Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi Aktin Normativ Nr. 25, datë 22.6.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ndryshimet ligjore dhe objektivat që synohet të arrihen përmes tyre i prezantoi para deputetëve Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Ministrja theksoi se nevoja për ndryshime në ligjin organik të buxhetit ka si objektiv primar ofrimin e stimujve të nevojshëm fiskalë në krahun e shpenzimeve buxhetore për rimëkëmbjen e ekonomisë, si pasojë e dy goditjeve të njëpasnjëshme, pandemisë Covid 19 dhe tërmetit të vitit 2019.
“Qeveria Shqiptare është detyruar të bëjë disa ndryshime në parashikimet buxhetore dhe ato makroekonomike, me objektivin për të krijuar hapësirën e nevojshme fiskale për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe bizneseve përgjatë vitit 2021, por mbi të gjitha për të vijuar me mbështetjen e vazhdueshme financiare duke siguruar objektivin primar vaksinimin total të popullsisë, i cili është një objektiv shumë i rëndësishëm për tu realizuar”, u shpreh Denaj.
Ministrja informoi se ndryshimet janë në frymën e udhëzimeve fiskale të Komisionit Evropian për vendet e Bashkimit Evropian të datës 2 Qershor 2021, të cilat shtrijnë aplikimin e përjashtimeve fiskale edhe gjatë vitit 2022.
Këto udhëzime argumentojnë se politikat fiskale zgjeruese, gjatë periudhës 2021-2022 për vendet e Bashkimit Europian, por jo vetëm, synojnë implementimin e investimeve të reja publike të cilat, që do të ndikojnë dhe kontribuojnë në arritjen e objektivave në raport edhe me rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto.
“Stimuli i mëtejshëm fiskal nga ana e shpenzimeve buxhetore do të ishte një garanci për nivele të qëndrueshme të rritjes ekonomike që, nëse i referohemi buxhetit të këtij viti, parashikohet në nivelin e 5.5% dhe në projektbuxhetin afatmesëm me një mesatare me 4.5 % për tre vite të tjera në vazhdim. Kjo do të synonte jo vetëm një zhvillim dinamik të ekonomisë, por edhe një punësim të qëndrueshëm, sikurse më shumë burime financiare për të rritur shërbimet publike të cilat, konsistojnë në përfundimin e shumë punëve publike të cilat sot janë në proces”, tha Ministrja.
Konkretisht, amendimet në ligjin organik të buxhetit janë:
Në vijim të fjalës së saj, Ministrja Denaj tha se konsolidimi fiskal, i cili para situatës së krijuar nga pandemia ishte fakt, mbetet prioritet i qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
“Dua të përmend dy shifra shumë të rëndësishme, të cilat lidhen me fundin e vitit 2019, si një vit i marrë referencë si një normalitet dhe që në raport me deficitin në nivelin më të ulët të realizuar përgjatë 5 viteve të fundit, arriti në nivelin e 1.6 % të Produktit të Brendshëm Bruto dhe deficiti i targetuar u përmbajt në 2.2% të PBB. Flasim për një raport borxhi në 66.3% në fund të vitit 2019 nga 72.5% që ishte në 2015-ën dhe këto janë shembuj konkretë të një konsolidimi fiskal të bërë fakt përgjatë viteve me një ecuri normale. Por, për një ekonomi si ajo shqiptare, me dy goditje të njëpasnjëshme, me fonde të konsiderueshme të alokuara nga buxheti i shtetit, si për të përballuar situatën e tërmetit, ashtu edhe të pandemisë, mendojmë se zgjerimi fiskal edhe për këtë vit është i domosdoshëm”, tha Ministrja.
Fjala e Ministres Denaj:
Situata e pandemisë dhe e tërmetit ka kushtëzuar politikat fiskale dhe ecurinë ekonomike të Shqipërisë.
Si në Shqipëri, ashtu edhe në shumë vende të tjera të botës, kanë ndodhur ndryshime në aspektin fiskal dhe Qeveria Shqiptare është detyruar të bëjë disa ndryshime në parashikimet buxhetore dhe ato makroekonomike, me objektivin për të krijuar hapësirën e nevojshme fiskale për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe bizneseve përgjatë vitit 2021, por mbi të gjitha për të vijuar me mbështetjen e vazhdueshme financiare duke siguruar objektivin primar vaksinimin total të popullsisë, i cili është një objektiv shumë i rëndësishëm për tu realizuar.
Nevoja për ndryshime në ligjin organik të buxhetit ka si objektiv primar ofrimin e stimujve të nevojshëm fiskalë në krahun e shpenzimeve buxhetore për rimëkëmbjen e ekonomisë, si pasojë e dy goditjeve të njëpasnjëshme.
Dua të theksoj se vjen në vijim të ndryshimeve në vitin e kaluar, të bëra në kushtet e një prudence dhe analize me të dhëna relativisht të limituara në raport me kohën kur u diskutuan, në raport me nevojat për të përballuar situatën e pandemisë, dhe është treguar se efektiviteti i masave të marra nga qeveria rezultoi në nivelin më të lartë.
