Fjalime – Ministria Financave dhe Ekonomisë

Denaj në Këshillin e Integrimit Europian: Të vendosur për të luftuar evazionin fiskal dhe informalitetin, përafrim të legjislacionit me BE-në
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, në kuadër të Javës së Integritetit, e cila zhvillohet për herë të parë në vend nga data 3 deri më 11 shkurt.

Fjala e Ministres Denaj:

Të nderuar deputetë,

I nderuar Z. Balla,

E nderuar Znj. Hajdari,

E nderuar Znj. Gjonaj,

Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë,

Kjo tryezë sot, sikurse edhe vetë titulli i adresuar më parë në raport me ndërgjegjësimin për masat që janë marrë në raport me luftën kundër korrupsionit, na sjell në vëmendje disa aspekte shumë të rëndësishme që u përmendën edhe pak më parë, si rezultat i nevojës për ta luftuar korrupsionin në të gjithë elementët e tij.

Në aspekt të çështjeve që lidhen me biznesin dhe në lidhje me kuadrin juridik, sigurisht procesi i reformave është një proces i cili ka nisur prej kohësh në shumë sektorë strategjikë që prekin ekonominë.

Unë dëshiroj të theksoj, në radhë të parë, se përmirësimi i vazhdueshëm i klimës së biznesit lidhet me shumë prosece legjislative, duke filluar me fokusin që i vihet raportimit financiar të shëndetshëm dhe transparent nga çdo biznes, qoftë ky vendas apo i huaj i cili, si një fokus i rëndësishëm edhe i administrimit fiskal, luan një rol kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit, në vendosjen e një konkurrence të ndershme, në zhvillimin e tregjeve të kapitalit, në aksesin në financim dhe sigurisht në rritjen ekonomike të vendit.

Kuptohet që të realizosh këtë objektiv duhen si instrumente juridikë, ashtu edhe administrativë, dhe për këtë kërkohet kohë dhe shikohet progres.

Jemi angazhuar t’i shërbejmë mirëqeverisjes së koorporatave, të reduktojmë qasjen korruptive në disa aspekte në luftën kundër evazionit dhe informalitetit.

Në tërësinë e tyre, këto masa juridike përfshijnë angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në përmirësimin e të gjithë kuadrit rregullator drejt përshtatjes dhe përafrimit me legjislacionin me atë të acquis communitare me vendet e BE-së. Ritheksoj se janë 13 kapituj që Ministria e Financave dhe Ekonomisë negocion prej disa kohësh. Njëkohësisht, një paketë e rëndësishme është aprovuar vitin e kaluar dhe më e fundit para një jave, Paketa Moneyval e cila i krijon mundësinë MFE dhe institucioneve të saj të luftojnë dhe kenë instrumente shumë më të rregulluar ndaj evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Unë jam dakord me ju se vetëm pjesa legjislative nuk është e mjaftueshme për të luftuar korrupsionin pasi duhen instrumente të tjerë dhe, mbi të gjitha, duhen instrumente në kohë reale dhe të saktë. Në këtë aspekt, prej gati 9 muajsh ne jemi përfshirë në një proces shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me ligjin e Fiskalizimit, i cili do të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë Administratën Tatimore të marrë të dhëna në kohë reale, të dhëna të sakta, për të gjithë marrëdhëniet e biznesit në raport me administratën tatimore, por njëkohësisht edhe të gjithë informacionit që qarkullon në raport me marrëdhëniet “biznes me biznes” dhe “biznes me qeveri”.

Synimi është që në vitin 2021 i gjithë procesi i informacionit nëpërmjet faturimit të jetë elektronik dhe kjo të ushtrojë një presion akoma më të shtuar drejt qasjes së pasqyrave financiare reale dhe jo atyre fiskale që sot gjykojmë se janë shumë larg realitetit dhe që mundëson edhe një limitim dhe të kreditimit në ekonomi.

Njëkohësisht, shumë e rëndësishme është raportimi financiar i njësive ekonomike në raport me ligjin e kontabilitetit dhe më lejoni të shpreh këtu falënderimin për partnerët tanë ndërkombëtare, Banka Botërore dhe SECO në veçanti, të cilët së bashku me MFE ndërmorrën iniciativën për të ndryshuar ligjin ekzistues për kontalitetin dhe pasqyrat financiare. Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është përmirësimi i cilësisë së kuadrit ligjzbatues ekzistues dhe përditësimi i tij për të pasqyruar zhvillimet e fundit, të paktën për 10 vitet nga ndryshimi i fundit i këtij ligji.

Ligji për kontabilitetin përcakton kriteret që duhet të përmbushen nga subjektet për përdorimin e standardeve të raportimit financiar.

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit janë rishikuar në korrik të vitit 2014, me një datë efektive më 1 Janar 2015. Ky përmirësim dhe rishikimi i standardeve kombëtare të kontabilitetit është një proces i vazhdueshëm, i cili kryhet nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, një ent i pavarur dhe që monitoron në mënyrë të vazhdueshme vijueshmërinë e këtij aspekti juridik.

Në aspekt me zhvillimet e klimës së biznesit është shumë e rëndësishme të përmendim jo vetëm Indekset që u përmendën në këtë takim sot, për të cilat do të flas në vijim, por edhe Indekset të cilat e vendosin Shqipërinë në kuadër përmirësimi të klimës dhe të përmirësimit të kapaciteteve operacionale.

Prej vitit 2016 Shqipëria ka pasur një përmirësim në “Indeksit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2019” në indikatorët mbi:

“Të mësuarit rreth sipërmarrjes dhe sipërmarrja e grave”,

“Shërbimet mbështetëse të NVM-ve”,

“Aftësitë e ndërmarrjeve”

Shqipëria vazhdon të jetë lider në rajon për “Mjedisin operacional të NVM-ve”. Ky është një raport i cili është i disponueshëm por shpesh nuk lexohet sepse përmirësimet gjithmonë janë të fundit në listë e kritikat në fillim.

Për të adresuar shqetësimet në lidhje me klimën e biznesit dhe ato indikatorë që u përmendën pak më parë, më lejoni të theksoj që nëse matja e indikatorëve për rritjen e dhënies së rryshfetit është dy herë më shumë, sikurse u përmend si një raport i Bankës Botërore, unë do të vlerësoja shumë të dija bazën e informacionit pasi është shumë e rëndësishme të kuptojmë nëse kjo bazë informacioni është me perceptime dhe atëherë është një element që duhet ta gjykojmë; nëse është me denoncime, unë do ta mirëprisja këtë raport sepse do të thotë që ndërgjegjësimi i aktorëve të biznesit është rritur në raport me denoncimet. Sikurse e tha edhe kolegia ime pak më parë, ne e kemi të nevojshëm që ky denoncim të jetë i rritur në mënyrë që edhe lufta jonë drejt gjetjes së elementëve korruptivë të jetë efektive dhe e drejtpërdrejtë. Kështu që, nxitja drejt denoncimeve sigurisht është një nxitje që edhe unë si Ministre e Financave dhe Ekonomisë e bëj.

Ne nuk pretendojmë që korrupsioni është zero, se kjo është një luftë e cila do të mbarojë ndonjëherë, pasi është një proces i vazhdueshëm, por ndërgjegjësimi, dhe ky forum pikërisht kësaj i shërben, nëse ka ndihmuar me rritjen dyfish të denoncimeve, unë do ta mirëprisja shumë këtë tregues dhe nuk do ta shikoja me sy negativ, por me syrin pozitiv.

Gjithashtu, më lejoni të theksoj se në klimën e biznesit, elementi i ndryshimit të shpeshtë të kuadrit rregullator e legjislativ, kryesisht atij fiskal, është shqetësues. Është një shqetësim që është përcjellë te Ministria e Financave dhe Ekonomisë edhe në forume të ndryshme të biznesit që ne zhvillojmë. Në këtë aspekt, prej mëse një viti ne kemi komunikuar me biznesin në mënyrë intensive të gjitha aktet juridike, duke filluar nga ai i Fiskalizimit e të gjitha aktet e tjera të Paketës Fiskale, dhe jemi angazhuar në një përpjekje për të adresuar ndryshimet fiskale në një kontekst afatmesëm e jo afatshkurtër, duke synuar të kalojmë nga ndryshimet vjetore në ndryshimet minimalisht 3 vjeçare, pasi edhe për biznesin parashikueshmëria e kuadrit legjislativ fiskal është e nevojshme të jetë më afatmesme dhe afatshkurtë. Kështu që kjo është e mirëpritur.

Konsultimet publike janë të vërtetueshme se si po ndodhin dhe nuk mendoj se janë një format thjesht sa për të kaluar radhën. Është e nevojshme që konsultimet publike të sjellin përmirësim legjislativ. Fakt është që katër nga nenet kryesore të ligjit të Fiskalizimit janë ndryshuar falë konsultimit publik shumë intensiv të bërë me grupet e interesit. Megjithatë, siç e thanë edhe kolegët e tjerë, nuk është një proces i cili përfundon sot. Ne kemi akoma shumë punë për të bërë si në aspektin rregullator, ashtu edhe në atë legjislativ, e unë nuk do të doja të përsërisja pjesën e përmendur nga znj. Gjonaj në raport me shërbimet online.

Doja të përmendja vetëm një shifër që është e rëndësishme për tu mbajtur mend, synohet që në fund të vitit 90% e shërbimeve të jenë online dhe pjesa më e rëndësishme e dokumentacionit, rreth 2/3 e tyre të merren nga administrata e jo nga qytetarët apo biznesi e kjo sigurisht futet nën ombrellën e madhe të revolucionit dixhital, i cili do të eleminojë jo vetëm burokracitë por edhe qasjet e korruptive në raport me sportelet.

Sa i përket zhvillimit ekonomik lidhur me investitorët e huaj, dua të theksoj se të përmirësosh një klimë biznesi, jo vetëm në kuadrin legjislativ, por edhe në kuadrin e ndjekjes së investimeve të huaja, që është shumë e rëndësishme.

Në këtë aspekt janë bërë përpjekje për të ndryshuar edhe mënyrën se si qaset një investitor, duke filluar nja një derë e vetme që ëshët AIDA për të ndjekur të gjithë procesin e zinxhirit të rrugëtimit që një investitor kryen në Shqipëri, sikurse është duke u rishikuar ligji i investimeve, duke përshtatur jo vetëm ligjin e investimeve strategjike, i cili ka një kohëzgjatje të limituar, por edhe ligjin e mëparshëm të investimeve në një ligj të unifikuar të investimeve, i cili sot është hedhur për konsultim publik dhe me mbështetjen e Bankës Botërore në vitin e fundit ne kemi arritur në një qasje që të jetë një kuadër legjislativ i lexuar nga investitorët e huaj për të ndihmuar investimet në vend të cilat, më lejoni të theksoj, nuk janë ulur.

U përmend këtu në fillim ulja me shifra por në fakt, po t’i referohemi shifrave të investimeve të huaja direkte të vitit të kaluar, në 9 mujor, në krahasim me 9-mujorin e 2018-ës, kemi një 10 % rritje, e cila synon që të tejkalohet dhe niveli i 1 miliardë euro që ka qenë në vitin 2018. Pra, treguesit janë aty me shifra për tu evidentuar dhe për tu vlerësuar.

Kjo sigurisht nuk ul aspak presionin që qasja ndaj investitorëve të huaj të na bëjë ne të jemi komodë me faktin që numri i investitorëve dhe vlerat e investimeve janë në rritje sepse, e lidhur edhe me klimën e biznesit, burokracia dhe korrupsioni duhen luftuar në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë aspekt, një rol të rëndësishëm kanë edhe Rrjeti i Koordinatorëve dhe i Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjes, në një komunikim të drejtpërdrejtë për çdo ankesë, për çdo denoncim, i cili shkon paralelisht edhe me denoncimin korruptiv që menaxhon Ministrja Gjonaj.

Në përfundim të fjalës sime dua të theksoj se sot kuadri legjislativ është i plotë, i orientuar drejt legjislacionit të BE-së, synon përafrimin në raport me luftën kundër evazionit dhe korrupsionit në aspekt të evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Sigurisht që vetëm legjislacioni nuk është i mjaftueshëm. Të gjithë institucionet që janë përgjegjëse për të implementuar instrumentet dhe për ta ndjekur legjislacionin deri në fund janë duke punuar dhe ne kemi mbështetjen jo vetëm të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri, por edhe aty jashtë saj.

