Me miratimin e VKM Nr. 542, datë 27.7.2016 “Për një ndryshim në Vendimin Nr.919, Datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për Miratimin e Dispozitave Zbatuese të Ligjit Nr.102/2014, Datë 31.7.2014, “Kodi Doganor i Republikës Së Shqipërisë”, u ndryshua kufiri i pataksueshëm në doganë për dërgesat e mallrave me karakter jotregtar, të cilat kanë një vlerë të papërfillshme të përcaktuar në vendim, përkatësisht për blerjet online nga interneti në masën 22 Euro dhe për dërgesat nga një individ jashtë Shqipërisë pranë një individi në territorin shqiptar në masën 45 Euro.
Në zbatim të parimeve bazë të aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ky tatim është një tatim mbi konsumin që si i tillë, aplikohet mbi cdo mall që importohet në territorin e Shqipërisë. Në zbatim të këtij parimi si dhe për të evituar informalitetin në rastet kur dërgesat e tilla përdoren edhe për qëllime tregtare, të gjitha vendet e BE dhe rajonit kanë standardizuar rregullin duke rishikuar kufirin në jo më shumë se 22 euro.
VKM ka hyrë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare në datën 3 Gusht 2016 dhe nuk ka fuqi prapavepruese.
Në sqarim të qytetarëve lidhur me procedurën që do të ndiqet në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim dhe koordinim me Postën Shqiptare po zbardhin procedurat me qëllim thjeshtësimin e tyre në favor të qytetarëve. Kështu, Posta shqiptare do t’u mundësojë qytetarëve plotësimin e deklaratës doganore elektronikisht dhe arkëtimin e detyrimit doganor. Qytetarët mund ta kryejnë procedurën e zhdoganimit, pagesën dhe tërheqjen e objekteve postare pranë zyrave postare në qytetet ku ata banojnë.
***
Ndryshimi i VKM është bërë në përputhje dhe në përshtatje me rregullat e BE dhe konkretisht të Direktivës 2009/132/EC dhe Direktivës 2006/79/EC, në respektim të rregullave të konkurrueshmërisë në tregun rajonal, europian por edhe në tregun e brendshëm, si më poshtë:
COUNCIL DIRECTIVE 2009/132/EC
of 19 October 2009 “determining the scope of Article 143(b) and (c) of Directive 2006/112/EC as regards exemption from value added tax on the final importation of certain goods”
“TITLE IV
IMPORTS OF NEGLIGIBLE VALUE
Article 23
Goods of a total value not exceeding EUR 10 shall be exempt on admission. Member States may grant exemption for imported goods of a total value of more than EUR 10, but not exceeding EUR 22.
COUNCIL DIRECTIVE 2006/79/EC
of 5 October 2006 “on the exemption from taxes of imports of small consignments of goods of a non-commercial character from third countries”
Article 1
1. Goods in small consignments of a non-commercial character sent from a third country by private persons to other private persons in a Member State shall be exempt on importation from turnover tax and excise duty.
2. For the purposes of paragraph 1, ‘small consignments of a non-commercial character’ shall mean consignments which:
(a) are of an occasional nature;
(b) contain only goods intended for the personal or family use of the consignees, the nature and quantity of which do not indicate that they are being imported for any commercial purpose;
(c) contain goods with a total value not exceeding EUR 45;
(d) are sent by the sender to the consignee without payment of any kind.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.