Dua të kujtoj se vitin e kaluar, kontraktimi i Produktit të Brendshëm Bruto gati i përgjysmua në raport me parashikimin e MFE, nga – 6.1 % në fund të vitit 2020 në -3.3% dhe sigurisht një peshë të rëndësishëm në këtë rezultat ka pasur edhe mënyra se si qeveria ka reaguar, si në raport me masat e menjëhershme për të përballuar situatën e pandemisë, por edhe me mbështetjen buxhetore të alokuar si për situatën e krijuar pas tërmetit të nëntorit 2019, por edhe me situatën e krijuar nga pandemia, duke mos ndryshuar asnjë zë të shpenzimeve buxhetore të parashikuar në projektbuxhetin në fillim të vitit, por njëkohësisht duke shtuar buxhete të konsiderueshme, sidomos në kohën e rindërtimit, një projekt i cili vijon edhe këtë vit dhe vitin që vjen, me fonde të konsiderueshme buxhetore.
Dua të theksoj që ne sot diskutojmë një ndryshim të dytë të ligjit organik të buxhetit, brenda një situate ku dhe pandemia, pavarësisht nga menaxhimi shumë i mirë dhe falë dhe vaksinimit masiv, por edhe rezultatit makroekonomik të Shqipërisë, në frymën e udhëzimeve fiskale të Komisionit Evropian për vendet e Bashkimit Evropian të datës 2 Qershor 2021, të cilat shtrijnë aplikimin e përjashtimeve fiskale edhe gjatë vitit 2022, gjykojmë se zgjerimi i këtyre stimujve fiskalë është i nevojshëm të vazhdojë edhe përgjatë këtij viti.
Këto udhëzime argumentojnë se politikat fiskale zgjeruese, gjatë periudhës 2021-2022 për vendet e Bashkimit Europian, por jo vetëm, synojnë implementimin e investimeve të reja publike të cilat, në lidhje dhe me reformat e çdo vendit, kanë nevojë për të përmirësuar dhe për të kontribuar në objektiva që edhe qeveria shqiptare ka në raport dhe me rritjen e produktit të Brendshëm Bruto.
Sigurisht që stimuli i mëtejshëm fiskal nga ana e shpenzimeve buxhetore do të ishte një garanci për nivele të qëndrueshme të rritjes ekonomike që, nëse i referohemi buxhetit të këtij viti, parashikohet në nivelin e 5.5% dhe në projektbuxhetin afatmesëm me një mesatare me 4.5 % për tre vite të tjera në vazhdim.
E sigurisht kjo do të synonte jo vetëm një zhvillim dinamik të ekonomisë, por do të mundësonte dhe një punësim të qëndrueshëm, sikurse dhe më shumë burime financiare për të rritur shërbimet publike të cilat, konsistojnë në përfundimin e shumë punëve publike të cilat sot janë në proces.
Konkretisht, amendimet në ligjin organik të buxhetit janë janë:
Theksojmë që vitin e kaluar ne ndërmorëm një ndryshim të rëndësishëm në këtë nen të ligjit organik të buxhetit, duke theksuar që vitit 2023 do të ishte një detyrim për të realizuar balancë primare pozitive të buxhetit por, sikurse e argumentova pak më parë, për të dhënë një stimul të ri e për të vijuar me stimulimin e ekonomisë, efektiviteti i masave ka qenë pozitiv, ne propozojmë që të kemi mundësinë e shtyrjes me një vit të këtij objektivi.
Konsolidimi fiskal mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, mbetet prioritet i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe dua të theksoj që përgjatë viteve para situatës së pandemisë konsolidimi fiskal ishte fakt.
Dua të përmend dy shifra shumë të rëndësishme, ato të cilat lidhen me fundin e vitit 2019, si një vit i mar referencë si një normalitet dhe që në raport me deficitin në nivelin më të ulët të realizuar përgjatë 5 viteve të fundit, arriti në nivelin e 1.6 % të Produktit të Brendshëm Bruto dhe deficiti i targetuar u përmbajt në 2.2% të PBB.
Sigurisht flasim për një raport borxhi në 66.3% në fund të vitit 2019 nga 72.5% që ishte në 2015-ën, dhe këto janë shembuj konkretë të një konsolidimi fiskal të bërë fakt përgjatë viteve me një ecuri normale.
Por, për një ekonomi si ajo shqiptare, me dy goditje të njëpasnjëshme, me fonde të konsiderueshme të alokuara nga buxheti i shtetit, si për të përballuar situatën e tërmetit, ashtu edhe të pandemisë, mendojmë se që zgjerimi fiskal edhe për këtë vit është i domosdoshëm.
Pak më parë diskutuam nevojën për një vaksinim, jo vetëm për vitin aktual, por edhe në vitet e ardhshme, dhe masat fiskale janë të domosdoshme për të orientuar buxhetet e nevojshme në Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe në projektet shumë të rëndësishme infrastrukturore që qeveria shqiptare ka ndërmarrë.
Faleminderit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.