Unë pritja dje zëvendëssekretarin e përgjithshëm të OECD-së, i cili është në një vizitë dy ditore në Shqipëri, institucion që është duke na ndihmuar edhe për ligjin më të fundit që kemi miratuar, atë të shkëmbimit automatik të informacionit, i cili do të ndihmojë jo vetëm përafrimin e legjislacionit në aspekt me këtë element të rëndësishëm, por njëkohësisht dhe çdo aksion që do të realizojë që informacionet nëpërmjet administratave tatimore të 43 vendeve me të cilat ne kemi marrëveshje të taksimit të dyfishtë të jetë në kohë reale dhe sipas standardeve europiane.

Faleminderit.

The post Denaj në Këshillin e Integrimit Europian: Të vendosur për të luftuar evazionin fiskal dhe informalitetin, përafrim të legjislacionit me BE-në appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Miratohet projektligji mbi shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare
Në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin mbi shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare, i cili i hap rrugë shkëmbimit të informacioneve mbi llogaritë “off shore” duke përfshirë bilancet e llogarive dhe ato të pronësisë.

Një nismë ligjore kjo e cila vjen si detyrim i Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, por edhe në luftë kundër evazionit fiskal dhe parandalimit të pastrimit të parave.

Gjatë fjalës së saj Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj.Anila Denaj, tha para deputetëve,  se  sistemi i këmbimit automatik të informacionit do të rrisë të ardhurat, do të evitojë shmangien dhe evazionin fiskal, do të ofrojë kontroll më të mirë të marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë, verifikim të të ardhurave të tatimpaguesve, etj..

Në tërësinë e tij, ky projektligj jo vetëm përmirëson kuadrin rregullator në vend, por përafron legjislacionin tonë me atë të Bashkimit Europian, plotëson pritshmëritë në kuadër të taksimit në rrugëtimin drejt integrimit dhe shtron rrugën për përfitime afatgjata në raport me transparencën dhe përpjekjet për një shtet të së drejtës dhe zbatim të plotë të rregullave ligjore.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet të realizohet shkëmbim automatik i informacionit të llogarive financiare me vendet pjesëmarrëse në marrëveshje dhe ky sistem do të funksionojë në një transmetim sistematik, periodik të të dhënave të tatimpaguesve nga ana e vendeve në burim në vendqëndrimet.

Fjala e plotë e ministres Denaj në seancën plenare mbi shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare:

I nderuar Kryetar i Seancës,

Të nderuar Deputetë,

Të nderuar Qytetarë,

Vendet nënshkruese, duke e ditur se evazioni tatimor mund të trajtohet efektivisht në nivel global janë angazhuar në marrëveshje për miratimin e një standardi të ri global, i cili vjen sot nëpërmjet këtij projektligji. Sipas këtij standardi një gamë e gjerë informacioni do të shkëmbehet mbi llogaritë “off shore”, duke përfshirë bilancet e llogarive dhe ato të pronësisë.

Sistemi i këmbimit automatik të informacionit do të rrisë të ardhurat, do të evitojë shmangien dhe evazionin fiskal, do të ofrojë kontroll më të mirë të marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë, verifikim të të ardhurave të tatimpaguesve, etj..

Në tërësinë e tij, ky projektligj jo vetëm përmirëson kuadrin rregullator në vend, por përafron legjislacionin tonë me atë të Bashkimit Europian, plotëson pritshmëritë në kuadër të taksimit në rrugëtimin drejt integrimit dhe shtron rrugën për përfitime afatgjata në raport me transparencën dhe përpjekjet për një shtet të së drejtës dhe zbatim të plotë të rregullave ligjore.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet të realizohet shkëmbim automatik i informacionit të llogarive financiare me vendet pjesëmarrëse në marrëveshje dhe ky sistem do të funksionojë në një transmetim sistematik, periodik të të dhënave të tatimpaguesve nga ana e vendeve në burim në vendqëndrimet, në të cilën përfshihen:

shkëmbimi i informacionit të llogarive financiare,

institucionet financiare që duhet të raportojnë,

llojet e ndryshme të llogarive dhe tatimpaguesve,

si dhe procedurat e përbashkëta që duhet të ndjekin institucionet financiare.

Së bashku më partnerët tanë strategjikë, kemi një interes të përbashkët, rritjen e integritetit të sistemeve dhe atyre tatimore në veçanti. Në këtë funksion edhe Administrata Tatimore shqiptare bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me institucionet e vendeve të tjera, si në rajon ashtu edhe në Bashkimin Europian kundër evazionit fiskal.

Qeveria shqiptare zbaton 41 marrëveshje të ratifikuara nga Kuvendi për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.

Gjatë vitit 2019 miratuam marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë  dhe Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), për aderimin e Republikës së Shqipërisë në kuadrin gjithëpërfshirës të projektit ndërkombëtar mbi erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimit (BEPS)”.

Përmes miratimit të kësaj marrëveshjeje Qeveria Shqiptare siguroi një instrument për të adresuar shmangien e taksave dhe për të siguruar që fitimet të tatohen aty ku kryhen aktivitetet ekonomike që gjenerojnë fitimet dhe aty ku krijohet vlera.

Ju faleminderit,

The post Miratohet projektligji mbi shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Fjala e Ministres Denaj në Parlament për Aktin Normativ të Buxhetit të vitit 2019
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, prezantoi në seancë plenare Aktin Normativ për Buxhetin e vitit 2019.

Në fjalën e saj, Ministrja Denaj solli në vëmendje para deputetëve dhe qytetarëve se Akti Normativ u realizua në kushtet e situatës emergjente të krijuar pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Ministrja u shpreh se nëpërmjet tij sigurohen dy objektiva themelorë në kushtet e fundit të vitit 2019, së pari masat e menjëhershme që qeveria ndërmori  për të garantuar mundësitë financiare për përballimin e situatës emergjente të krijuar, dhe së dyti, akordimi i bonusit të përvitshëm për pensionistët në kuadër të paketës për solidaritetin.

“Më lejoni të theksoj që viti 2019 nuk ishte një vit i lehtë. Megjithatë, përmes Aktit Normativ ne mundësuam dhe adresimin në mënyrë të menjëhershme të kërkesave që dolën nga situata post tërmet, në vijim për vitin 2020, jo vetëm për fondin buxhetor të alokuar për Fondin e Rindërtimit, por edhe për fondin shtesë të parashikuar prej 1 miliardë lekë për bonusin e qerave, të cilat sot janë të hapura si zëra buxhetorë për çdo bashki, e cila ka adresuar këtë kërkesë dhe këtë nevojë për të gjithë banorët e prekur dhe në nevojë për këtë bonus”, u shpreh znj. Denaj.

Fjala e Ministres Denaj,

I nderuar Kryetar i Seancës,

Të nderuar Deputetë,

Të nderuar Qytetarë,

Prezantojmë për miratim sot në seancë plenare Aktin Normativ për Buxhetin e vitit 2019.

Sjell në vëmendje të qytetarëve se ky Akt Normativ u realizua në kushtet e situatës emergjente të krijuar pas tërmetit të datës 26.11.2019 dhe në radhë parë synon dhe akomodon fondin e nevojshëm në llogarinë e Fondit Rezervë të buxhetit të shtetit, të gatshëm në çdo rast nevoje me karakter të papritur përmes rialokimeve mes zërave të shpenzimeve të tjera buxhetore.

Qeveria mori menjëherë masa për të garantuar mundësinë financiare për përballimin nevojës emergjente të krijuar dhe u reduktuan shpenzimet e parashikuara për të përdorur fondet në dispozicion të buxhetit të shtetit në përfitim të qytetarëve dhe bizneseve të prekura nga tërmeti, në veçanti.

Po aq e rëndësishme ishte dhe akordimi i bonusit të përvitshëm për pensionistët në kuadër të paketës për solidaritetin që tashmë Qeveria realizon për disa fundvite rresht. Kjo shumë këtë vit ishte më e ulët se sa ajo e një viti më parë, brenda edhe mundësive buxhetore që ekzistonin dhe konsistoi në një shumë totale buxhetore prej rreth 2 miliardë lekësh, e shpërndarë për rreth 650 mijë pensionistë, me një fond personal prej 3 mijë lekësh për çdo pensionist.

Efektet financiare janë të shpërndara për:

530 364 pensionistë në pension pleqërie,

67 754 persona në pension invaliditeti,

49 849 persona në pension familjar dhe,

mbi 13 260 persona të tjerë në trajtim financiar me pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish – ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë.

Procedurat e administrimit të këtij fondi, akorduar në ditët e fundit të vitit 2019, janë menaxhuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Rreth 65 % e fondit është shpërndarë brenda vitit 2019. Procedurat kanë vijuar edhe për vitin 2020 dhe të gjithë likujdimet synohen të realizohen brenda këtij muaji.

Njëkohësisht, janë bërë rialokime brenda zërave të përgjithshme të buxhetit, pa efekt shtesë buxhetor, që kanë mundësuar:

Shtesën prej 70 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve në zërin “Bonusi i bebeve”, si rrjedhojë e numrit të lartë të lindjeve të regjistruara sidomos gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019. Kjo shtesë ishte e nevojshme për tu rialokuar.

Shtesën prej 300 milionë lekë për skemën “NE & PAK” në zbatim të ligjit të ri të miratuar në Parlament në pjesën e dytë të vitit 2019, që konsiston në mbrojtjen sociale për mbulimin e shpenzimeve të pagesës së invaliditetit për kategorinë e invalidëve që nuk përmbushin kriteret për pension invaliditeti.

Shtesën prej 235 milionë lekë për Fondin Rezervë të buxhetit të shtetit, me qëllim krijimin e një hapësire të nevojshme buxhetore deri në fund të vitit për çdo ngjarje të paparashikuar, sidomos të lidhur me situatën pas tërmetit të datës 26.11.2019.

Shtesën prej rreth 12.8 milionë lekë në zërin ‘Subvencioni i kredive të strehimit’ për përballimin e nevojave shtesë pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke i shtuar këtë fond edhe fondit që ekzistonte për të akomoduar të gjithë kërkesat e bonusit të qerave përgjatë muajit dhjetor.

Më lejoni të theksoj që viti 2019 nuk ishte një vit i lehtë. Megjithatë, përmes Aktit Normativ ne mundësuam dhe adresimin në mënyrë të menjëhershme të kërkesave që dolën nga situata post tërmet, në vijim për vitin 2020, jo vetëm për fondin buxhetor të alokuar për Fondin e Rindërtimit, por edhe për fondin shtesë të parashikuar prej 1 miliardë lekë për bonusin e qerave, të cilat sot janë të hapura si zëra buxhetorë për çdo bashki, e cila ka adresuar këtë kërkesë dhe këtë nevojë për të gjithë banorët e prekur dhe në nevojë për këtë bonus.

Ju ftoj ta miratojmë,

Faleminderit.

The post Fjala e Ministres Denaj në Parlament për Aktin Normativ të Buxhetit të vitit 2019 appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Ministrja Denaj në KI: Ndërveprimi bashki-biznes rrit transparencën dhe zhvillim ekonomik lokal
Këshilli i Investimeve zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, me temë diskutimi “Ndërveprimi biznes-bashki mbi transparencën, shërbimet dhe zhvillimin ekonomik të qyteteve”.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi dhe përfaqësues nga njësi vendore në vend dhe komuniteti i biznesit.

Në hapje të Mbledhjes së Këshillit të Investimeve, Ministrja Denaj e vlerësoi takimin si një mundësi shumë të mirë për të reflektuar mbi situatën aktuale, shqyrtimin e mundësive të përmirësimit të klimës së biznesit dhe për të propozuar masa të nevojshme, në përputhje me politikat afatmesme qendrore dhe vendore.

Ministrja theksoi nevojën e rritjes së komunikimit dhe bashkëpunimit mes bashkive dhe biznesit, në funksion të rritjes së transparencës dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjatë fjalës së saj, znj. Denaj vuri në dukje progresin e shënuar nga zbatimi i reformës administrative-territoriale të nisur në vitin 2014, një ndër objektivat e së cilës është forcimi i financave të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe rritja e autonomisë fiskale.

