


Prioritet i qeverisë është krijimi i një klimë të favorshme për bisnesin, e cila është motori i zhvillimit ekonomik të vendit dhe padyshim roli i Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë është mjaft i rëndësishëm dhe kyc në këtë klimë. Kjo ishte ajo që Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi në takimin e parë me komunitetin e biznesit që është pjesë e Këshillit të Investimeve. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Denaj, vlerësoi shumë të rëndësishme çështjet e inspektimit dhe inspektoriateve, të cilat mbeten po aq prioritare sa edhe formalizimi i ekonomisë. Reformat e ndërmarra tashmë po ngjallin besimin te biznesi.
Fjala e plotë e Ministres Znj. Anila Denaj në mbledhjen e rradhës së Këshillit të Investimeve:
Përshëndetje të gjithëve
I Nderuar Ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zoti Shalsi
Të nderuar pjesëmarrës,
Se pari, si Ministre e Financave dhe Ekonomisë kam kënaqësinë të jem edhe Kryetare e Këshillit të Investimeve – një platformë inovatore përsa i përket modelit dhe debatit mbi klimën e investimeve që nga 2015. Kjo inisiativë ka lindur nga bashkëpunimi i Qeverisë Shqiptare, dhe EBRD që në 2013 me synim stimulimin e transparencës dhe investimeve në vend.
Së dyti – një falenderim për anëtarët përfaqësues nga biznesi, për pjesëmarjen e vazdueshme dhe bashkëpunimin me Këshillin e Investimeve gjatë këtyre viteve, si nëpërmjet anketave e konsultimeve, ashtu edhe prezencën e tyre në mbledhjet e Këshillit të Investimeve.
Së treti . Një vlerësim të veçantë për EBRD, si një nga investitorët më të mëdhenj në vend, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, energjisë, ambientit etj. Mbështetja juaj ka një rol të rëndësishëm për këtë platformë në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe nxitjes së qeverisjes së mirë. Jemi të kënaqur që angazhimet e ndërsjellta, që rrjedhin nga Memorandumi i Mirekuptimit 2014, po vazhdojnë dhe po intensifikohen në kuadër të Këshillit të Investimeve.
Më lejoni të shpreh mirënjohjen për BERZH dhe SECO (Ndihma Zviceriane- Sëiss State Secretariat for Economic Affairs) që nëpërmjet partneritetit të tyre, do të mbështesin edhe për 3 vitet e ardhshme punën e Sekretariatit dhe këtij këshilli.
Prioritet i qeverisë është krijimi i një klimë të favorshme për bisnesin, e cila është motori i zhvillimit ekonomik të vendit dhe padyshim roli i Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë është mjaft i rëndësishëm dhe kyc në këtë klimë.
Për të përmirësuar klimën e biznesit qeveria në këto vite ka ndërmarrë reforma të rëndësishme duke përmenduar:
Lehtësimin e proçedurave tatimore dhe uljen e barrës fiskale për pjesën dërrmuese të biznesit. Këtu vlen të përmend masën e fundit që ndërmori qeveria për reduktimin e tatimit mbi ardhurat në masën 5% për biznesin i vogël në fashën 8 -14 milion lekë. Ne besojmë së këto masa do të krijojnë hapësira të reja për mundësinë e rritjes së biznesit dhe krijimin e vendeve të punës në ekonomi.
Një reformë tjetër e rëndësisshme në Axhendën e Qeverisë ka qënë reforma e Deregulimi.
Po cilat janë disa nga arritjet dhe sfidat:
Ky punim përbën një hap të parë, drejt një analize më të thelluar në 2019, dhe synon të tërheqë vëmendjen mbi rëndësinë e reformës dhe momentit kritik në kuadër edhe të integrimit të vendit në 2019.
Synimi final në kuadrin e Këshillit të Investimeve mbetet stimulimi i një debati të qëndrueshëm mbi faktorët që mund të influencojnë në prioritizimin e ndërhyrjeve të mundshme në politika qëndrore dhe lokale si dhe praktikat e biznesit.
Në këtë mbledhje, objektivi kryesor është kemi sa më shumë dikutime dhe komente mbi materialet tashmë të dërguara nga sekretariati.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.