Postuar më: 11/02/2019

KE vlerëson ekonominë shqiptare

Reformat e ndërmarra nga qeveria gjatë viteve të fundit kanë dhënë efektet e pritshme. Këto reforma janë vlerësuar nga një sërë institucionesh ndërkombëtare. Komisioni Evropian (KE) publikoi raportin ekonomik pёr vendet kandidate ku paraqet zhvillimet gjatё tremujorit tё katёrt tё vitit 2018 pёr kёto vende, ku bёn pjesё edhe Shqipёria.

Pёr Shqipёrinё raporti i KE ndёr tё tjera evidenton, se rritja reale e PBB nё Shqipёri u rrit me pothuaj 4.5% gjatё tremujorit tё tretё tё 2018, pas njё rritje me 4.3% gjatё gjashtё muajve tё parё tё atij viti. Konsumi privat i cili u rrit me 3.9% nё tremujorin e tretё, si dhe vecanёrisht investimet totale tё cilat u pёrshpejtuan nё 5.4% pas njё rritje prej 3.3% nё gjashtё muajt e parё, ishin gjeneruesit kryesor rritjes ekonomike nё tremujorin e tretё 2018. Ndёrkohё qё kontributi pozitiv i sektorit tё energjisё u tkurr nё tremujorin e tretё krahasuar me gjysmёn e parё tё vitit, ndёrtimi u rikthye nё njё rritje mjaft tё fortё dhe gjithashtu edhe pothuajse tё gjithё nёn-sekotorёt e shёrbimeve performuan me njё rritje pozitive gjatё tremujorit tё tretё.

Raporti evidenton, se tregu i punёs reflektoi zgjerimin e vijueshёm ekonomik. Nё tremujorin e tretё, punёsimi total u rrit me 1.8% kundrejt tё njёjtit tremujor tё njё viti mё parё, ndёrkohё qё punёsimi nё sektorin privat jo-bujqёsor u rrit me 7.5%, ndёrsa punёsimi pёr rininё e re (15-29 vjec) u pёrshpejtua nё nivelin e rritjes prej 26% kundrejt njё viti mё parё. Norma e papunёsisё vijoi trendin rёnёs duke rёnё nё 12.6%, e cila ёshtё shkalla mё e ulёt e papunёsisё qё prej vitit 2012. Shkalla e papёnёsisё pёr tё rinjtё edhe pse vijon tё mbetet e lartё, ka vijuar tё bjerё nё mёnyrё tё vazhdueshme qё prej nivelit mё tё lartё prej 34% qё regjistroi nё 2015. Nё tremujorin e tretё tё 2018, norma e papunёsisё pёr tё rinjtё regjistroi nivelin prej 23.1%, me njё ulje prej rreth 3 pikё pёrqindje kundrejt njё viti mё parё. Indeksi i pagave tё sektorit privat regjistroi njё rritje tё fortё me njё mesatare sektoriale prej 15 pikё mё lart kundrejt njё viti mё parё.

KE thekson ne raport, se deficiti i llogarisё korente vijoi tё reduktohej edhe gjatё tremujorit tё tretё tё 2018, kryesisht si rrjedhojё e njё rritje mё tё vogёl tё importeve, njё rikuperimi tё fortё tё eksporteve tё mallrave, si dhe forcimit tё Lekut. Investimet e Huaja Direkte mbeten burimi kryesor i financimit tё llogarisё korente me njё normё mbulimi prej 121% gjatё nёntё muajve tё parё tё 2018. Rezerva valutore u rritёn sёrisht fort me rreth 17.4% dhe arritёn nё rreth 3.35 miliard Euro, equivaliente me 6.7 muaj importe mallrash dhe shёrbimesh.

Po sipas këtij raporti, inflacioni pati njё trend rёnёs gjatё pjesёs sё fundit tё vitit duke shёnuar nivelin 1.8% nё Dhejtor nga 2.2% qё shёnonte nё Gusht tё 2018.

Niveli i kredive me probleme vijoi tё reduktohej nё 12.7% nё Nёntor 2018, ndёrkohё qё sistemi financiar nё tёrёsi mbetet i mirё-kapitalizuar dhe mjaft likuid. Normat e interesit vijuan tё qёndrojnё nё nivelet mё tё ulta historike.

Nje vleresim pozitiv nga KE vjen per ligjin e buxhetit pёr vitin 2019, i cili bazohet nё njё vijimёsi tё pёrformancёs pozitive ekonomike dhe parashikon njё deficit buxhetor prej 1.9% tё PBB si dhe vijimёsinё e rekuktimit tё borxhit duke targëtuar nivelin 65.5% tё PBB nё fund tё 2019.