Në kuadër të reformës së decentralizimit fiskal janë ndërmarrë një sërë masash, si miratimi i ligjit të ri mbi financat e vetëqeverisjes vendore, i cili forcoi rregullat e buxhetimit dhe disiplinës fiskale në nivel vendor.

Rezultatet pozitive të reformës lidhen me mbledhjen e të ardhurave, ku të ardhurat nga burimet e veta vendore përfaqësuan rreth 29.1% të burimeve financiare totale, gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, transferta e pakushtëzuar e shpërndarë në vitin 2019 është 42%  më e lartë se në vitin 2015 para miratimit të ligjit dhe rreth 38% më e lartë se niveli historik i saj.

Në vijim, Ministrja Denaj kërkoi angazhimin e shtuar të bashkive sa i përket reformës së Kadastrës Fiskale. “Nëpërmjet këtij takimi, gjej me vend të ribëj një ftesë për të gjithë kryebashkiakët, që të përqëndrojnë kapacitetet e tyre njërëzore  në drejtim të verifikimit të pasurive dhe bashkëpunimit me Kadastrën Fiskale, mbi bazën e së cilës zbatohet një sistem i drejtë i taksimit mbi pronën”, u shpreh znj. Denaj.

Diskutimet e pjesëmarrësve në këtë takim u përqendruan në çështje të lidhura me mirëadministrimin fiskal në nivel vendor, taksat dhe tarifat vendore, shërbimet e marra dhe rolin e Bashkive në zhvillimin ekonomik lokal.

Në mbështetje të temës së trajtuar në këtë Mbledhje, Këshilli i Investimeve ka realizuar në vitin 2019 një anketim në të gjithë Shqipërinë për bashkëveprimin  e sipërmarrësve me pushtetin vendor. Sipas madhësisë, 64% e të anketuarve ishin biznese me xhiro me 8 milion lekë, 25% biznese me xhiro 5-8 milion lekë dhe pjesa tjetër ishin biznese me xhiro deri në 5 milion lekë.

Anketimi dhe analiza e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve ka vënë në dukje nevojën për një bashkëveprim të shtuar mes aktorëve dhe ka identifikuar instrumentet kryesore të pushtetit vendor për nxitjen e biznesit dhe ndërveprimit.

Rezultatet e anketës kanë identifikuar:

nevojën në rritje për marrjen e shërbimeve online nga pushteti vendor,

bizneset janë përgjithësisht të informuar mbi legjislacionin fiskal vendor (86% deklarojnë se janë  plotësisht/pjesërisht të  informuar);

bizneset janë të  informuar  mbi procedurat tatimore vendore (71% deklarojnë se procedurat tatimore vendore janë të qartë ose shumë  të  qartë).

bizneset kanë shprehur gjithashtu pritshmëritë për një rritje të cilësisë së shërbimeve nga Bashkitë dhe pritshmëritë për një përmirësim të raportit kosto/vlerë për shërbimet e marra nga pushteti vendor.

analiza ka nxjerrë në pah nevojën për zbatim më të shpejtë të reformës së kadastrës fiskale nga pushteti vendor.

bizneset kanë vlerësuar si mundësi për zhvillim asetet vendore dhe Zonat e Zhvillimit Teknologjik dhe Ekonomik, por kanë kërkuar një angazhim më të fortë dhe rol të intensifikuar të pushtetit vendor.

Sa i përket shqetësimeve të biznesit, Ministrja tha se në fokus të tyre janë: pritshmëritë për shërbime cilësore në raport me kontributin e sipërmarjeve në buxhetet vendore dhe pritshmëritë që Bashkitë të kenë një rol më proaktiv në zbatimin e projekteve konkrete të zhvillimit ekonomik.

Znj. Denaj përmendi faktin se në disa bashki, MFE ka shpallur projekte të zhvillimit të zonave ekonomike, për të cilat janë krijuar paketa për tërheqjen e investitorëve dhe që janë mundësi shumë të mirë për bizneset.

“Përtej kontekstit fiskal, shumë i rëndësishëm mbetet dhe zhvillimi ekonomik. Është shumë e rëndësishme të shikojmë se si zhvillimi ekonomik jo vetëm është në fokus të qeverisë qendrore, por edhe asaj vendore dhe ku ekzistenca e disa masave në pushtetin vendor do të kthejë në mënyrë të menjëhershme vëmendjen e bizneseve drejt TEDA-ve, zhvillimeve të cilat së fundmi janë kthyer si një paketë për tërheqjen e investitorëve të huaj, jo vetëm në rajonin e Tiranës por edhe në rajonet e tjera”, tha znj. Denaj.

Fjala e Ministres Denaj:

Më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të Investimeve dhe Mbledhjen e parë për vitin 2020.

Në përpjekje të vazhdueshme për të intensifikuar dialogun mes palëve dhe me fokus sipërmarrjen, ftoj sot në këtë mbledhje të Këshillit të Investimeve analizën mbi debatin për përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve, kryesisht e fokusuar në problematika që lidhen me bashkërendimin sipërmarrje-bashki.

Në fokus të diskutimit do të jenë taksat dhe tarifat vendore, shërbimet e marra dhe roli i Bashkive në zhvillimin ekonomik lokal.

Progresi i  reformës administrative-territoriale, e  cila është nisur në vitin 2014, është shumë i rëndësishëm për objektivat që mbart:

Rritjen e efikasitetit të strukturave të vetëqeverisjes vendore

Forcimin e financave të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe rritjen e autonomisë fiskale.

Forcimin e qeverisjes në nivel vendor- forcimi i transparencës dhe pjesëmarrjes së komuniteteve, biznesit dhe shoqërisë civile në vendimmarrjen publike në nivel vendor.

Reforma e decentralizimit fiskal vendosi në funksion një sërë mekanizmash:

Miratimin e ligjit të ri mbi financat e vetëqeverisjes vendore, i cili forcoi rregullat e buxhetimit dhe disiplinën fiskale në nivel vendor.

Sigurisht, u rrit edhe përgjegjëshmëria mbi bashkitë në përgatitjen e buxheteve më realiste, më eficente, me objektiv rritjen e parashikueshmërisë dhe transparencës mbi fondet e përfituara si nga buxheti i qendror, ashtu edhe të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore.

Reforma ka filluar të japë rezultatet e saj para dhe bashkitë kanë filluar të mbledhin të ardhura, sigurisht në nivele të ndryshme nga njëra-tjetra.

Të ardhurat nga burimet e veta përfaqësojnë rreth 29.1% ndaj burimeve financiare totale. Ndërkohë, lidhja e transfertës së pakushtëzuar të përfituar nga bashkitë, rriti fondet në dispozicion të bashkive e çuar këtë shumë në gati 42% në vitin 2019, krahasuar me vitin 2015 dhe rreth 38% më e lartë se niveli historik i saj.

Theksojmë se ka një diferencim të theksuar sa i takon mbledhjes së të ardhurave nga një bashki në tjetrën, ku sigurisht kryeson bashkia Tiranë dhe ndaj menduam se pjesëmarrja e përfaqësuesve të kësaj bashkia në tryezën e sotme do të sjellë diskutime të frytshme.

Duhet të ketë një Angazhim të shtuar për reformën e kadastrës fiskale dhe u bëj kërkesë të gjithë kryebashkiakëve për të përqëndruar kapacitetet e tyre njerëzore gjatë vitit në vijim, në mënyrë që të fuqizojmë më tepër rolin e kadastrës fiskale, popullimin e të dhënave dhe ngritjen e një sistemi të drejtë të taksimi mbi pronën.

Në fokus të shqetësimeve të biznesit, ato që sot janë në dosjen e secilit prej jush përpara,  ka dy elementë të rëndësishëm te të cilët duhet të fokusohemi:

Pritshmërinë për shërbime cilësore në raport me kontributin e sipërmarrjeve në pushtetin vendor;

Pritshmëritë që Bashkitë të kenë një rol më proaktiv në zbatimin e projekteve konkrete të zhvillimit ekonomik, dhe të bëhen faktor për zhvillimin ekonomik në secilën nga zonat ku bashkitë orientojnë politikat e tyre fiskale.

Në këtë kontekst, analiza në Këshillin e Investimeve me fokus ndërveprimin biznes– bashki mbetet aktuale, për të përditësuar debatin, rritur transparencën dhe konsideruar ndërhyrjet për të maksimizuar sa më shumë efektivitetin e këtyre masave.

Mbledhja e sotme është një mundësi e mirë për të reflektuar mbi këtë situatë aktuale, për të dëgjuar zërin e sipërmarrjes dhe për të reflektuar respektivisht në të gjithë elementët e saj.

Përtej kontekstit fiskal, shumë i rëndësishëm mbetet dhe zhvillimi ekonomik. Është shumë e rëndësishme të shikojmë se si zhvillimi ekonomik jo vetëm është në fokus të qeverisë qendrore, por edhe asaj vendore dhe ku ekzistenca e disa masave në pushtetin vendor do të kthejë në mënyrë të menjëhershme vëmendjen e bizneseve drejt TEDA-ve, zhvillimeve të cilat së fundmi janë kthyer si një paketë për tërheqjen e investitorëve të huaj, jo vetëm në rajonin e Tiranës por edhe në rajonet e tjera.

Dëshiroj të theksoj se këto mundësi ekzistojnë por duhet të ridimensionohen për të sjellë atë burim të ardhurash për ekonominë lokale dhe kombëtare.

Në përfundim, dua të falënderoj Sekretariatin e Këshillit të Investimeve për punën e bërë, të gjithë pjesëmarrësit në këtë anketë, të cilën ne nuk mund ta realizojmë pa pjesëmarrjen e biznesit, pa vlerësimet e tyre, qoftë dhe ankesat e tyre, në mënyrë që ky diskutim të jetë i frytshëm dhe për të çuar përpara procese shumë më të rëndësishme, si në pushtetin vendor, ashtu edhe në atë qendror.

Faleminderit.

The post Ministrja Denaj në KI: Ndërveprimi bashki-biznes rrit transparencën dhe zhvillim ekonomik lokal appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Ministrja Denaj: Programe buxhetore në mbështetje dhe fuqizimit të grave në sipërmarrje
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, mori pjesë në Samitin e Grave të Biznesit “Takimi i Rrjetit të Grave Profesioniste të Diasporës”, organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduart Shalsi.

Në fjalën e saj, Ministrja Anila Denaj bëri një përmbledhje të përgjithshme të përfshirjes së gruas në sipërmarrje dhe në politikëbërje, duke vënë theksin,  në vëmendjen e shtuar të qeverisë shqiptare për të ulur hendekun gjinor në fusha të ndryshme, luftuar pabarazinë gjinore dhe rritur numrin e grave sipërmarrëse.  Ministrja theksoi faktin se në vitet e fundit buxhetimi me bazë gjinore ka qenë një element i shtuar, ku në Buxhetin Afatmesëm 2018-2020, 1/3 e programeve ose 28 prej tyre kanë qenë të tilla, ndërkohë në Buxhetin Afatmesëm 2019-2021 kjo shifër ka shkuar në 33, ose 50% të të gjitha programeve buxhetore të Ministrive të Linjës.

Sipas të dhënave, 32.7 miliardë lekë ose 6.3% të buxhetit të përgjithshëm kanë qënë fondet buxhetore të Buxhetit të përgjegjësisë gjinore për vitin 2019, krahasuar me 15 miliardë lekë (2.4% të buxhetit të përgjithshëm) të planifikuara për t’u shpenzuar në 2018. Po ashtu, në programin buxhetor 2020-2022 do të ketë 36 programe buxhetore për të mbyllur në mënyrë specifike boshllëqet gjinore ose për të përparuar barazinë gjinore.

“Si Ministre e Financave dhe Ekonomisë do të përpiqem përherë që programet buxhetore të marrim një vëmendje më të shtuar. Sigurisht që kjo është pjesë e politikave dhe jo vetëm e një ministrie, por jap kështu garancinë që vëmendja e qeverisë dhe e Kryeministrit Rama është shumë e thelluar drejt kësaj barazie dhe në veçanti drejt fuqizimit të gruas në të gjithë komponentët e saj dhe atë të sipërmarrjes”, tha znj. Denaj.

