Misioni i radhës së Fondit Monetar Ndërkombëtar vijon turin e takimeve me përfaqësues të Ministrinë e Financave, Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Tatimeve, Doganave, INSTAT-it, etj.
Takimet do të zhvillohen deri në datën 8 shtator dhe në fokus të bisedimeve do të jenë:
· Situata makroekonomike, zhvillimet dhe prospektivat;
· Të dhënat rreth rritjes ekonomike;
· Inflacioni;
· Performanca e të ardhurave, ecuria e taksave;
· Shlyerja e detyrimeve të prapambetura;
· Reformat në sektorët e energjisë, pensioneve, etj;
· Investimet e huaja;
· Niveli aktual i borxhit dhe planet për vitet e ardhshme;
· Buxheti i shtetit, shpenzimet, tavanet, investimet;
· etj.
Në fund të bisedimeve, parashikohet të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.Vizita e FMN-së është pjesë e memorandumit të bashkëpunimit dhe marrëveshjes 3-vjeçare, me vlerë rreth 331 milionë euro.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.