Tryezat e diskutimit dhe këshillimit sipas kapitujve
Në bazë të Urdhrit të Kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019, Ministria e Financave dhe Ekonomisë në cilësinë e institucionit përgjegjës për përgatitjen e negociatave për kapitujt: 1, 2, 3, 6, 7, 16, 20, 28, 29, 30, 32, 33 shpalli njoftimin për ngritjen e tryezave të diskutimit dhe këshillimit për secilin kapitull në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian.
Tryezat e diskutimit dhe këshillimit kanë në përbërje përfaqësues të shoqërisë civile me një interes të veçantë ose me përvojë në çështjet që mbulohen nga kapitujt e mësipërm. Ato kryesohen nga drejtuesit e grupeve ndërinstitucionalë të punës për integrimin evropian (GNPIE) dhe koordinohen nga ministritë dhe institucionet drejtuese të kapitujve, sipas fushës së kompetencës (të përcaktuara në Urdhërin e Kryeministrit 94/2019 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionin e Grupeve Ndërinstitucionale të Punës për Integrimin Evropian”).
Tryezat e platformës mblidhen sipas nevojës nga drejtuesit e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian, duke caktuar periodicitet nëse shihet e arsyeshme, ose mblidhen me kërkesë nga të paktën një e treta e anetarëve.
Në varësi të tematikave të mbledhjeve, në takimet e tryezave të diskutimit dhe të këshillimit, ftohen të marrin pjesë edhe negociatorët e kapitujve negociues dhe koordinatorët e Sekretariatit te Integrimit Evropia
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.