.6 përqind të planit vjetor.

Niveli i suficitit në periudhën 2 mujore të vitit 2024 rezultoi në rreth 20.7 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 14.1 përqind më i ulët ose 3.4 miliardë lekë më pak.

Grafik: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt 2 Mujori 2024 (në milionë lekë)

Burimi: Ministria e Financave (2024)

The post Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Shkurt 2024 appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Ministri Mete takon të Ngarkuarin me Punë të SHBA z. Wisner, diskutohet finalizimi i marrëveshjes së re të asistencës për Shqipërinë
Ministri i Financave, z. Ervin Mete, priti në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Wisner, i cili shoqërohej edhe nga Majori Adrian Liptrot, Drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA.

Në takim u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, edhe përmes marrëveshjes së re të ndihmës së Qeverisë Amerikane për vendin tonë.

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe vijojnë të japin për Shqipërinë, në kuadër të reformave të rëndësishme dhe procesit të integrimit të vendit.

Në këtë kuadër, Ministri vlerësoi marrëveshjen e re të asistencës përmes programeve të financimit të USAID, ku parashikohet vijimi i mbështetjes për Shqipërinë deri në vitin 2030 në kuadër të forcimit të shtetit të së drejtës, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Bashkëbiseduesit theksuan gjithashtu rëndësinë për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e sigurisë, edhe si aleatë në NATO.

Në këtë drejtim, i Ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, z. Wisner shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen për Shqipërinë, në fusha si siguria kibernetike, modernizimi i mëtejshëm i forcave të armatosura dhe rritja e kapaciteteve mbrojtëse.

The post Ministri Mete takon të Ngarkuarin me Punë të SHBA z. Wisner, diskutohet finalizimi i marrëveshjes së re të asistencës për Shqipërinë appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Ministri Mete takohet me përfaqësues të BB, diskutohet mbi rritjen e mbështetjes për kapitalin njerëzor
Ministri i Financave, z. Ervin Mete, zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal të Bankës Botërore, z. Michal Rutkowski, Menaxherin për Shqipërinë, z. Emanuel Salinas dhe përfaqësues të tjerë të lartë të BB.  Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në drejtim të mbështetjes që Banka Botërore synon të japë në lidhje me punësimin, aftësimin, rritjen e përfshirjes sociale, si edhe investimin në kapitalin njerëzor.  Ministri Mete vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën e Bankës Botërore sa i përket fushave që lidhen me mbrojtjen sociale, me fokus punësimin dhe rritjen e përfshirjes sociale.   Palët vlerësuan rëndësinë e avancimit të dialogut, si edhe analizimit të komponentëve të mbrojtjes sociale, ku Banka Botërore shprehu gadishmërinë për të ofruar asistencën e saj.  Disa nga fushat ku pritet të fokusohet bashkëpunimi në të ardhmen janë  përmirësimi i aftësive të të rriturve në moshë pune, duke i ofruar atyre trajnime dhe shërbime të punësimit, rritja e mundësive për arsimim për fëmijët e familjeve në nevojë, si edhe ndërmarrja e një qasje reformuese ndaj skemës së pensioneve, për përmirësimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të saj.  Në fund të takimit, palët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në drejtim të mbështetjes së kapitalit njerëzor, përmes rritjes së aftësimit, punësimit dhe mbrojtjes sociale.

The post Ministri Mete takohet me përfaqësues të BB, diskutohet mbi rritjen e mbështetjes për kapitalin njerëzor appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Fjala e hapjes së Ministrit të Financave: Ministeriali “Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave”
Të nderuar Ministra të Financave dhe Guvernatorë,

Përfaqësues të Komisionit Europian dhe institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare,

Të nderuar të ftuar,

Kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen në Tiranë. Vetëm disa muaj më parë, në Shtator, së bashku me Ministrat e Ekonomisë shprehëm mbështetjen dhe angazhimin tonë për të thelluar më tej integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Tregun e Përbashkët të BE-së. Diskutuam për arritjet, prioritetet dhe sfidat kryesore mbi zbatimin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe avancimin e integrimit rajonal përmes Procesit të Berlinit, si një instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Europian.