Fjala e Ministres Denaj:

I nderuar z. Majko,

I nderuar z. Shalsi,

Të nderuar pjesëmarrës nga Diaspora dhe brenda kufijve të Shqipërisë dhe jashtë saj,

Të nderuar përfaqësues të dhomave të tregtisë që jeni sot këtu me ne.

Në fakt, z. Majko e bëri një fjalë përshëndetëse dhe nuk do të doja të bija në përsëritje, por nuk mund t’i rezistoj tundimit për të përshëndetur të gjitha gratë pjesëmarrëse sot dhe ato që nuk janë, por që na përfaqësojnë denjësisht në të gjithë përditësinë tonë, në një rrugëtim jo të lehtë në këto 30 vitet e fundit, të cilat përtej shifrës që z. Majko përmendi, 30% në shifra statistikore, shifër që mund të jetë e vogël, kanë bërë një rrugëtim të gjatë për të arritur në këtë shifër. Një falënderim i veçantë i shkon atyre për këtë rrugëtim.

Ky rrugëtim nuk duhet të vijë më me kosto, pasi duhet të jetë një kosto sa më shumë e reduktuar në mënyrë që jo vetëm përqindja të rritet në përfaqësimin në sipërmarrje, por edhe procesi për të arritur këtë përqindje të jetë sa më i reduktuar dhe sa më i lehtësuar.

Vizioni i Strategjisë së Barazisë Gjinore 2016-2020, i cili synon një shoqëri që vlerëson barazinë gjinore si kusht të domosdoshëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe që synon drejt tolerancës zero kundër dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje, nuk është vetëm një demagogji dhe më lejoni që gjatë fjalës sime të përmend disa nga elementët të cilët, brenda kësaj strategjie, jemi munduar t’i adresojmë me politika, që janë vetëm një pjesë e saj dhe një politikë më e gjerë e më gjithëpërfshirëse parashikohet në vijim.

Do ta nisja nga përfaqësimi në qeveri me një numër jo të vogël dhe të konsiderueshëm të zonjave ministre, numër që kalon 50%, por edhe të numrit të zonjave që përfaqësojnë gjininë në Parlament. Mendoj që në këtë kuadër përfaqësimi është një fakt konkret dhe është në nivelet më të larta të politikëbërjes dhe Shqipëria është një nga vendet që, edhe në renditjen më të fundit, ka treguar se ka qenë një stimul edhe për vende të tjera në rajon e më gjerë.

Jemi renditur në 5 vendet më të ekuilibruara në botë përsa i përket përbërjes së kabinetit qeveritar, me 53.3% gra në pozita ministrore dhe 29.0% gra anëtare të Parlamentit.

Gjithashtu, kemi shndërruar në prioritet themelor edhe promovimin dhe nxitjen e një kulture të sipërmarrjes. Janë 15 781 biznese të regjistruara në vitin 2019, ku 5089 ose 32% e tyre administrohen nga zonja, 30% e tyre kanë aksionere gra.

Ndërmarrja e masave në drejtim të sektorit privat synon krijimin e një mjedisi nxitës për gruan sipërmarrëse nëpërmjet:

krijimit të një rrjeti të fuqizuar të aktorëve në mbështetje të gruas sipërmarrëse dhe rritjen e kapaciteteve të drejtueseve gra;

rritjen e numrit të sipërmarrjeve femërore;

rritjen e aksesit në financë të sipërmarrjeve femërore.

Më lejoni t’ju informoj se dje kam firmosur në Vienë, së bashku me përfaqësuesen rajonale të Bankës Botërore, një nga dy kontratat e kredisë të cilat do të ndihmojnë, në veçanti Ministrinë e Financave, por edhe politikëbërjen, për të rritur përfaqësimin e grave ndaj pronës dhe sigurisht është një hap shumë i rëndësishëm për ta bërë gruan jo vetëm sipërmarrëse në aksione, por edhe për aksesin në financë, për të hyrë në tregje të caktuara kapitali dhe për të rritur zërin e saj në kontekst të sipërmarrjes.

Kjo kredi kompozohet nga dy pjesë, ajo e Bankës Botërore që nëpërmjet institucionit të saj financiar konsiston në 9.1 milionë euro, por edhe nëpërmjet Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila ka një komponent më të shtuar në vlerë monetare, dhe të dyja së bashku do të ndihmojnë aksesin në pronësi, e më pas aksesin në financë të gruas, e për të çuar këtë sipërmarrje në nivele edhe më të larta përfaqësimi.

Kështu që, unë gjej rastin të falënderoj bashkëpunëtorët tanë të cilët në politikëbërje na kanë ndihmuar jo vetëm me kredi, por edhe me asistencë teknike për të çuar përpara këto procese.

Gjithashtu, gjej rastin të falënderoj edhe donatorët e tjerë, si BERZH, Kooperacioni Italian UNDP, UN Ëomen, GIZ, të cilët na vazhdimësi mbështesin sipërmarrësit dhe kanë ndjeshmëri të shtuar ndaj grave sipërmarrëse edhe në aspekte të tjera, duke filluar nga trajnimet në momentet e fillimit të një biznesi, por edhe në rritjen e aftësive profesionale të punonjësve në çdo ndërmarrje, sigurisht me drejtuese femra me më shumë fokus se sa të tjerat.

Hendeku gjinor i pagave në Shqipëri është një element për tu adresuar, i cili shkon në 10.5%. Kjo shifër është më e ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Megjithatë, si Ministre e Financave më duhet të jem pak kritike me këtë shifër. Të flasim për hendek gjinor të pagave në 10.5% është një shifër shumë e mirë. Ndoshta vende të tjera edhe më të zhvilluara e kanë më të lartë dhe kjo është një sfidë që e ballafaqon shpesh pabarazinë gjinore në rezultate. Ne nuk duhet të na bëjë shumë të kënaqur kjo përqindje, duke menduar pjesën e punësimit gri dhe prandaj nuk jam shumë optimiste për të thënë që jemi ndër vendet më të para, me një hendek kaq të vogël sot. Kjo pasi unë besoj se, në raport edhe me eksperiencën e vitit të shkuar me antiinformalitetin dhe mbi të gjitha me luftën ndaj pagesës jo të pastër, në informalitetin gri, shifra 10.5% është jo e saktë e duhet të jetë më shumë dhe ne duhet që në mënyrë të vazhdueshme të luftojmë informalitetin e njëkohësisht dhe pabarazinë gjinore që ky indeks të jetë vërtet 10.5% ose më i ulët në vitet në vijim.

Ky hendek është më i theksuar në industrinë nxjerrëse dhe përpunuese, energjinë elektrike etj., ku për këtë grup veprimtarish ekonomike hendeku gjinor i pagave arrin deri në 35.3%. Këtu flasim për shifra shqetësuese sepse një diferencë pagash mes dy gjinive në masën e 35.3% është e lartë.

Pse i themi këto shifra? Sepse ky është një realitet i dhimbshëm dhe duhet adresuar me të gjitha politikat, jo vetëm me pjesën administrative, por edhe me politikat nxitëse dhe ne humbim çdo vit 20% të Produktit të Brendshëm Bruto për frymë nga kjo pabarazi dhe forca e gruas në ekonomi është e markuar sot dhe ky 20% humbje e PBB për frymë është një element statistikor i vitit 2019. Detyrimisht, nëse flasim për këto shifra, vendoset përpara politikëbërjes një objektiv shumë më i shtuar se si duhet të adresohet, si pjesa e pabarazisë gjinore, ashtu edhe pjesa e adresimit të incentivave për të eleminuar këtë pabarazi dhe këtë hendek, siç e thashë pak më lart.

Ndërkohë, sipas Forumit Ekonomik Botëror, hendeku në arsim është reduktuar në masë në Shqipëri, me një rezultat prej 0.99 në arsim dhe 0.98 në shëndetësi. Këto janë dy tregues që tregojnë se si në raport me arsimimin, ashtu edhe në raport me shëndetësinë, hendeku është aq minimal sa që shërbimi është në një barazi të plotë gjinore, nëse mund ta adresojmë të tillë këtë tregues.

Megjithatë, kjo nuk duhet të na bëjë domosdoshmërisht të ndihemi të qetë sepse sfidat në zhvillime të ndryshme, edhe demografike, mund të na çojnë në elementë të thellimit të hendeqeve.

Një element shumë i rëndësishëm lidhet me arsimin profesional dhe më lejoni të theksoj që pjesa e arsimit profesional akoma nuk ka mar drejtimin e duhur në raport edhe me barazinë gjinore. Ka shumë në arsimin profesional që i atribuohet gjinisë që nuk është gjinia femërore dhe besojmë se kjo mund të vijë për arsye ndoshta mentaliteti, ndoshta nevoje, ndoshta pamundësia.

Megjithatë, unë do të doja që në këtë forum të adresoja pjesën e arsimit profesional, sepse tregu i punës sot po shkon drejt nevojës së punësimit të personave të arsimuar nga arsimi profesional dhe arsimi profesional në katër vitet e fundit ka ridimensionuar edhe vetveten. Nuk po flas këtu vetëm për 35 shkollat që ne kemi sot për arsimin profesional, por po flas për numrin e personave që në vitet e fundit kanë ndjekur arsimin profesional, i cili nga viti 2014 që ka qenë në nivelin e 14.900 persona që ndjekin arsimin profesional, në shifrat e fundit të vitit 2018 ky numër ka qenë gati 20 mijë dhe kjo rritje në katër vite është e rëndësishme për tu theksuar. Gjithashtu, është e rëndësishme për të vendosur në fokus që arsimi profesional, për atë treg pune që kërkon arsimi profesional, të rritet dhe të ridimensionohet. Pse? Sepse investimet e huaja direkte në Shqipëri hyjnë në disa sektorë të cilët kërkojnë arsimin profesional për punësim dhe kërkojnë gjininë femërore, për arsye nga më të ndryshme. Kur flasim për shifrat, ato janë të tilla që pjesa e punësimit në nivelin e industrive të tjera, ato të përpunimit, të tekstileve, ose industrinë fason, kryesisht kanë një gjini të caktuar dhe është ajo femërore dhe nevoja për arsimim profesional është më e shtuar.

Prandaj unë do të doja nëpërmjet të gjitha formave të ndryshme, qoftë nëpërmjet grave sipërmarrëse që janë këtu apo dhomave të biznesit, vëmendja për ta çuar arsimin profesional te biznesi është dhe duhet të jetë e shtuar. Ne si qeveri apo ministritë përkatëse, ku ministria që unë përfaqësoj ka një komponent shumë të rëndësishëm, atë të arsimit profesional dhe tregun e punës, duhet të bëjmë akoma më shumë për t’i bashkuar këto dy elementë, ofertën dhe kërkesën në mënyrë që të arrijmë në kohë sa më optimale përputhshmërinë e tyre aty ku duhet dhe duke luftuar dhe për një rritje të pagave dhe barazinë e pagave ne mendojmë që mund të mbështesim e të fuqizojmë këtë sektor në veçanti.

Në nivel qendror, mbështetja gjinore vjen prej buxhetimit gjinor të programeve. Më lejoni të ndalem pak këtu pasi në vitet e fundit, edhe me ndihmën e donatorëve të ndryshëm, është fokusuar vëmendja drejt buxhetimit në bazë gjinore dhe ky është një element i shtuar në vitet e fundit ku ne dhe në raportet që paraqesim në aspekt buxhetimi e adresojmë në mënyrë të vazhdueshme.

Në Buxhetin Afatmesëm 2018-2020, 1/3 e programeve ose 28 prej tyre kanë qenë të tilla. Ndërkohë në Buxhetin Afatmesëm 2019-2021, kjo shifër ka shkuar në 33, ose 50% të të gjitha programeve buxhetore të Ministrive të Linjës.

32.7 miliardë lekë ose 6.3% të buxhetit të përgjithshëm kanë qënë fondet buxhetore të Buxhetit të përgjegjësisë gjinore për vitin 2019, krahasuar me 15 miliardë lekë (2.4% të buxhetit të përgjithshëm) të planifikuara për t’u shpenzuar në 2018. Në programin buxhetor 2020-2022 do të kemi 36 programe buxhetore për të mbyllur në mënyrë specifike boshllëqet gjinore ose për të përparuar barazinë gjinore.

