Plani Operacional Stop Informalitetit vijon zbatimin e tij nga strukturat e Administratës Tatimore.
Gjatë një inspektimi, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj.Delina Ibrahimaj tha se Plani Operacional do të vijojë me strukturat e Monitorimit në Terren, si edhe kontrollin nga zyra për të vlerësuar ndryshimet në vetëdeklarime
Sipas të dhënave të raportuara nga Administrata Tatimore, gjatë muajit shtator, strukturat e Monitorimit në Terren kanë kryer 1,905 kontrolle, nga të cilat janë konstatuar 574 shkelje të legjislacionit tatimor.
Për gjithë periudhën 4 korrik – 30 shtator janë:
Më konkretisht : Durrësi – 77 subjekte; Vlora 46; Saranda 40 dhe Tirana me 44 raste.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve tha se vetëdeklarimi korrekt dhe përmbushja e e detyrimeve ligjore nuk duhet të burojë nga presioni, por ndërgjegjësimi se kjo është rruga e vetme. Ajo ju bëri thirrje të gjitha subjekteve të respektojnë dhe të përmbushin vullnetarisht detyrimet që lindin nga legjislacioni në fuqi.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.