Postuar më: 28/06/2022

Vendim i Bordit të Transparencës datë 28.06.2022

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të nenit 21/3 të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 si dhe nenit 21/5 të aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar;

 

VENDOSI

 

  1. Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë  të standardit SSHEN 2282018, Gazoil të standardit SSHEN 5902018  dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan). Çmimet e miratuara  nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhe bruto maksimale  të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në)  janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë ti tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

 

  1. Çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë të produkteve, janë si më poshtë:

 

  • 243 Lekë/litri për gazoilin të standardit SSHEN 5902018;
  • 230 Lekë/litri për benzinën të standardit SSHEN 2282018;
  • 71 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

 

  1. Çmimet tavan/maksimal të tregtimit me pakicë të produkteve, janë si më poshtë:

 

  • 255 Lekë/litri për gazoilin të standardit SSHEN 5902018;
  • 242 Lekë/litri për benzinën të standardit SSHEN 2282018;
  • 83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

 

  1. Efektet e këtij vendimi fillojnë datë 28.06.2022, ora 18.00, deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës.

 

  1. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit, në zbatim të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 dhe nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.