Qendra e Trainimit të Administratës Tatimore dhe Doganore gjatë 5-mujorit të parë të 2015, është fokusuar në trainimin e thelluar të punonjësve të administratës tatimore dhe doganore. Eshtë punuar ndërkohë edhe me trainimin fillestar për punonjësit e rinj, si dhe në trainimin për çështje specifike, që kanë të bëjnë me njohjen me të rejat në fushën fiskale. Synimi i kësaj qendre ka qenë sidomos rritja profesionale, duke i ndihmuar kështu burimet njerëzore të administratës tatimore dhe doganore të rrisin kapacitetet e tyre menaxhuese dhe profesionale.
Qendra e Trainimit të Administratës Tatimore dhe Doganore (QTADT) i ka kushtuar rëndësi edhe përzgjedhjes së temave të trainimit, duke u mbështetur në filozofinë e zhvillimit dhe përmirësimit profesional gjatë të punuarit, të cilësive profesionale që kanë të bëjnë me efektivitetin në punë, me planifikimin, interpretimin, komunikimin, si dhe të cilësive profesionale, të cilat kanë të bëjnë me detyrat e përditshme të vendit të punës.
Në këtë mënyrë, inspektorëve të tatimeve dhe doganave iu është dhënë mundësia e zhvillimit profesional pa pagesë, të materializuar në trainime në sallë ose në vendin e punës nëpërmjet leksioneve me shkrim dhe gojë të përgatitura nga një nivel i lartë profesional lektorësh, që ofron informacion të bollshëm në lidhje me filozofinë, përmbajtjen dhe formatin e eksperiencave të të mësuarit.
Metodat profesionale të zhvillimit profesional të tilla si rastet studimore praktike – me qëllim që inspektorët të viheshin në rolin e vendimmarrësit që përballet me një problem, apo përdorimi i trainierëve nga rradhët e metodistëve ose stafit drejtues të organeve fiskale – me qëllim përmirësimin e kompetencave të pjesëmarrësve në një fushë specifike, nëpërmjet demonstrimit të procesit të vëzhgimit, reflektimit dhe veprimit.
Me rëndësi për këtë qendër ka qënë diskutimi i çështjeve praktike të hasura nga vetë pjesëmarrësit – me qëllim përmirësimin e praktikës profesionale, nëpërmjet angazhimit, në ndarjen e çështjeve që shqetësojnë. Janë praktikuar gjithashtu edhe leksione studimore – me qëllim që të zgjidhen dilemat lidhur me mënyrën e leximit dhe interpretimit të neneve të veçanta të ligjeve fiskale, si dhe konsultime për të promovuar ndërgjegjësimin e inspektorëve dhe përpunimin e zhvillimit të tyre profesional nëpërmjet ofrimit dhe rekomandimit të mundësive të strukturuara për reflektim, etj.
Nëpërmjet këtyre skemave të trainimit u trajnuan 950 punonjës të të gjitha funksioneve, nga drejtorive rajonale tatimore dhe degët doganore. Në fund të gjithë iu nënshtruan testimit të njohurive.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.