Së fundmi dhe për të dëshmuar edhe më tej angazhimin tonë në këtë proces, unë do të nxisja në vijim vëmendjen tuaj ndaj disa proceseve që së bashku me Ministrin Shalsi ne kemi filluar të angazhojmë ekipet tona drejt proceseve të start up-it, me një ligj të posaçëm që do të adresojë nevojat për start up, pasi do të donim që dhe këtu vëmendja të shkonte drejt një promovimi më të madh të të gjithë produkteve që në të ardhmen mund të zhvillohen edhe me bazë gjinie.

Si Ministre e Financave dhe Ekonomisë do të përpiqem përherë që programet buxhetore të marrim një vëmendje më të shtuar. Sigurisht që kjo është pjesë e politikave dhe jo vetëm e një ministrie, por jap kështu garancinë që vëmendja e qeverisë dhe e Kryeministrit Rama është shumë e thelluar drejt kësaj barazie dhe në veçanti drejt fuqizimit të gruas në të gjithë komponentët e saj dhe atë të sipërmarrjes.

Ky samit në fakt është një dëshmi e saj dhe rrjeti që Ministri Majko ka krijuar për të gjithë fokusin e diasporës, por në veçanti dhe për gratë në biznes dhe për rritjen e sipërmarrjes së tyre në të ardhmen, tregon një vëmendje të qartë të qeverisë dhe të vetë strukturave që do të ketë jo vetëm vëmendje, por të ketë edhe produkte sa më të vlefshme për ju dhe për gjithë ekonominë në Shqipëri në veçanti.

Suksese dhe diskutime të frytshme në këtë samit.

Faleminderit.

The post Ministrja Denaj: Programe buxhetore në mbështetje dhe fuqizimit të grave në sipërmarrje appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Denaj: Buxheti 2020 fokusohet në Rindërtim dhe Investime, shpërblim pensionistëve për festat e fundvitit
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, doli sot në një konferencë për shtyp, gjatë së cilës foli për disa prej zhvillimeve më të fundit ekonomike, Buxhetin e shtetit për vitin 2020 dhe vendimin për shpërblimin e pensionistëve në masën e 3 mijë lekëve për pensionist me rastin e festave të fundvitit, duke mbajtur kështu zotimin e qeverisë për solidaritet me këtë shtresë të popullsisë.

Rritja ekonomike për tremujorin e tretë të vitit 2019 rezulton të jetë 3.81%, sipas publikimit më të fundit të INSTAT.

Ministrja Denaj vlerësoi faktin se performanca e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë shkon në linjë me performancën e tregut të punës gjatë këtij tremujori, ku norma e papunësisë njohu sërisht një reduktim të konsiderueshëm, ndërkohë që nga pikëpamja e kërkesës agregate bie në sy një rritje prej 3.9% e konsumit final të popullatës.

Ndërkohë, Investimet e Huaja Direkte janë rritur me 7.3% për 9-mujorin e vitit 2019, duke arritur nivelin e 810 milionë eurove.

Duke iu referuar këtyre zhvillimeve, Ministrja Denaj tha se fondamentet kyç të ekonomisë mbeten mjaft të forta dhe disa prej tyre me përmirësim të konsiderueshëm, duke përmendur indeksin e besimit të konsumatorit, rritjen e kreditimit të konsumatorëve apo rritjen e punësimit dhe nivelit të pagave, të cilët kanë patur përgjithësisht një trend rritës gjatë të tre tremujorëve të këtij viti.

“Të gjithë elementët që përmendëm deri më tani përbëjnë parametra të qëndrueshëm dhe me performancë pozitive në vitin 2019, duke shërbyer si një garanci për rikthim në normat e rritjes mbi 4% në vitin 2020”, tha znj. Denaj.

Në fjalën e saj gjatë konferencës, Ministrja iu referua edhe një herë Buxhetit të vitit 2020, i fokusuar në Rindërtim dhe Investime në vazhdimësi për qytetarët, duke theksuar se ai synon: uljen e Borxhit në nivelin prej 64.8% të PBB; deficit brenda Parametrave të Vendosur me një Bilanc të Përgjithshëm prej 2.2% të PBB; Investime Publike në nivelin jo më pak se 4.55% PBB-së; Bilanc Primar Pozitiv në nivelin prej 0.1% të PBB.

“Më lejoni të sjell në vëmendje të qytetarëve shqiptarë që, kokus i Buxhetit 2020 do të jetë në çdo rast ofrimi i shërbimeve dhe realizimit të prioriteteve tona strategjike, me synimin për të sjellë impakt të prekshëm”, u shpreh Ministrja.

Sa i përket vendimit të marrë për shpërblimimin e pensionistëve për festat e fundvitit, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë informoi se do të përfitojë rreth 663 227 qytetarë, nga të cilët: mbi 530 364 janë pensionistë në pension pleqërie; 67 754 janë në pension invaliditeti; 49 849 janë në pension familjar; dhe mbi 13 260 persona të tjerë janë në trajtim financiar me pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish – ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.

Fjala e Ministres Denaj:

Përshëndetje,

Sot INSTAT publikoi rritjen ekonomike të Tremujorit të Tretë të vitit 2019 që rezultoi me një rritje prej 3,81% krahasuar me të njëjtën periudh të një viti më parë.

Ky përshpejtim i rritjes për tremujorin e tretë në fakt ishte i pritshëm, po ashtu edhe sektorët apo faktorët kryesorë që do kontribuonin në këtë përshpejtim.

Për tremujorin e tretë rezulton një kontribut pozitiv i sektorit të industrisë me një rritje prej 5.85% dhe kontribut në PBB me 0.67 pikë përqindje; (ndikimi kryesor nga industria nxjerrëse me rritje 16.56%) dhe sektori i “Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimeve ushqimore” me një rritje prej 6.69% dhe kontribut ne PBB dhe 1.3 pikë përqindje, ose rreth 1 e treta e rritjes totale të tremujorit.

Performanca e mirë e sektorëve të shërbimeve që kanë lidhjen me të drejtpërdrejtë me aktivitetet turistike, piku i të cilave ndodh pikërisht në tremujorin e tretë, ishte gjithashtu një faktor kryesor në këtë përshpejtim të rritjes ekonomike gjatë këtij tremujori.

Kjo performancë e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë sa i takon rritjes së saj, shkon gjithashtu në linjë me performancën e tregut të punës gjatë këtij tremujori, ku norma e papunësisë njohu sërisht një reduktim të konsiderueshëm.

Punësimi njohu gjithashtu rritje, e ushqyer kryesisht nga rritja e shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës dhe me burime në rritje Industrinë dhe Shërbimet gjatë gjithë vitit dhe në Bujqësi me prirje pozitive në tremujorin e dytë dhe të tretë.

Nga pikëpamja e kërkesës agregate bie në sy një rritje prej pothuajse prej 4% (3.9% saktësisht) e konsumit final të popullatës.

Ndërkohë, formimi i kapitalit fiks bruto (apo investimet totale në ekonomi) sërisht rezulton me një kontraktim të lehtë krahasuar me vjet, kryesisht në reflektim të kontraktimit të ndërtimit të lidhur me TAP.

Megjithatë, Investimet e Huaja Direkte në 9 Mujorin e vitit 2019 kanë qënë në rritje me 7.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë monetare ky fluks arrin 810.2 Milion EUR, ku pritshmëritë janë që për këtë vit të tejkalohet shifra prej 1 Miliard Euro të flukseve.

Konsiderojmë se fondamentet kyç të ekonomisë mbeten mjaft të forta dhe madje me përmirësim të konsiderueshëm në disa prej tyre.

Disa nga treguesit kryesorë që mbështesin përmirësimin e performancës, janë edhe:

indeksi i besimit të konsumatorit,

rritja e kreditimit të konsumatorëve,

rritja e punësimit dhe nivelit të pagave,

indikatorë të cilët kanë patur përgjithësisht një trend rritës gjatë të tre tremujorëve të këtij viti.

Të gjithë elementët që përmendëm deri më tani, përbëjnë parametra të qendrueshëm dhe me performancë pozitive në vitin 2019, duke shërbyer si një garanci për rikthim në normat e rritjes mbi 4% në vitin 2020.

Buxheti 2020- Në vitin 2020 do të sigurojmë një Menaxhim dhe Planifikim për Ruajtjen e Parametrave të Qëndrueshëm Fiskal, duke pasur një buxhet të fokusuar në Rindërtim dhe Investime në Vazhdimësi për çdo Qytetar.

Indikatorët e synuar për Buxhetin 2020 do të jenë:

Ulje e Borxhit në nivelin prej 64.8% të PBB;

Deficiti brenda Parametrave të Vendosur me një Bilanc të Përgjithshëm prej 2.2% të PBB;

Investime Publike në nivelin jo më pak se 4.55% PBB-së;

Bilanc Primar Pozitiv në nivelin prej 0.1% të PBB.

Më lejoni të sjell në vëmendje të qytetarëve shqiptarë që, Fokus i Buxhetit 2020 do të jetë në çdo rast ofrimi i shërbimeve dhe realizimit të prioriteteve tona strategjike, me synimin për të sjellë impakt të prekshëm.

Arsimi:

Buxheti për MASR: 41 miliard lekë

Investime në tërësi në Arsim do të jenë 4 miliard lekë, nga të cilat 1.7 miliard i alokohen arsimit bazë dhe 1.2 miliard Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm.

Përmes këtij buxheti sigurojmë mbështetje të vazhdueshme për studentët në kuadër të Paktit me Universitetin, kuota ushqimore, tekste dhe transport falas dhe ndërtim dhe rehabilimit për mbi 180 objekte arsimore.

Dëshiroj të theksoj se në përpjekjet tona për të siguruar Aftësi për të Sotmen dhe të Ardhmen, Arsimit Profesional i alokohet një buxhet prej 3.2 miliard lekë, nga të cilat 1.2 miliard kanalizohen në investime për këtë sektor.

Shëndetësia:

Një buxhet tërësor prej 62 miliard lekësh, nga të cilat:

34 miliard lekë do të sigurohen shërbimet parësore dhe dytësore shëndetësorë për qytetarët;

Rikonstruksionin e 120 Qendra shëndetësore për vitin 2020;

4 maternitete dhe modernizim të QSUT;

Ilaçe të rimbursuara për 1000 pacientë më shumë se sa vitet më parë;

Shërbimi i kontrollit bazë (check-up) falas për 475 mijë qytetarë;

Bujqësi:

Buxheti për MBZHR: 11.1 miliard lekë

Investime në nivelin e 7 miliard lekë, ku përfshihet edhe rritja e sigurisë së digave dhe parandalimi nga fatkeqësitë natyrore.

Kemi alokuar rreth 3.7 miliard lekë për menaxhimin e infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes dhe 2 miliard lekë për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Infrastruktura:

21 mld lekë për projekte rrugore në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve;

8 Miliard lekë për të siguruar furnizim me ujë për qytetarët dhe për kanalizmiet;

602 km të ndërtuara dhe rehabilituara, nga 308 km në 2019;

Rritja e sigurisë rrugore me qëllim uljen e numrit të aksidenteve;

4 mld lekë për mirëmbajtje të rrjetit kombëtar të rrugëve nga buxheti dhe Banka Botërore;

Menaxhimi i Mbetjeve urbane 3.5 miliard lekë dhe buxhet për energjinë 2.6 miliard lekë.

Reforma në Drejtësi, si një parakusht për drejtësi sociale dhe integrim evropian mbështet nga buxheti duke:

2 miliardë lekë për institucionet e reja të Reformës në Drejtësi;

+ 1.3 miliardë lekë shtesë për mbështetj buxhetore.

Mbështetje për Kategori Specifike- Për të vijuar më tej, me detyrimin për të mos lënë askënd pas dhe askënd pa marrë atë cfarë qeveria i ka premtuar, ky buxhet i ardhshëm, siç edhe kam theksuar më parë, mbulon:

Fondin e përcaktuar për ish-të përndjekurit në masën 1 miliard lekë

Fondin e përcaktuar për ish-pronarët në masën 4.5 miliard lekë

Fondin e përcaktuar për mbeshtetjen sociale, ndihmën ekonomike dhe pagesën për aftësi të kufizuar në masën 21 miliard lekë.