Një pjesë e konsiderueshme e diskutimeve tona u fokusua në rolin thelbësor të sistemeve të pagesave. Në këtë kontekst, ne shprehëm mbështetje të plotë politike për të prioritizuar veprimet tona me synim anëtarësimin në SEPA. Sot jemi mbledhur për ta shtyrë përpara zbatimin e kësaj agjende.

Aderimi në SEPA për vendet që nuk janë ende pjesë e BE-së, në kuadër të Planit të Ri të Rritjes së Komisionit Europian, është një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor, e cila ul ndjeshëm kostot e pagesave brenda rajonit dhe me BE-në. Në të njëjtën kohë, ky hap mund të konsiderohet edhe si një mjet monitorimi për Bashkimin Europian për të vlerësuar gadishmërinë dhe vullnetin tonë për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë shumë të ndërlidhura me BE-në; ndaj krijimi i një sistemi efikas për kryerjen e pagesave ndërkufitare ka një rëndësi të posaçme.

BE-ja është partneri ynë më i madh tregtar. Mbi 70% e eksporteve nga Ballkani Perëndimor kanë si destinacion vendet anëtare të BE-së. Gjithashtu, BE-ja është burimi kryesor i investimeve të huaja direkte në rajon, me rreth 70% të totalit të IHD-ve në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë dy dekadave të fundit, IHD-të kanë qenë një ‘motorr’ i rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor, duke promovuar integrimin në zinxhirët europianë të vlerave, duke krijuar vende të reja pune dhe duke kontibuar me teknologji të reja. Gjithashtu, statistikat tregojnë se pothuajse një e pesta e popullsisë së Ballkanit Perëndimor jeton jashtë vendit dhe shumica në vendet e BE-së.

Në këtë kontekst, edhe remitancat luajnë një rol të rëndësishëm për ekonomitë e vendeve tona. Remitancat arrijnë mesatarisht në rreth 10% të PBB-së së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas Bankës Botërore, kostoja e dërgimit të remitancave në Shqipëri është afërsisht 8.7%, duke tejkaluar ndjeshëm kufirin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm prej 3%. Nëse ky objektiv do të përmbushej, emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre do të kursenin në një masë të konsiderueshme.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, sektori bankar në vendet e rajonit zotërohet kryesisht nga investitorë të huaj, të cilët janë nga vendet e BE. Shumë nga bankat në vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e grupeve bankare europiane, gjë që rrit mundësitë e implementimit të standardeve dhe infrastrukturës bankare europiane në bankat tona lokale.

Marrë në konsideratë ekspozimin e sistemit bankar ndaj transaksioneve ndërkufitare me BE-në, përfshirja në Zonën e Vetme Europiane të Pagesave do të sjellë shumë përfitime për vendet tona. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor shpenzojnë gjashtë herë më shumë se ekonomitë e vendeve të BE-së për të realizuar pagesa ndërkombëtare. Për më tepër, bizneset dhe klientët e vendeve të Ballkanit Perëndimor përballen me kohë të gjata përpunimi për dërgimin dhe marrjen e pagesave, të cilat mund të kthehen edhe në pengesa për investimet ndërkufitare. Me SEPA, këto kosto dhe koha e përpunimit do të reduktohen ndjeshëm, duke lehtësuar kështu tregtinë me BE-në.

Ulja e kostos së transaksioneve nuk është përfitimi i vetëm. Duke përfshirë  vendet e Ballkanit Perëndimor në SEPA, BE-ja po ofron akses në një treg shumë më të madh, i cili ofron mundësi të panumërta për rritje ekonomike. Ne besojmë se integrimi në SEPA do të rrisë konkurrencën e bizneseve tona dhe mundësitë e tyre për t’u përfshirë më shumë në tregtinë ndërkombëtare. Tregtia dhe integrimi global janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e varfërisë, veçanërisht për vende të vogla siç jemi ne. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në SEPA gjithashtu shkon në të njëjtin drejtim me strategjinë tonë për të nxitur tregtinë online. Tregu i e-commerce ka njohur rritje të konsiderueshme në vitet e fundit pasi depërtimi i internetit, njohuritë digjitale dhe opsionet e pagesave digjitale janë zgjeruar.

