Paketa Fiskale e vitit 2020 parashikon masa fiskale kryesisht në funksion të mirëadministrimit dhe nxitjes të disa sektorëve, ndryshe nga Paketat e hartuara vitet e mëparshme.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, vuri theksin në këtë veçori të Paketës Fiskale të vitit të ardhshëm, gjatë prezantimit të saj para deputetëve në seancë plenare.
Reduktimi i informalitetit dhe krijimi i një mjedisi më konkurrues të të bërit biznes është një kërkesë e vazhdueshme e biznesit.
Në këtë drejtim, Ministrja Denaj vuri në dukje se Paketa Fiskale 2020, përveç incentivimeve të sektorëve të caktuar të ekonomisë, parashikon dhe harmonizimin e disa ligjeve fiskale me parashikimet e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, një ndër objektivat e të cilit është edhe reduktimi i informalitetit dhe evazionit fiskal.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja prezantoi projektligjet e Paketës Fiskale 2020, të cilët parashikojnë shtesa dhe ndryshime në katër ligje kryesore fiskale: ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar; ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar; ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”; dhe ligjin “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë informoi mbi synimet e qeverisë nëpërmjet projektligjeve të Paketës Fiskale, që përfshijnë:
Kjo masë e fundit parashikon që individët që kanë më shumë se një pagë duhet të deklarojnë deklaratën vjetore të të ardhurave në një shumë të vetme, edhe nëse realizimi i të ardhurave është nën 2 milionë lekë.
Ministrja sqaroi se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me vendosjen e një tatimi të ri, por ndryshimin e formës së deklarimit dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat, sikurse është parashikuar në ligj për të ardhurat nga punësimi.
“Sistemi tatimor nuk deformohet pasi ligji ka përcaktuar që baza e tatimit është paga, tatohet paga bruto, pra të ardhurat totale nga paga. Kjo masë është rekomanduar edhe nga misioni i fundit i FMN i cili asistoi Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në hartimin e paketave të përmendura”, u shpreh znj. Denaj.
Fjala e Ministres Denaj:
Në vitet e kaluara kemi ndërmarrë një sërë masash të forta për reduktimin e barrës fiskale, ofrimin e incentivave dhe lehtësive për industri dhe sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.
Këtë vit, ndryshe nga tradita e mëparshme, Qeveria Shqiptare nuk vjen me një paketë tipike fiskale, por me një paketë ndryshimesh në ligjet fiskale, me masa fiskale kryesisht në funksion të mirëadministrimit tatimor dhe nxitjes të disa sektorëve.
Kërkesat e bizneseve kanë qënë reduktimi i informalitetit, krijimi i mjedisit më konkurrues në formën e adresimit të drejtë të problematikave dhe të informalitetit, dhe mbi të gjitha në një qasje më proaktive ndaj nxitjes së një klime pozitive të marrëdhënies me ta.
E rëndësishme për tu sjellë në vëmendje është gjithashtu puna e nisur me ekspertët e FMN për draftimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.
Për këtë arsye, më lejoni të evidentoj si më poshtë disa nga objektivat që synohen të realizohen nëpërmjet:
Propozohen ndryshime të cilat synojnë:
Vendosja e një norme të reduktuar tatimi mbi fitimin për këtë sektor, siç kemi bërë edhe më parë për sektorin e agrobiznesit apo ICT, e shndërron këtë sektor në një sektor prioritar dhe e përafron me incentiva që vende të tjera të rajonit në Ballkanin Perëndimor kanë realizuar për këtë industri.
Për të orientuar dhe inkurajuar sponsorizimet e biznesve në këtë sektor, kemi propozuar njohjen e shumave të sponsorizuara në fushën e sportit si shpenzime të zbritshme, për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin, sa trefishi i shumës së sponsorizuar. Ky ndyrshim do të vlejë vetëm për personat juridikë, të cilët realizojnë fitim vjetor të tatueshëm mbi 100 milion lekë.
Gjithashtu, kemi propozuar që të rriten shpenzimet e njohura të sponsorizimit për sportin me 5 % të fitimit para tatimit nga 3 % që janë aktualisht.
Sigurisht që investimet e mëdha kërkojnë një periudhë të gjatë investimi për të kaluar në fitim dhe për këtë arsue është zgjatur afati nga 3 në 5 vjet, sikurse është edhe praktika rajonale dhe evropiane.
Ne kemi propozuar që këta individë të deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjithë të ardhurat e siguruara nga punësimi.
Do të kenë detyrim për të dorëzuar këtë deklaratë vjetore të të ardhurash edhe nëse realizimi i të ardhurave të tyre është nën 2 milionë lekë.
Dy janë ndryshimet kryesore në këtë projektligj.
Ndryshimet kryesore të propozuar në këtë ligj lidhen me taksat e makinave si ato të përdorura dhe ato luksoze.
Përjashtimi nga taksa të këtyre mjeteve është një praktikë e njohur europiane dhe synon si në promovimin e sektorit të mekanikës ashtu dhe në uljen e kostove të shërbimeve të këtyre mjeteve.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.