Për celjen e këstit të shtatë të pagesave për ish-të përndjekurit politikë, kategoria parësore dhe listën e individëve që duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës për procesimin e pagesës.
Në zbatim të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 419, datë 14.04.2011, “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, Ministria e Financave informon se ka filluar procedurën e pagesës së këstit të shtatë për kategorinë e subjekteve përfituese parësore, me Urdhër nr. 130, të Ministrit të Financave. Pagesa për kategorinë e subjekteve parësore, kryhet sipas kësaj radhe:
1) Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës;
2) Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi
75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
3) Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit
nënligjor të posaçëm;
4) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga
mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
5) Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
6) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën
75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
Të gjithë subjektet përfituese pjesë e listës për pagesën e këstit të shtatë të kategorisë parësore, duhet të dërgojnë, dorazi ose me postë, në Ministrinë e Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore, si më poshtë vijon:
Për kategorinë e parë parësore, ish të dënuarat politike gra, që jetojnë; për kategorine e dytë parësore, ish të dënuarit politikë, që jetojnë mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; për kategorinë e gjashtë parësore ish të dënuarit politikë që jetojnë që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
Për kategorinë e tretë parësorë ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
Për kategorinë e katërt parësorë ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha kanë pasardhës të radhës së pare në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë;
Për kategorinë e pestë parësorë ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligjit, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
Kur ish i dënuari politik që jeton ose trashëgimtari ligjor, humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor, në këto raste veprimet nga Ministria e Financave bëhen në emër të personit me këtë të drejtë. Kujdestari ligjor duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave: i). Vendimin e Gjykatës mbi kujdestarinë ligjore, origjinale,ose kopje e njësuar; ii). Numër Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kujdestarit ligjor; iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor; iv).Certifikatë personale të ish të dënuarit politik jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit.
Ish të dënuarit politik që jetojnë ose trashëgimtari ligjor, kanë të drejtë t’a delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiarë. Në këto raste veprimet nga Ministria e Financave kryhen në emër të personit me këtë të drejtë. Personi me këtë të drejtë, duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave: i). Prokurën e Posaçme, origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit (kopje ID-je, Pasaporte) për çdo të përfaqësuar; ii). Numër Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të tij; iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të tij; iv). Certifikatë personale të ish të dënuarit politik jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit.
Lista e individëve që duhet të dorëzojne dokumentacionin për procesimin e pagesave
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.