Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë projektligjin “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
Në bazë të projektligjit, 23.400 punonjës të profesioneve të vështira të minatorit, naftëtarit dhe metalurgut, të cilët janë në pension ose do të dalin në pension në vitet në vijim, do të përfitojnë trajtim suplementar shtesë. Gjithashtu, përfitim tjetër i këtyre kategorive është edhe ulja e moshës për daljen në pension, në 55 vjet për minatorët dhe 60 vjet për naftëtarët dhe metalurgët.
Ministrja informoi gjatë fjalës së saj se nga ky projektligj do të përfitojnë 13.300 minatorë, 7.600 naftëtarë dhe 2.500 metalurgë, me një vlerë totale prej 14 milion dollarë në vit. Duke marë parasysh harkun kohor të veprimit prej 10 vjetësh, bëhet fjalë për një vlerë prej 140 milion dollarë, që buxheti i shtetit do t’i akordojë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si agjencia që mbulon çështjet e pensioneve.
Ministrja Denaj theksoi faktin se projektligji është diskutuar me grupet e interesit, sindikatat përkatëse të minatorëve, industrisë dhe naftës, dhe individë ish minatorë, tani në pension. Projektligji është paraqitur për miratim edhe Këshillit Kombëtar të Punës në nëntor 2018, si detyrim ligjor i Kodit të Punës dhe në mbledhjen e fundit të këtij Këshilli, sindikatat e minatorëve, të industrisë dhe të naftës kërkuan me insistim kalimin e projektligjit me procedurë të shpejtuar.
Fjala e plotë e Ministres Anila Denaj:
I nderuar Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar Deputetë,
Projektligji që prezantojmë sot fokusohet në trajtimin suplementar, duke vlerësuar punën në vite, në dekada, të punonjësve që kanë punuar e punojnë në tre profesionet më të vështira: atë të minatorit nën toke, të punonjësve të industrisë së naftës e gazit dhe të metalurgjisë.
Projektligji ju jep një trajtim suplementar shtesë punonjësve të tre kategorive të përmendura më sipër, plot 23.400 punonjësve, që janë në pension ose që do të dalin në pension në vitet në vijim.
Me konkretisht, do të përfitojnë nga ky projektligj 13.300 minatorë, 7.600 naftëtarë dhe 2.500 metalurgë, me nje vlerë totale prej 14 milion dollarë në vit. Duke marë parasysh harkun kohor të veprimit prej 10 vjetësh, bëhet fjalë për një vlere prej 140 milion dollarë, që buxheti i shtetit do t’i akordojë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si agjencia që mbulon çështjet e pensioneve.
Me miratimin e këtij projektligji sigurohet pensioni suplementar si një shtese mbi pensionin e pleqërisë të përfituar nga skema kontributive,
Ndërkohë, përfitim tjetër i këtyre kategorive është edhe ulja e moshës për daljen në pension, në 55 vjet për minatorët dhe 60 vjet për naftëtarët dhe metalurgët.
Është e nevojshme të nënvizoj disa veçori specifike të këtij projektligji:
Për profesionet e naftës dhe metalurgjisë që janë punë të vështira, por të kategorisë së dytë mosha e daljes në pension është ulur me 5 vjet për burrat dhe me 8 vjet për gratë.
Në projektligj janë bërë dy amendamente me propozim të kryetarit të komisionit të ekonomisë dhe financave:
Duhet të theksoj së fundi se projektligji është diskutuar me grupet e interesit, sindikatat përkatëse të minatorëve, industrisë dhe naftës, dhe individë ish minatorë, tani në pension. Projektligji është paraqitur për miratim edhe Këshillit Kombëtar të Punës në nëntor 2018, si detyrim ligjor i Kodit të Punës. Në mbledhjen e fundit të këtij Këshilli, sindikatat e minatorëve, të industrisë dhe të naftës kërkuan me insistim kalimin e projektligjit me procedurë të shpejtuar.
Për sa më sipër, Ju ftoj ta miratoni këtë projektligj.
Faleminderit
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.