Postuar më: 01/10/2013

Mbi vetdeklarimin e borxhit të qeverisë ndaj kompanive private

Duke nisur nga data 2 tetor, dita e Mërkurë,  në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, do të bëhet e mundur plotësimi on-line i dosjes nga firmat private që pretendojnë se shteti u ka detyrime të papaguara.

 

Formati i plotësimit të dosjes do të jetë në exel dhe shumë lehtë i realizueshëm. Mjafton të ndiqen veprimet si më poshtë:

1.            Të shkarkohet dokumenti Excel, i cili ndodhet online.

2.            Ta plotësohet me informacionin e nevojshëm dhe të ruhet në kompjuter.

3.            Të ngarkohet dokumenti excel i plotësuar, në faqe dhe të shtypet butoni “Dërgo”.

 

Ministria e Financave fton të gjitha subjektet private të plotësojnë dokumentin dhe njëkohësisht sqaron se çdo e dhënë e ngarkuar në dosje do të verifikohet. Afati i aplikimit zgjat deri më datë 20 tetor.

Të rejat e fundit