Projektligji “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes se detyrimeve tatimore”, një insiativë kjo e konsultuar gjatë, reflekton dhe vjen në vijim të një sërë masash që qeveria shqiptare ka ndërmarë përgjatë dy viteve të fundit për të luftuar informalitetin dhe njëkohësisht për të krijuar një klimë të re dhe të favorshme për biznesin.
Ndonëse edhe më herët, janë aplikuar ligje të këtij karakteëri, është fakt se asnjëri prej tyrë nuk ka qënë tërësisht i zbatueshëm dhe efikas, kjo për një sërë arsyesh, si për shkak procedurave të komplikuara dhe përcaktimeve jo të qarta të këtyre ligjeve.
Ky projetligj i cili është i thjeshtë, i qartë dhe lehtësisht i zbatueshëm ka parashikuar:
I. Detyrimet tatimore kombëtare dhe vendore që fshihen me dhe pa kusht pagese:
Të tjera detyrime tatimore që fshihen:
II. Detyrime të pagueshme në doganonë:
III. Heqja nga qarkullimi të mjeteve që nuk janë në përdorim dhe fshirja e detyrimeve tatimore për këto mjete
IV. Të tjera
-Tepricat kreditore dhe detyrimet tatimore te papaguara:
Subjekteve përfitues nga fshirja sipas këtij ligji të cilët kanë njëkohësisht detyrime tatimore të papaguara dhe teprica kreditore, u fshihën detyrimet pas kompensimit të principallit të tatimit me tepricat kreditore.
-Subjektet që nuk përfitojnë:
Subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës.
-Detyrimet tatimore dhe doganore ne proces ankimimi:
Subjekti i nënshtrohet këtij ligji nëse ai heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit
Afati për zbatimin si dhe afati për përmbushjen e kushtit të pagesës së detyrimeve sipas këtij ligji është data 31.12.2017.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.