Për më tepër, anëtarësimi në SEPA na jep akses në sisteme moderne pagesash, më efikase dhe më të sigurta. Përafrimi i sistemeve tona të pagesave me ato të vendeve europiane, do të rrisë atraktivitetin tonë edhe si destinacion investimi. Investitorët do të kenë më shumë besim në stabilitetin dhe efikasitetin e sistemit tonë financiar.

Ky integrim krijon terren të favorshëm edhe për vizitorët europianë që vizitojnë vendet tona, të cilët do të gjejnë këtu mundësi të ngjashme pagesash sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë si në vendet e tyre. Turizmi po bëhet një nga promotorët kryesorë të rritjes së PBB-së në dy vitet e fundit. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sigurimi i pagesave të thjeshta, të shpejta dhe të besueshme ndërkufitare do ta mbështesë më tej këtë prirje pozitive.

Prezantimi i opsioneve më efikase të pagesave do të ndihmojë në rritjen e përdorimit të pagesave digjitale, në krahasim me veprimet cash. Reduktimi i veprimeve me para në dorë nuk sjell vetëm kosto më të ulëta, por shërben gjithashtu si instrument për luftuar ekonominë informale. Opsionet efikase të pagesave stimulojnë përdorimin e institucioneve financiare për realizimin e këtyre pagesave, duke kontribuar kështu edhe në rritjen e përfshirjes financiare. Duke rritur aksesin në financë, pagesat digjitale mund të ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e përjashtimeve sociale, duke krijuar mundësi edhe për atë pjesë të popullsisë që jeton në zona të largëta.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, digjitalizimi i pagesave është një element i rëndësishëm plotësues i Agjendës së Përbashkët Digjitale të rajonit tonë. Sistemet e pagesave mund të jenë një mundësi e mirë për t’i bërë ekonomitë tona më digjitale. Digjitalizimi i ekonomisë është me rëndësi strategjike, ndaj ajo është prioritet i politikave tona kombëtare.

Në këtë kuadër, Këshilli Europian miratoi dy ditë më parë, një rregullore që mundëson pagesat e menjëhershme në Euro për konsumatorët dhe bizneset në BE dhe vendet e Zonës Ekonomike Europiane. Sipas kësaj rregulloreje, qytetarët do të kenë mundësi të transferojnë para brenda 10 sekondave në çdo moment të ditës – duke përfshirë këtu edhe jashtë orarit të punës – si brenda të njëjtit vend, ashtu edhe në çdo shtet tjetër anëtar të BE-së.

Gadishmëria jonë për t’iu bashkuar SEPA-s nuk mjafton, pasi janë disa kritere që duhen plotësuar. Së pari duhet të dëshmojmë relevancën ekonomike mes vendeve tona dhe BE-së. Në vijim, duhet që legjislacioni ynë të jetë në përputhje me atë të BE-së në fushën e pagesave. Në këtë drejtim, vendet tona janë në faza të ndryshme, sa i përket nivelit të përafrimit.

Shqipëria ndodhet në një stad të avancuar sa i përket harmonizimit të legjislacionit bazë të BE-së për transaksionet e SEPA-s. Shqipëria gjithashtu ka përafruar gjerësisht kuadrin e saj ligjor me Direktivat e BE-së në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Për më tepër, që nga tetori i vitit të kaluar, Shqipëria nuk është në listën gri të Task Forcës së Veprimit Financiar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Sejko do të ndalet më gjerësisht në fjalën e tij në hapat e ndërmarra nga Shqipëria për të përafruar ekosistemin tonë të pagesave me atë të BE-së dhe në veçanti me përmbushjen e kritereve të SEPA-s. Gjej rastin të vlerësoj rolin e Bankës Botërore, që me ekspertët e saj po ndihmon të gjitha vendet tona në vlerësimin e shkallës së përgatitjes për anëtarësim në SEPA. Asistenca e tyre është thelbësore në përpjekjet tona për të realizuar këtë arritje historike.

