Njësia e inteligjencës financiare shqiptare ka marrë një tjetër mbështetje në realizimin e misionit të saj ligjor. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Gent Gazheli është takuar me z.Johann Kubica (Ekspert i Zyrës Kriminale Federale BKA- Gjermani) dhe Z.Martin Wehrmeister (Oficer Kontakti i BKA), në kuadrin e vlerësimit që po i bëhet organeve kompetente në luftën kundër krimit të organizuar në vendin tonë.
Në këtë takimi u bë një prezantim i modelit dhe funksioneve të DPPPP si njësi e inteligjencës financiare në Republikën e Shqipërisë, bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH), Prokurorinë e Përgjithshme (PP) dhe Shërbimin Informativ të Shtetit në lidhje me çështjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, bashkëpunimit ndërkombëtar me Njësitë Partnere të Inteligjencës Financiare në kuadrin e Grupit Egmont, detyrimet që lindin në zbatim të rekomandimeve ndërkombëtare të FATF, puna e bërë në kuadrin e rritjes së kapaciteteve profesionale në bashkëpunim me kolegët e Zyrës Kriminale Federale, si dhe ekspertëve të vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian.
Në përfundim të takimit palët shprehën gatishmërinë për pjesëmarrjen në projektin që pala gjermane do të organizojë në të ardhmen, si dhe sugjeruam mbajtjen e takimeve të përbashkëta me DPPSH dhe PP për rastet konkrete të referuara nga ana shqiptare.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.