Më tej, prej 1 Janarit 2020, të gjitha shërbimet kryesore për qytëtarët dhe bizneset do të ofrohen online. Ky do të jetë një proces, i cili do të konsolidohet deri në fund të vitit 2020.

Bonusi për Pensionistët– Së fundi dëshiroj ta mbyll fjalën time me një lajm të mirë për të gjithë pensionistët.

Ndonëse ky ishte një vit jo i lehtë, duke i shtuar kësaj pasojat dhe tragjedinë e tërmetit të 26 Nëntorit e cila merr energji buxhetore, ne mbajtëm zotimin tonë për solidaritet me pensionistët duke akorduar edhe këtë vit siç është bërë traditë shpërblimet e fundivit për këtë kategori.

Ky bonus do të jepet në masën 3000 lekë për çdo pensionist dhe kategori tjetër qytetarësh që trajtohet me pensione të veçanta.

Nga ky shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 663 227 qytetarë të tjerë me pensione të posaçme, nga të cilët:

mbi 530 364 jane pensionistë në pension pleqërie,

67 754 janë në pension invaliditeti,

49 849 janë në pension familjar dhe,

mbi 13 260 persona të tjerë janë në trajtim financiar me pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish – ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.

Ju faleminderit,

The post Denaj: Buxheti 2020 fokusohet në Rindërtim dhe Investime, shpërblim pensionistëve për festat e fundvitit appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Ministrja Denaj: Lehtësimi i tregtisë në rajon, të forcojmë dialogun konstruktiv mes palëve
Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizoi konferencën “CEFTA-Kthimi i Sfidave në Mundësi”, në kuadër eventit “CEFTA Week 2019” dhe në përmbyllje të kryesimit të CEFTA-s për këtë vit nga Shqipëria.

Në këtë konferencë merrnin pjesë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj, Anila Denaj; Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, znj. Genoveva Ruiz Cavalera; përfaqësues të qeverive dhe përfaqësues nga dhomat e tregtisë dhe industrisë të vendeve anëtare të CEFTA-s, etj.

Ministrja Denaj mbajti fjalën hapëse të konferencës, gjatë së cilës bëri një përmbledhje të çështjeve kryesore të trajtuara dhe arritjeve gjatë kryesimit të CEFTA-s nga vendi ynë.

Ministrja theksoi faktin se gjatë vitit 2019, Shqipëria, së bashku me palët anëtare në CEFTA, ka punuar intensivisht për realizimin e objektivave në lehtësimin e tregtisë, integrimin rajonal mes vendeve, duke synuar së pari në rritjen e zhvillimin ekonomik dhe përfitimeve direkte dhe indirekte për qytetarët.

“Ky është dhe një moment reflektimi për ne dhe partnerët tanë ndërkombëtarë dhe rajonalë, si dhe është një moment për të vlerësuar se çfarë ka funksionuar dhe çfarë duhet të funksionojë më mirë në të ardhmen”, u shpreh znj. Denaj.

Sipas Ministres, dialogu konstruktiv mes palëve është kyç për të zgjidhur problematikat e hasura në marrëdhëniet ekonomike mes vendeve anëtare të CEFTA, kryesisht problematikat e lidhura me qarkullimin e mallrave, të cilat duhet të adresohen nëpërmjet tryezave të diskutimit dhe bashkëpunimit efektiv rajonal. Për zgjidhjen e problematikave, shtoi znj. Denaj, është mjaft e rëndësishme edhe përfshira e sektorit privat në këto diskutime.

“Synim final i marrëveshjes mbetet eleminimi i barrierave jo tarifore e më gjerë dhe materializimi i shkëmbimeve tregtare të rritura në vijueshmëri. Kryesimi i CEFTA-s në vitin 2019 na ka angazhuar ne si Shqipëri për të realizuar një dialog bashkëpunimi intensiv, i cili ka realizuar disa suksese, por ka shumë punë për të bërë dhe nëse të gjithë do të fokusohemi në një bashkëpunim dhe dialog konstruktiv, jam i bindur se viti tjetër me kryesimin e Bosnje-Hercegovinës do të jetë edhe më i suksesshëm”, u shpreh Ministrja.

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, znj. Genoveva Ruiz Cavalera, tha se bashkëpunimi mbetet faktor kyç në rrugën europiane të rajonit, bashkëpunim që vjen edhe si detyrim i Marrëveshjes së Stabilizim Asoccimit që çdo vend i rajonit ka me BE e në këtë drejtim, implementimi i CEFTA-s është një detyrim.

Znj. Cavalera vlerësoi arritjet e CEFTA-s për lehtësimin e tregtisë mes vendeve të rajonit dhe shprehu bindjen se ka akoma mundësi për progres të mëtejshëm në këtë drejtim, ndërsa vlerësoi edhe synimin e krijimin e një zonë ekonomike rajonale, duke e konsideruar thelbësor në zhvillimin e potencialit ekonomik të rajonit.

Fjala e Ministres Denaj:

Të nderuar pjesëmarrës, bashkëpunëtorë dhe kolegë,

Shqipëria, në këtë vit të kryesimit të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Evropën Qendrore – CEFTA, së bashku me të gjithë palët anëtare vijoi në mënyrë intensive punën për të realizuar objektivat në lehtësimin e tregtisë, integrimin rajonal mes vendeve dhe palëve, duke synuar në radhë të parë zhvillimin ekonomik, përfitime direkte dhe indirekte për të gjithë qytetarët.

Si kryesues të CEFTA-s në këtë vit kemi pasur kënaqësinë të drejtojmë edhe Komitetin e Lehtësimit të Tregtisë dhe Nënkomitetin e Tregtisë në Shërbime.

Ky është dhe një moment reflektimi për ne dhe partnerët tanë ndërkombëtarë dhe rajonalë; si dhe është një moment për të vlerësuar se çfarë ka funksionuar dhe çfarë duhet të funksionojë më mirë në të ardhmen.

CEFTA ka qenë dhe mbetet një forum ku diskutimi dhe negocimi mes palëve duhet të sjellë progres dhe gjetjen e zgjidhjeve të prekshme për të gjithë anëtarët. Përgjatë kësaj periudhe kemi hasur edhe pengesa, kryesisht ato të lidhura me qarkullimin e mallrave, të cilat pa diskutim duhet të adresohen dhe të zgjidhen, në tavolina diskutimi dhe nëpërmjet bashkëpunimit rajonal efektiv.

Komunikimi konstruktiv është kyç për të realizuar zgjidhjen e këtyre problemeve dhe një element shumë i rëndësishëm për ta konsideruar është përfshirja e sektorit privat, si një aktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe një emërues themelor në prioritetet tona.

Synim final i marrëveshjes mbetet eleminimi i barrierave jo tarifore e më gjerë dhe materializimi i shkëmbimeve tregtare të rritura në vijueshmëri.

Sot, rreth 25% e tregtisë së CEFTA-s është tregtia ndër-rajonale dhe rreth 75% për pjesën tjetër të botës, kryesisht me BE-në. Në fund të vitit që lamë pas, shkëmbimet tregtare vetëm midis Shqipërisë dhe palëve të CEFTA-s tejkaluan vlerën e 750 milion euro, mbi 300 milionë Euro në importe dhe 400 milion Euro në eksporte. Trendi pozitiv i shkëmbimeve tregtare në vitet 2014-2018 ka pësuar një rritje të përvitshme mesatare në nivel prej 6%, ndërkohë që shifrat e 11 mujorit të 2019 reflektojnë potencial për tejkalimin e realizimit të viteve të shkuara.

Ky është një sinjal pozitiv për të githë bizneset shqiptare dhe ato në vendet e rajonit.

Burimi kryesor për zhvillimin e ekonomive tona kombëtare dhe rajonale është komuniteti i biznesit me aftësinë dhe fleksibilitetin e tij për t’u përshtatur menjëherë me ndryshimet e marrëveshjeve ndërkombëtare apo rajonale dhe përmirësimet që sjellin këto ndryshime.

Roli i çdo anëtari të CEFTA-s është krijimi i lehtësisë legjislative dhe rregullatore për të siguruar harmonizimin, thjeshtësimin dhe standardizimin e legjislacionit, procedurave dhe dokumentacionit.

Sa më sipër, për të sjellë një volum të shtuar mes të gjitha palëve përmes masave të shtuara të marra.

Prandaj, çdo protokoll dhe çdo marrëveshje do të mbetet një instrument prioritar për të lehtësuar kalimin e mallrave, informacionit, kapitalit dhe njerëzve.

Më lejoni që shkurtimisht të përmend disa nga përpjekjet dhe arritjet që CEFTA ka arritue gjatë këtij viti:

Ndjekja e proceseve më të fundit për zbatimin e Protokollit Shtesë 5 dhe rritjen e funksionimit të Operatorëve të Autorizuar në Rajonin e CEFTA-s. Disa ndër hapat konkretë për fuqizimin e implementimit të Protokollit Shtesë 5 kanë qenë pergatitjet për njohjen e ndërsjelltë të dokumenteve doganore dhe Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO). Tashmë ky koncept është implementuar tek të gjitha palët, gjë e cila krijon mundësi për rritjen e efektivitetit të transaksioneve doganore, krijon një proces të lehtësuar, uljen e kostove dhe uljen, në radhë të parë, të kohës në shërbimet doganore të ofruara nga të gjitha palët.

Kemi përmirësuar dhe thjeshtësuar rregullat e origjinës për një sërë sektorësh prioritarë dhe me potencial zhvillimi, si në tregtinë rajonale midis palëve të CEFTAs, ashtu edhe me pjesën tjetër të botës, kryesisht BE, EFTA dhe Turqinë.

Heqja e barrierave tregtare ka integruar dhe siguruar kontrollet dhe inspektimet doganore të cilat bëhen me bazë risku dhe ka mundësuar hartimin e një strategjie të përbashkët të menaxhimit të riskut. Kjo ka rritur nivelin e sinergjisë dhe të bashkëpunimit midis ofruesve të shërbimeve në rajon dhe ka krijuar kushte më avantazhuese për procedurat ndaj biznesit.

Palët kanë vlerësuar si të domosdoshme njohjen reciproke të certifikatave të produkteve bujqësore midis vendeve të rajonit dhe mbetemi të angazhuar që këtë process të çojmë deri në fund.

Protokolli Shtese 6 për tregtinë në shërbime është pranuar nga palët dhe është gati për adoptim. Të gjithë ne duhet të kemi një fokus të fortë edhe në Tregtinë në shërbime. Adoptimi final dhe ratifikimi i Protokollit Shtesë 6 është një parakusht për të zhvilluar instrumentat e nevojshëm për lehtësimin e liberalizimit dhe njohjes së ndërsjelltë të profesioneve të kualifikuara.

Diskutimet mbi Protokollin Shtesë 7 “Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve” janë duke u zhvilluar për të arritur miratimin e plotë të tekstit nga të gjitha Palët e CEFTA-s ndërsa emërimi zyrtar i grupit negociator tashmë ka përfunduar.

Vendet anëtare të CEFTA-s i kanë kushtuar shumë rëndësi forcimit të dialogut publik – privat si një mekanizëm efektiv komunikimi, midis Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë, komunikim i cili duhet të vazhdojë përtej implementimit të Marrëveshjes së Tregtise së Lirë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Pas kësaj liste me disa elementë të cilët kanë qenë pjesë e punës së grupeve teknike të të gjithë anëtarëve të CEFTA-s, përfshirë pjesëmarrësit që sot janë në këtë konferencë, qëndron një punë shumë intensive gjatë gjithë këtij viti. Ndaj, më lejoni të falënderoj të gjithë pjesëtarët që kanë punuar dhe ekipin e CEFTA-s në veçanti.

Palët e CEFTA-s kanë treguar vullnet dhe shpesh kanë këmbëngulur deri në identifikimin e zgjidhjeve më të mira dhe gjithëpërfshirëse për çështje madhore të rajonit, duke e bërë CEFTAn një forcë dinamike transformuese dhe duke i kthyer sfidat në mundësi.