Në përfundim të fjalës sime, dëshiroj të ritheksoj se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në SEPA sjell përfitime të rëndësishme ekonomike. Kjo është pjesë e angazhimit tonë të përbashkët në drejtim të integrimit ekonomik dhe përkushtimit për të qenë partnerë të besueshëm në tregun europian.

The post Fjala e hapjes së Ministrit të Financave:  Ministeriali “Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave” appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Ballkani Perëndimor drejt Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA) – Mblidhen në Tiranë Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore
Është zhvilluar sot, më 28 shkurt 2024, në Tiranë, Ministeriali “Ballkani Perëndimor drejt Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA)”, organizuar nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë. Ky Ministerial, i cili mblodhi Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku morën pjesë dhe përfaqësues të Komisionit Europian, Bankës Botërore dhe BERZH-it, u mbajt në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për Planin e Rritjes. Si pjesë e këtij plani, KE ka identifikuar aksesin në SEPA (Single European Payment Area) si një nga mundësitë që vendet e Ballkanit Perëndimor mund ta përfitojnë përpara finalizimit të procesit të anëtarësimit, me përmbushjen e kushteve.

Ministri i Financave Ervin Mete, gjatë fjalës së mbajtur në Ministerialin e zhvilluar në Tiranë, u shpreh se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në SEPA do të sillte përfitime të konsiderueshme ekonomike për rajonin. Përfshirja në SEPA për vendet jo anëtare të BE-së, – tha ndër të tjera ministri Mete, – përfaqëson një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor që të ulë kostot e tregtisë dhe të pagesave si brenda rajonit, ashtu edhe me BE-në.

Zoti Mete nënvizoi se Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, e po ashtu burimi më i madh i investimeve të huaja direkte dhe flukseve të tjera financiare. Sipas të dhënave, tregtia me BE-në përbën më shumë se dy të tretat e tregtisë totale të rajonit. Mbi 70 për qind e eksporteve nga Ballkani Perëndimor shkojnë në vendet anëtare të BE-së. BE-ja është gjithashtu burimi më i madh i investimeve të huaja direkte në rajon. Ajo përbën rreth 70% të totalit të IHD-ve në Ballkanin Perëndimor. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, kosto për të dërguar remitanca për shembull në rastin e Shqipërisë përllogaritet mesatarisht në 8.7% dhe vlerësohet se me përfshirjen në SEPA emigrantët dhe familjet e tyre mund të kursejnë në mënyrë domethënëse.

Ministri shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në SEPA jep akses në sisteme moderne pagesash më efikase dhe më të sigurta. “Përafrimi i sistemeve tona të pagesave me ato të vendeve europiane do të rrisë atraktivitetin tonë si destinacion investimi,” nënvizoi ai. Turizmi po bëhet një nga faktorët kryesorë të rritjes së PBB-së në dy vitet e fundi, tha më tej ministri, ndaj sigurimi i pagesave të thjeshta, të shpejta dhe të besueshme ndërkufitare pritet ta mbështesë më tej këtë sektor.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko e hapi fjalën e tij duke theksuar rëndësinë që ka integrimi ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe faktin që ky integrim, ndër të tjera po ndodh nëpërmjet sistemeve të pagesave i kurorëzuar nëpërmjet pjesëmarrjes së përshpejtuar në SEPA.

Në këtë drejtim, Guvernatori theksoi se Shqipëria ka intensifikuar përpjekjet për arritjen e këtij objektivi historik duke synuar të përfundojë procesin e aplikimit për pjesëmarrje në SEPA brenda muajit qershor të vitit 2024. Z. Sejko theksoi se, Shqipëria përtej angazhimit serioz që ka pasur në kuadër të procesit të integrimit, ka qenë gjithnjë e vëmendshme të ndjekë parimet dhe standardet e Bashkimit Evropian në  rregullimin dhe reformimin e tregut të pagesave. Si rezultat, bazuar edhe në konstatimet Bankës Botërore, e cila është pjesë integrale dhe e rëndësishme e këtij projekti, Shqipëria vlerësohet avangard në proces dhe është gati për aplikimin e anëtarësimit në SEPA.

