Drejtoria e Auditit të Brendshëm e Ministrisë së Financave ka përfunduar auditimin në Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (NjMLF) “Për auditimin e sistemit, pajtueshmërisë dhe menaxhimit financiar”, bazuar në programin e punës të hartuar për këtë qëllim.
Misioni u krye në zbatim të Planit të Auditimit nr. 11860/1, datë 05.08.2013. Në auditim është përfshirë fusha e vlerësimit të sistemit të kontrollit të brendshëm, pajtueshmërisë dhe menaxhimit financiar, si mision i planifikuar në Planin Vjetor të Drejtorisë së Auditit të Brendshëm, miratuar me Urdhër të Ministrit të Financave nr. 59, datë 09.10.2012.
Nga auditimi, u zbuluan shkelje të veprës administrative dhe penale:
Bazuar mbi këto abuzime, Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Financave ka marrë masat e nevojshme administrative si: “largim nga puna” për dy punonjës, “vërejtje për paralajmërim për largim nga puna” për dy punonjës të tjerë, ndërsa për shkeljet në fushën e prokurimeve, priten të merren vendime për sanksione nga Agjencia e Prokurimeve.
Ndjekje penale
Shkeljet e konstatuara për mosmbledhje të detyrimeve dhe lejimin e aktivitetit të makinave elektronike (pa liçencë) plotësojnë elementet e veprës penale, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Për rrjedhojë, Drejtoria e Auditit të Brendshëm në Ministrinë e Financave ka dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për ish-drejtorin e përgjithshëm të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, z.Besnik Çobaj dhe drejtorin e Drejtorisë Operacionale, z.Nikolin Gjeka për veprën “shpërdorim detyre”.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.