Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në Forumin “Për barazinë gjinore”, të organizuar nga revista prestigjioze Foreing Policy.
Ftesa për pjesëmarrje në aktivitetin e zhvilluar online iu drejtua Ministres edhe në cilësinë e anëtares së Këshillit Konsultues për Gjininë dhe Zhvillim të Grupit të Bankës Botërore.
Ministrja Denaj ishte pjesë e panelit me temë “Projektimi i Rikuperimit Përfshirës Gjinor”, ku diskutimet u fokusuan mbi politikat në funksion garantimit të barazisë gjinore dhe mbështetjes së forcimit të rolit të grave në ekonomi, politikë dhe në shoqëri, në tërësi, sidomos në kushtet e rimëkëmbjes nga pasojat e shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Ministrja Anila Denaj bëri një prezantim të masave që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë për të adresuar çështje të barazisë gjinore, një pjesë e të cilave lidhen me buxhetimin, pasi paneli ishte i projektuar si pyetje-përgjigjje.
Në vitet e fundit është rritur ndjeshëm buxhetimi i programeve për adresimin e objektivave gjinorë dhe për periudhën 2021-2023 synohet që ky numër të arrijë në 43 programe, u shpreh ministrja Denaj, duke shtuar se qëllimi kryesor është që të sigurohet mbështetje për gratë dhe vajzat, përmes politikave dhe mbështetjes financiare, rritje e kapaciteteve menaxhuese, përmirësim të konkurrueshmërisë, menaxhim më të mirë të financavea, akses më të madh në arsim, akses më të shpejt në tregun e punës dhe qasje në kulturë dhe shkencë.
Në kushtet kur pandemia mund të ketë ndikuar në thellimin e pabarazisë gjinore në mbarë botën, Ministrja Denaj vuri në dukje, se përdorimi i potencialit të grave është mjaft i rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike. Në këtë drejtim, një rol kryesor për të ndihmuar gratë për të rindërtuar karrierën e tyre dhe për të pasur mundësi të reja profesionale duhet marrin edhe politikëbërësit, tha Denaj.
Ministrja përmendi faktin se qeveria shqiptare vuri në dispozicion të biznesit dy paketa financiare për përballimin e pasojave të pandemisë, ku një numër i konsiderueshëm i përfituesve përbëhet nga gratë, ndërkohë që e vuri theksin edhe në masat që synohet të merren në të ardhmen.
Ministrja Denaj ishte pjesë e panelit me temë “Projektimi i Rikuperimit Përfshirës Gjinor”, së bashku me personalitete si znj. Jennifer Klein, bashkëkryetare dhe drejtore ekzekutive e Këshillit të Politikave Gjinore, Shtëpia e Bardhë; znj. Anita Zaidi, Presidente e Divizionit të Barazisë Gjinore dhe Drejtore e Zhvillimit të Vaksinave, në Fondacionin Gates; znj. Saba Gebremedhin, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Shoqatave të Grave Etiopiane (NEËA); si dhe Dr. Nadine Gasman, Presidente e Institutit Kombëtar për Gratë në Meksikë..
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.