Pasi prezantoi në detaje masat e marra dhe hapat në vijim, ku identifikohen qartazi bashkëpunimi dhe mbështetja ndërinstitucionale si brenda vendit, ashtu dhe me faktorët ndërkombëtarë, Z. Sejko ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit në SEPA për të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, ai ftoi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të intensifikojmë përpjekjet për përmbushjen e këtij objektivi të rëndësishëm, i cili, do të integrojë tregjet tona brenda rajonit dhe me ato të Bashkimit Evropian. Guvernatori, nënvizoi se pavarësisht faktit që ky proces, për shkak të fazave të ndryshme të plotësimit të kritereve, nuk mund të jetë i përbashkët, bashkëpunimi dhe komunikimi do të ndihmojë për finalizimin me sukses të procesit. Për këtë qëllim z. Sejko shprehu angazhimin e plotë të Bankës së Shqipërisë për të ndarë përvojën dhe njohuritë e përftuara nga ky rrugëtim, ku duket se Shqipëria do të jetë pararojë.

SEPA i jep mundësi vendeve anëtare të realizojnë pagesa në euro, – transferta,  kreditim dhe debitim direkt ashtu si pagesat kombëtare, – duke eliminuar diferencat mes pagesave kombëtare dhe atyre ndërkufitare dhe duke harmonizuar standardet dhe kushtet e funksionimit në të gjitha vendet pjesëmarrëse. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në SEPA do të sillte përfitime të mëdha ekonomike për rajonin, – si reduktimi i kostove të tregtisë, uljen e kostove të transfertave bankare, reduktimin e cash-it në ekonomi, duke i bërë pagesat elektronike më të thjeshta dhe më të lira, si edhe duke stimuluar njëkohësisht përfshirjen financiare dhe aksesin në financë. Banka Botërore po mbështet përmes asistencës teknike vendet e Ballkanit Perëndimor për të përmbushur kushtet e nevojshme për aplikimin dhe anëtarësimin eventual në Sistemin Europian të Pagesave.

The post Ballkani Perëndimor drejt Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA) – Mblidhen në Tiranë Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar 2024
Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin Janar 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale, për muajin Janar 2024, u realizuan në masën 100.6% të planit të së njëjtës periudhë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2024, arritën në rreth 38.6 miliardë lekë me një realizim në masën 89.2 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 10.3 përqind më i lartë ose rreth 3.6 miliardë lekë më shumë.

Niveli i suficitit në muajin e parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 15.8 miliardë lekë.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar 2024

Të Ardhurat

Të ardhurat totale, për muajin Janar 2024 u realizuan në masën 54.35 miliardë lekë ose 100.6% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën 4 miliardë lekë më shumë, ose 8% më shumë se në Janar 2023.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 50.4 miliardë lekë, 5 miliardë ose 11% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe 646 milionë ose 1.3% më shumë se plani i janarit për vitin 2024.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 15 miliardë lekë, 236 milionë lekë ose 1.6% më pak se Janari i vitit 2023, si dhe 916 milionë lekë ose 5.7% më pak se plani i të ardhurave doganore për muajin Janar 2024.

