
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë znj.Belinda Ikonomi mori pjesë në Komitetin e Tretë të Përbashkët të bashkëpunimit Shqipëri- Arabi Saudite që u zhvillua në Tiranë në datat 4-6 shtator.
Delegacioni i palës arabe kryesohej nga Zëvendësministri i Mjedisit, Ujit dhe Bujqësisë z. Ahmed Saleh A.Al Khumshi.
Gjatë punimeve të komitetit, diskutimet u fokusuan tek rritja e bashkëpunimit në fushën e financave, ekonomisë, tregtisë, turizmit, energjisë, industrisë, transportit, shëndetësisë, arsimit, kulturës.
Në përfundim palët nënshkruan dokumentin më çështjet e adresuara dhe vendosën theksin në disa projekte të rëndësishme.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.