Megjithatë, ka shumë punë për të bërë. Kryesimi i CEFTA-s në vitin 2019 na ka angazhuar ne si Shqipëri për të realizuar një dialog bashkëpunimi intensiv. Ky dialog ka realizuar disa suksese, por mendojmë se ka shumë punë për të bërë dhe nëse të gjithë do të fokusohemi në një bashkëpunim dhe dialog konstruktiv, jam i bindur se viti tjetër me kryesimin e Bosnje-Hercegovinës do të jetë edhe më i suksesshëm.

Ju falënderoj dhe punime të mbara në konferencën e sotme.

The post Ministrja Denaj: Lehtësimi i tregtisë në rajon, të forcojmë dialogun konstruktiv mes palëve appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Kuvendi miraton Buxhetin 2020 dhe Paketën Fiskale
Ministrja Denaj: Buxheti 2020 është buxheti i rimëkëmbjes dhe vazhdimësisë

Projektbuxheti i shtetit për vitin 2020, Paketa Fiskale që e shoqëron atë dhe projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” u miratuan dje nen për nen dhe në tërësi nga Kuvendi i Shqipërisë. Projektbuxheti 2020 u rishikua pas tërmetit të datës 26 nëntor, me qëllim përballimin e dëmeve të shkaktuara dhe financimin e Programit të Rindërtimit.

Në fjalën e saj, Minstrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, foli për objektivat që synohet të arrihen përmes Buxhetit 2020, incentivat që sjell Paketa Fiskale dhe risitë e projektligjit të Fiskalizimit.

Fjala e Ministres Denaj:

I nderuar Z. Kryetar,

Të nderuar Deputetë,

Të nderuar Qytetarë,

Më lejoni ta nis fjalën time duke theksuar së pari angazhimin e plotë të Qeverisë Shqiptare për të mundësuar mbështetjen e sigurt për çdo qytetar të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit. Prej ditës së parë dhe në vijim, jemi angazhuar plotësisht për miratimin e të gjithë kuadrit të nevojshëm ligjor dhe mbështetjes monetare për të mundësuar sadopak lehtësimin e pasojave të këtij tërmeti dhe për të nisur procesin e rimëkëmbjes, i cili në këtë buxhet parashikon disa zëra.

Pikërisht për të vijuar këtë proces, përmes instrumentit themelor të Qeverisë që është Buxheti 2020, prezantuam si pjesë e tij Fondin e Rindërtimit. Ky instrument mobilizon maksimalisht të gjitha fondet e nevojshme për të mundësuar një rimëkëmbje të shpejtë, duke alokuar 20 miliardë lekë apo 200 milion dollarë.

Paralelisht, Buxheti mbron parametrat makroekonomikë dhe fiskalë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe vijimin e konsolidit fiskal.

E theksoj, paralelisht, sepse mënyra më e mirë për të përmirësuar situatën e krijuar në çdo familje të prekur nga tërmeti është të vijojmë me të gjitha projektet që ishin parashikuar më parë se të ndodhte kjo fatkeqësi dhe me synimin për një rritje ekonomike dhe stabilitet financiar në vijim.

Buxheti synon qëndrueshmëri të pozicionit të jashtëm të Shqipërisë, nxitje për zgjerimin e biznesit vendas, rregulla të barabarta për investitorët e huaj dhe mbi të gjitha incentiva për rritjen e punësimit, veçanërisht për të rinjtë. Më tej, angazhimi ynë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian mbetet i pacënuar dhe kjo konfirmohet edhe në këtë javë të rëndësishme si Java CEFTA.

Buxheti 2020 është buxheti i rimëkëmbjes dhe vazhdimësisë. Ky do të ishte titulli i këtij projektbuxheti.

Në këtë kuadër, në terma të politikave dhe indikatorëve makroekonomikë ky buxhet bën të mundur:

Akomodimin e Fondit për Rindërtim prej 20 miliardë lekë.

Akomodimin e Bonusit të Qirave prej 1 miliardë lekë;

Synimin e një rritjeje ekonomike në nivelin 4.1% për vitin 2020, një rritje e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimevet. Kjo rritje parashikon për vitin 2020:

krijimin i rreth 35 mijë vendeve të reja pune;

ulje të mëtejshme të papunësisë nën nivelit e 11%.

Sigurimin e një niveli investimesh publike prej 4.5% të Produktit të Brendshëm Bruto.

Ruajtjen e Balancës Primare Pozitive. Kjo balancë do të jetë pozitive për të pestin vit rradhazi në nivelin e 0.1 % duke synuar mbajtjen e borxhit në trajektore rënëse. Konkretisht, në fund të vitit 2020 borxhi publik pritet të ulet nga 65.4% të PBB-së në 2019 në 64.8% të PBB-së në 2020.

Mbajtjen e defiçitit buxhetor nën nivelin e 2.2%.

Sa më sipër, është rezultati i një sërë diskutimeve në bashkëpunim me Komisionin për Ekonominë dhe Financat për të maksimizuar burimet financiare dhe shpërndarjen e tyre të drejtë edhe në kuadër të situatës së krijuar pas tërmetit.

Shpenzimet Buxhetore të planifikuara në vitin 2020 synojnë të financojnë më shumë asete publike dhe shërbime publike cilësore në arsim, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë rrugore, për çdo qytetar.

Ka patur një diskutim dhe në komisionin e Ekonomisë për një rishpërndarje të projekteve të reja, të shumës prej 6.2 miliardë lekë, në projekte që janë prioritare në vijim, në mënyrë që të fokusohet mbështetje më e lartë për të gjithë situatën pas tërmetit.

Investimi në arsim, si një e drejtë universale për akses në arsim cilësor, vijon të mbeten prioritet, ashtu si dhe mbështetja e vazhdueshme për studentët në kuadër të Paktit me Universitetin;

Sektori i shëndetësisë, në frymën e konsolidimit të shërbimeve shëndetësore, si në sasi, ashtu edhe në cilësi, është i konfirmuar:

120 Qendra shëndetësore për vitin 2020-2021, të rikonstruktuara;

Shërbime më cilësore dhe kohë e reduktuar;

Bujqësia; gjatë diskutimit të projektbuxhetit në parim edhe këtu në Parlament, kemi theksuar se për këtë sektor synojmë rritjen e produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë. Rialokimi i 0.5 miliardë lekë, sipas ndryshimeve më të fundit në komisionin e Ekonomisë, është investim për të parandaluar situata të ndodhura në rast të fatkeqësive të tjera natyrore, kryesisht të përmbytjeve.

Infrastruktura Rrugore: Do të vijojnë investimet në infrastrukturën rrugore, kompletimi i akseve rrugore nacionale dhe segmenteve rrugore për të gjitha kontratat e nisura, në mënyrë që këto investime të përfundojnë në kohë optimale.

Ky buxhet është diskutuar jo pak për mbështetjen shumë të madhe që i është dhënë Reformës në Drejtësi. Kemi siguruar jo vetëm për vitin 2019 një shumë të konsiderueshme prej 2 miliardë lekësh për të gjitha institucionet e krijuara në zbatim të Reformës në Drejtësi, por edhe një mbështetje buxhetore shumë të rëndësishme në vijim, me një shtesë prej 1.3 miliardë lekësh, të cilat e çojnë këtë projekt në një konsolidim të plotë të të gjithë institucioneve të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, janë synuar të mbahen të paprekura të gjitha angazhimet tona në kuadër të NATO-s dhe të gjitha angazhimet të cilat lindin nga kontratat kontraktuale.

Si do të realizohet ruajtja e balancës primare pozitive dhe sigurimi i burimit të financimit prej 13 miliardë lekë për Fondin e Rindërtimit?

Sigurisht do të rritet huamarrja në vlerën prej 10.4 miliardë lekë dhe do të ketë rialokime në disa zëra, të cilat vijnë dhe me propozim të komisionit të Financave dhe Ekonomisë, kryesisht për investimet e reja, të parashikuara para rishikimit të projektbuxhetit, duke synuar një rialokim për Ministrinë e Infrastrukturës në 2.5 miliardë shtesë dhe 0.5 miliardë në shpenzimet korente; bonusi i qerasë prej 1 miliardë lekësh; shtesa prej 0.5 miliardë lekë për Ministrinë e Bujqësisë për investime për forcimin e digave në veçanti. Gjithashtu, janë inkorporuar edhe kërkesat që komisioni ka paraqitur, konkretisht:

0.254 miliardë lekë për Kuvendin; 0.4 miliardë lekë për shtim të shpenzimeve për pushtetin vendor; 20 milionë lekë për arkivën e filmit; 27 milionë lekë për KLSH; 17.3 milionë lekë për fondin e Diasporës; 8.4 milionë lekë shtesë stafi për Kryeministrinë; 1 miliardë lekë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Të nderuar deputetë,

Në përfundim të fjalës sime për projektbuxhetin dëshiroj të theksoj edhe njëherë se Buxheti 2020 adreson nevojat domethënëse të kostove të nevojave për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 Nëntorit. Njëkohësisht, vijueshmërinë e qëndrueshmërisë të të gjithë parametrave, si ato fiskalë dhe të zhvillimit të çdo zëri buxhetor të parashikuar më parë.

Sa i përket Paketës Fiskale, ajo është diskutuar gjerësisht në komisionin e Ekonomisë dhe ka pasur disa propozime për ndryshime, të cilat do të doja t’i inkorporoja së bashku me të gjithë pjesën tjetër shumë të rëndësishme për tu theksuar dhe për tu vlerësuar, si në aspektin e incentivave, disa prej të cilave janë:

Incentivimi i sektorit të industrisë automotive me normë të reduktuar tatim fitimi 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në këtë industri.

Promovimi i sportit, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv në shoqëri duke orientuar dhe inkurajuar sponsorizimet dhe duke ndikuar në njohjen e shpenzimeve të sponsorizimit për sportin me 5 për qind të fitimit para tatimit nga 3 % që është aktualisht.

Kemi rishikuar me rritje afatin e mbartjes së humbjeve nga ana fiskale, nga tre vjet në pesë vjet për bizneset që investojnë në projekte biznesi me vlerë mbi 1 miliard lekë.

Pjesë e kësaj pakete është edhe trajtimi tatimor i tatimit mbi pagën për të gjithë ata individë të cilët kanë më shumë se një pagë.

Në bashkëpunim edhe me Komisionin e Ekonomisë dhe Financave kemi përjashtuar nga tatimi kalimin e pronësisë në rast se dhurimi ndodh brenda trungut familjar. Sigurisht do të ketë nevojë për një rregullim me vendim të Këshillit të Ministrave se si do të vijojë më tej limitimi për këtë proces, në raport me numrin dhe për të eleminuar abuzimet, por për të pasur përfitime për dhurata të këtyre pronave, ashtu siç është e nevojshme për familjarët më të afërt.

Për të incentivuar kompanitë tona eksportuese që të rrisin njohjen ndërkombëtare nëpërmjet pjesëmarrjes në panaire jashtë vendit, shpenzimet e bëra u njihen si të zbritshme deri në masën 3 % të qarkullimit vjetor;

Për të siguruar përputhshmëri me marrëveshjet e taksimit të dyfishtë, është parashikuar që trajtimi fiskal për ndryshimet e pronësisë të mos zbatohet në rastet e marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë.

Përjashtimi nga TVSH të automjeteve të reja vetëm me motor elektrik, me synim për të incentivuar individët dhe bizneset që të orientohen drejt blerjes së këtyre automjeteve.

Përjashtimin nga TVSH për  importimin e shtëpive të gatshme, materialeve, komponentëve dhe pajisjeve që do sillen për ndërtimin e banesave (tulla, beton, hekur etj.) dhe që do të gjenden në situacionimin e punimeve, në kuadër të Programit të Rindërtimit;

TVSH për importimin e autobuzëve elektrikë do të jetë 6 %.

Ndryshime të rëndësishme në këtë paketë fiskale janë edhe ndryshimet legjislative të cilat kanë të bëjnë me harmonizimin e kuadrit rregullator dhe mirëadminstrimin fiskal.

Më lejoni të theksoj që në vitin 2020  mirëadministrimi fiskal është fokus i realizimit të të ardhurave në të dyja administratat, kryesisht atë tatimore dhe kuptohet, implementimi i gjobave dhe rritja e tyre nga sa parashikohet aktualisht në legjislacion, pavarësisht nga shkurtimi dhe riorganizimi që iu bë në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, mbetemi të besimit si Ministri e Financave dhe Ekonomisë që ulja e gjobave është e pranueshme, por synimi nuk është gjoba, synimi është rritja e formalizimit në ekonomi.