Të ardhurat nga TVSH në import për Janarin e vitit 2024 rezultojnë 9.9 miliardë lekë, 30 milionë lekë ose 0.3% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 754 milionë ose 7.1% më pak se plani për muajin Janar 2024.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 4.3 miliardë lekë, 198 milionë lekë ose 4.8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe 169 milionë lekë ose 3.8% më pak se plani i akcizës për Janarin 2024.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 187 milionë lekë, 47 milionë ose 20% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 76.8% kundrejt planit për Janarin 2024.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 639 milionë lekë, 55 milionë lekë ose 9.4% më shumë se Janari 2023, si dhe realizim në masën 110.9% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për janarin e vitit 2024 u realizuan në masën 35.4 miliardë lekë, 4.8 miliardë ose 15.5% më shumë se janari  i vitit të kaluar, si dhe 1.6 miliardë lekë, ose 4.6% më shumë se plani i Janarit 2024.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 8.4 miliardë lekë, 1.3 miliardë ose 18.3% më shumë se Janari 2023, si dhe 180 milionë ose 2.2% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në janarin 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 2.9 miliardë lekë 462 milionë lekë, ose 19.3% më shumë se Janari 2023, si dhe 513 milionë lekë ose 21.8% më shumë se plani i Janarit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 5.7 miliardë lekë, 452 milionë lekë ose 8.6% më shumë se Janari 2023, si dhe 212 milionë ose 3.6% më pak se plani i Janarit 2024.

Taksat nacionale, për peridhën janar 2024 u realizuan në masën 4.3 miliardë lekë, 553 milionë lekë ose 14.6% më shumë se Janari 2023, si dhe 134 milionë lekë ose 3.2% më shumë se plani  për Janarin 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 14 miliardë lekë, 2 miliardë lekë ose 16.4% më shumë se Janari 2023, si dhe realizim 107.2% të planit për Janarin 2024.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2024, arritën në rreth 38.6 miliardë lekë me një realizim në masën 89.2 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 10.3 përqind më i lartë ose rreth 3.6 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente kanë shënuar një realizim në masën 92.7 përqind të planit të periudhës dhe 6.4 përqind të planit vjetor.

Niveli i suficitit në muajin e parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 15.8 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 2.9 përqind më i lartë.

Grafik: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt 1 Mujori 2024 (në milionë lekë)

Burimi: Ministria e Financave (2024)

The post Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar 2024 appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Fjala e Ministrit të Financave pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave pas miratimit të Aktit Normativ të Buxhetit 2024
Përshëndetje të gjithëve,

Nisur nga ndryshimet e fundit të ministrive, nevojës për të reflektuar në buxhet riorganizimin e tyre sipas fushave të reja të përgjegjësisë, si edhe pasi janë bërë vlerësimet përmbyllëse të vitit 2023, Qeveria ka ndërmarrë sot një Akt Normativ për ndryshime në buxhetin e këtij viti.

Siç është thënë edhe më herët, vlerësohet se ekonomia performoi mirë gjatë vitit të kaluar dhe në mbyllje të vitit buxhetor 2023 rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme, duke vijuar një trend pozitiv, që presim të jetë i tillë edhe gjatë këtij viti.

Më konkretisht, borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023, nivel më i ulët se periudha para pandemisë dhe gjithashtu më i ulëti që nga viti 2010.

Balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozicion pozitiv dhe deficiti buxhetor shënoi nivelin prej 1.4% të PBB-së.

Niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë në fund të vitit 2023, ose mbi 6 miliardë euro, me një rritje prej 12.3% krahasuar me vitin 2022 dhe kjo performancë e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të deritanishme.

Gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Nisur nga këto zhvillime, me këtë Akt Normativ të miratuar sot, rishikohen në rritje të ardhurat për vitin 2024, të cilat tashmë  projektohen në rreth 687 miliardë lekë, ose 28.2% e PBB-së.

Sa i përket pjesës së shpenzimeve, krahas buxhetimit të ristrukturimit të ministrive, përmes këtij Akti po mbështesim edhe një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor. Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë.

Gjithashtu, ndryshimet në këtë Akt parashikojnë riklasifikimin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetjen financiare për rikonstruksionin e disa godinave dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të arsimit profesional, në kuadër edhe të vëmendjes së qeverisë për këtë sektor.

Në nivelin makro, vijon konsolidimi fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik, si edhe një deficit 4 miliardë lekë më të ulët sesa projeksioni fillestar i buxhetit.

Shumë faleminderit!

The post Fjala e Ministrit të Financave pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave pas miratimit të Aktit Normativ të Buxhetit 2024 appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.