Komisioni i Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik mes Polonisë dhe Shqipërisë zhvilloi Sesionin e shtatë të tij në datën 4 prill 2023, në Tiranë. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Endrit Yzeiraj, ndërsa delegacioni polak nga Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë së Republikës së Polonisë, Grzegorz Piechowiak.
Sesioni i shtatë reflektoi edhe një herë synimin e përbashkët të dy vendeve për forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushat: e tregtisë, biznesit dhe investimeve; transportit dhe infrastrukturës; energjisë dhe minierave; në axhendën digjitale (teknologjia e informacionit dhe komunikimit), në fushën e bujqësisë; në fushën e turizmit dhe mjedisit; në fushën e arsimit dhe shkencës.
Palët ranë dakord se ka një potencial të madh për të zhvilluar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht:
U konfirmua angazhimi i plotë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në interesin më të mirë të të dy vendeve, veçanërisht në promovimin e investimeve të ndërsjella; bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe kompanive shqiptare dhe polake të interesuara për tregtinë e jashtme, organizimi i aktiviteteve promovuese dhe nxitja e pjesëmarrjes së ndërsjellë në panaire dhe ekspozita.
Pala shqiptare propozoi si më poshtë qasjen dhe orientimin për bashkëpunimin në të ardhmen:
Shkëmbimi i përvojës mbi politikat e zhvillimit të sektorit privat dhe konkurrencën ndërmjet vendeve;
Bashkëpunimi institucional ndërmjet ministrive dhe agjencive përkatëse për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe promovimin e NVM-ve;
Ndarja e praktikave dhe përvojave më të mira në fushën e politikave të teknologjisë dhe inovacionit dhe skemave mbështetëse;
U vlerësua trendi aktual pozitiv në shkëmbimet tregtare të ndërsjella, pavarësisht efekteve negative të Pandemisë Globale Covid-19 që nga mbledhja e sesionit të fundit të Komisionit të Përbashkët;
U theksua përfshirja e Dhomave të tregtisë dhe Industrisë e Agjencive të Investimeve në organizimin e misioneve tregtare, seminareve tematike dhe ekspozitave, zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet ndërmarrjeve në nivel rajonal, shkëmbimi i informacionit të biznesit mund si një faktor shtesë për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe bashkëpunimin tregtar dhe investues ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë;
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve shprehu interesin e saj për të mbështetur investimet e huaja polake në Shqipëri, që operojnë në sektorin e prodhimit/automobilave dhe në sektorin e transportit ndër sektorët me potencial, të cilët Shqipëria mund të mirëpresë investime nga kompanitë polake. Në këtë drejtim, u dakordësua të rritet bashkëpunimi mes AIDA-s dhe Agjencisë homologe të saj të Investimeve, për të identifikuar fushat e mundshme për bashkëpunim organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si krijimin e bazës ligjore në këtë kuadër.
Të dyja palët shprehën interesin për të lidhur marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore.
Përfaqësues të dy delegacioneve prezantuan në vijim secilën nga fushat e lartpërmendura duke dakordësuar të shkëmbejnë informacione e eksperienca mes tyre; të cilat priten t’u japin një shtysë pozitive nxitjes së partneritetit ekonomik, investimeve e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve.
Në fund të Sesionit, dy bashkëkryetarët nënshkruan Protokollin e Sesionit të shtatë të Komisionit të përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik Poloni-Shqipëri, i cili do të nxisë dhe do të sjellë një impakt të ri për avancimin e bashkëpunimit ekonomik të të dy vendeve. Kryetarët e delegacioneve ranë dakord që Sesioni i 8-të të mbahet në Varshavë të Polonisë.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.