Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka prezantuar me sukses Sistemin e Cilësisë në Komitetin Teknik të Cilësisë në EURAMET, i cili u zhvillua në Lubjanë të Sllovenisë. Sistemi i Cilësisë është në përputhshmëri të plotë me kërkesat e standardit të ri ISO/IEC 17025:2017 dhe është implementuar në gjithë laboratorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.
Ky prezantim është një arritje dhe sukses për metrologjinë shqiptare pasi konsiston në njohjen europiane të aftësive të DPM-së dhe plotësimin e parakushtit për të deklaruar aftësitë matëse dhe kalibruese (CMC), pas pjesëmarrjes së suksesshme në projekte krahasimi ndërlaboratorik si dhe realizimit të vizitave vlerësuese në muajin shkurt nga ekspertë të EURAMET-it në laboratorin e masës, volumeve dhe presionit.
Pas këtij suksesi të rëndësishëm, për arritjen e objektivit të rradhës, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë do të deklarojë aftësitë matëse dhe kalibruese (CMC) fillimisht në fushën e masës dhe më pas në fushën e presionit dhe volumeve që do të sjellin njohjen ndërkombëtare të shërbimeve të ofruara nga DPM. Në vijim, ky prezantim do të mbulojë në terma afat-shkurtër 1-2 vjeçare edhe në laboratorë të tjerë të DPM-së, si ai i gjatësisë dhe temperaturës.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.