Sipas ndryshimeve që u bënë dhe në komisionin parlamentar të Ekonomisë, parashikohet:

Lidhja e një marrëveshje për detyrimet që administrata tatimore ka ndaj tatimpaguesve për TVSH e rimbursueshme, sipas një plani pagese të rënë dakord.

Zgjerimi i objektit për lidhjen e marrëveshjes së pagesës me këste për detyrimet e tatimpaguesve edhe për detyrimet e vetëdeklaruara për tvsh, si dhe për sigurimet shoqërore në raste specifike.

Së fundmi, disa fjalë për projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, Fiskalizimin.

Sigurisht është folur shumë, si në seancë plenare, ashtu dhe  në komisionet parlamentare. Ka një sensibilitet shumë të shtuar për dy aspekte, aspektin kohë dhe aspektin vlerë, pra kostos që do të përballojë çdo biznes.

Ne e mirëkuptojmë komisionin e Ekonomisë dhe Financave kur vjen çështja për sa i përket kohës, pasi mendojmë se efekti kohë është i domosdoshëm, edhe në kuadër të situatës në të cilën ne ndodhemi. Prandaj, procesi i Fiskalizimit që do të prekë marrëdhëniet “biznes me konsumator” do të jetë efektiv që nga data 1 shtator, edhe pse që nga data 1 janar 2020 ligji do të jetë në zbatim dhe kjo është një periudhë tranzitore që do të bëjë gati të gjithë biznesin. Do të fillojë nga biznesi i madh, ai me deklarim TVSH mbi 8 milionë lekë, për të vijuar në 1 janar të 2021 me biznesin tjetër dhe për të konsoliduar në këtë mënyrë të gjithë marrëdhëniet biznes me konsumator brenda vitit 2020. Janari i vitit 2021 lidhet me marrëdhëniet biznes-qeveri, për të përfunduar në korrik të vitit 2021 me marrëdhëniet biznes me biznes.

Ka diskutime të shumta pse duhet. Duhet sepse ka ardhur koha që të gjitha të dhënat statistikore në Administratën Tatimore të jenë të sakta që përpjekjet tona, jo vetëm në aspektin e paketave fiskale, të çojnë në rritje të përqindjes së të ardhurave ndaj Produktit të Brendshëm Bruto, por të kemi mundësi që me këto të ardhura ne të bëjmë më shumë për të rialokuar jo vetëm për projektet aktuale, ato të reja që alokuam, por dhe për Rindërtimin.

Faleminderit.

The post Kuvendi miraton Buxhetin 2020 dhe Paketën Fiskale appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Projektbuxheti 2020-Denaj: Parametrat makro-fiskale nuk ndryshojnë, nuk preken shërbimet
Projektbuxheti i vitit 2020 u diskutua dhe miratua në parim nga Kuvendi i Shqipërisë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, paraqiti para deputetëve në seancë plenare Projektbuxhetin, duke vënë theksin në objektivat kryesorë të tij.

Situata emergjente e krijuar pas tërmetit të datës 26 nëntor ka sjellë dhe nevojën për rishikimin e projektbuxhetit 2020.

Lidhur me këtë çështje, Ministrja Anila Denaj bëri me dije se fondi i veçantë që do të krijohet për rindërtimin do ketë si burim financiar nga buxheti i shtetit, për vitin 2020, 0.4% të Produktit të Brendshëm Bruto. Këtij fondi do t’i bashkohen edhe fondet e mbledhura nga donacionet në portalin e-albania dhe në llogaritë e qeverisë në bankat e nivelit të dytë dhe në Bankën e Shqipërisë.

Pavarësisht situatës së krijuar pas fatkeqësisë natyrore, Ministrja theksoi se parametrat makro-fiskalë pozitivë që janë shënuar në vitet e fundit do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshëm edhe për vitin që vjen, me një balancë primare pozitive në nivelin e 0.25%.

Projektbuxheti 2020, tha znj. Denaj, do të mbajë nivelin e investimeve publike në nivelin e 4.7% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe do mbështesë sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia, apo reformën në drejtësi.

“Në kuadër dhe të transparencës, është e nevojshme të theksohet që asnjë nga këto diskutime për investime nuk do të preken. I vetmi ndryshim që ne do të diskutojmë në komisionet parlamentare nen për nen është zëri i projekteve të reja. Pse? Sepse mendojmë se projektet e reja përpara tërmetit kanë pasur një adresim nevojash jashtë kësaj situate dhe aktualisht të gjitha projektet e reja do të duhet të ridiskutohen me komisionin e Financave dhe Ekonomisë për tu riadresuar aty ku është e nevojshme, që të përmirësohen si masa parandaluese për situata të ngjashme ose fatkeqësi të tjera natyrore, ashtu edhe për të ndihmuar nevoja të cilat institucione të caktuara do të kenë në mënyrë imediate. Theksoj edhe njëherë që fondi do të jetë një fond më vete”, u shpreh Ministrja.

Fjala e Ministres Denaj për Projektbuxhetin e shtetit 2020:

I nderuar z. kryetar i seancës,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Sigurisht që tërmeti i datës 26 nëntor që preku vendin tonë krijon një ridimensionim të projektbuxhetit të diskutuar në komisionet parlamentare dhe ne jo pak kemi diskutuar ditët e fundit nëse buxheti do të duhej të ridimensionohej në ndryshime të cilat, sikurse janë propozuar në media apo dhe këtu, do të duhet shkurtonin apo do të duhet të ridimensionin marrëdhëniet kontraktuale të shërbimeve për qytetarët.

Më lejoni të theksoj që për buxhetin e vitit 2020, qeveria dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë mendon që është një buxhet i cili, në këtë ridimensionim, ka dy elementë të rëndësishëm për tu për bërë të qartë dhe për tu sqaruar më pas në diskutimet nen për nen në komisionet parlamentare.

Së pari, diskutimi që lidhet me faktin që brenda buxhetit të vitit 2020 është menduar dhe do të krijohet një fond për rindërtimin e infrastrukturës, për rindërtimin e infrastrukturës së strehimit, e cila, në radhë të parë, do të ketë si burim financiar për vitin 2020 nga buxheti i shtetit 0.4 % të Produktit të Brendshëm Bruto, e cila do të bashkohet me fondet e mbledhura nga donacionet në portalin e-albania dhe në llogaritë e thesarit të qeverisë , sikurse edhe një shumë e konsiderueshme e cila është duke u vlerësuar së bashku me komisionin e Ekonomisë dhe Financave për të vendosur në këtë fond të veçantë që në fillim të vitit, në mënyrë që të vlerësojmë edhe nevojë për likujditet dhe nevojën për rritje të borxhit.

Sigurisht që është shumë e rëndësishme të theksojmë që parametrat makro-fiskalë të cilat gjatë pesë viteve të fundit kanë qenë treguesit kryesorë pozitivë të financave publike do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshëm dhe për vitin që vjen dhe balanca primare pozitive do të vazhdojë të qëndrojë pozitive në nivelin e 0.25%.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme t’i shikojmë si procese që do të shkojnë dhe do të vlerësohen në nivel të informacionit dhe të transparencës, paralelisht si buxheti i diskutuar në Parlament, ashtu edhe elementi shtesë, ai i fondit që përmenda pak më parë.

Më lejoni që para se të ndalem te diskutimi i buxhetit 2020, të falënderoj në radhë të parë të gjithë qytetarët shqiptarë, të gjithë bizneset shqiptare, të gjithë bashkëkombasit shqiptarë në gjithë vendet në botë, të cilët kanë dhuruar si në platformat qeveritare, ashtu edhe në platforma të tjera. Është një shenjë shumë e lartë solidariteti dhe ky financim është e sigurt që do të ndihmojë jo pak të gjitha familjet në nevojë dhe në rindërtimin pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Njëkohësisht, më lejoni të falënderoj edhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe institucionet ndërkombëtare, të cilët në një komunikim të drejtpërdrejt që kam bërë si Ministre e Financave dhe Ekonomisë në ditët që pasuan këtë fatkeqësi, kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur dhe ndihmuar në disa aspekte MFE për të realizuar objektivat e saj madhorë.

Lidhur me projektbuxhetin 2020, është e rëndësishme të theksojmë disa elemente të rëndësishme për të cilat kemi diskutuar dhe në komisionet parlamentare, si ruajtja e indikatorëve të financave publike duke mbajtur investimet në nivelin e 4.7% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe duke u fokusuar në sektorët prioritarë si Arsimi, Shëndetësia dhe Bujqësia, për të cilët ne kemi diskutuar në zëra të veçantë se çfarë nënkupton rritja e investimeve në këta sektorë.

Në kuadër dhe të transparencës, është e nevojshme të theksohet që asnjë nga këto diskutime për investime nuk do të preken dhe është e rëndësishme të themi që këto investime mbështesin, në radhë të parë:

Për sektorin e Arsimit:

Mbështetje e vazhdueshme për studentët në kuadër të Paktit me Universitetin;

Tekste shkollore falas për rreth 230-250 mijë nxënës;

Ndërtime të reja, apo rikonstruksione për mbi 180 objekte arsimore;

Transport i 28-30 mijë nxënësve djem dhe vajza që kanë vendbanim mbi 2 km nga shkolla;

1300-1400 nxënës djem dhe vajza të arsimit para-universitar nga shtresat sociale në nevojë me kuotë ushqimore;

Uljen e madhësisë së grupeve/klasave të fëmijëve në kopshte nga raporti aktual mesatar 18 fëmijë për një edukatore në raportin 15 fëmijë për një edukatore, duke siguruar 440 edukatorë shtesë për vitin 2020;

Për sa i takon sektorit të Shëndetësisë:

Rikonstruksionin e 120 Qendra shëndetësore për vitin 2020;

Ilaçe të rimbursuara për 1000 pacientë më shumë se sa vitet më parë;

Efektivitet të shtuar në shërbimet shëndetësore (Reduktimin e kohës aktuale prej 45 ditësh të pritjes për ekzaminime të rëndësishme (rezonancë, skaner) etj;

Shërbimi i kontrollit bazë (check-up) falas për 475 mijë pacientë në vit, 50% burra e 50% gra

Shërbim cilësor dhe gjithëpërfshirës për më shumë se 50% të nënave të reja dhe mbi 80% të foshnjave vajza e djem.

Bujqësia do të jetë po ashtu një prioritet i shtuar:

Një vëmendje e veçantë ka pasur dhe do të ketë, edhe pas diskutimeve që jemi duke bërë, siguria e digave dhe baseneve ujore të cilat jo vetëm për situatën aktuale që na ndërgjegjëson dhe më shumë, por edhe në projektbuxhetin e vitit 2020, kishte një vëmendje shumë të rëndësishme, me gati 1 miliardë lekë investime vetëm në këto formate investimesh, për të mundësuar që programi i infrastrukturës, ujitjes dhe kullimit të jetë i mundur të parandalojë fatkeqësi dhe të mos reagojmë vetëm post-fatkeqësish.

Në Infrastrukturën Rrugore, për periudhën 2020-2022 synohet kompletimi i disa segmenteve rrugore me financim të brendshëm, si Kardhiq – Delvinë, Elbasan – Banjë, By – Pass Shkodër, By – Pass Tepelenë, një pjesë e mirë e Unazës së Tiranës, të cilat në dy vitet e ardhshme shihen të kompletuara.

Në aspektin e infrastrukturës rrugore, rritja e sigurisë rrugore në të gjithë akset kombëtare, ku synohet që të ulet numri i aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza me 23%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit.

Buxheti 2020 do të plotësojë gjithashtu të gjitha nevojat financiare të të gjitha institucioneve të reja, të krijuara nga paketa e Reformës në Drejtësi.

Më lejoni të theksoj se vetëm në vitin 2019 fondi për të realizuar ngritjen e këtyre institucioneve, në aspekt të fondieve të pagave dhe gjithë infrastrukturës për këtë qëllim, ka qenë 2.6 miliardë lekë dhe së bashku me 1.3 miliardë lekë të vitit tjetër ky fond merr një vëmendje të shtuar prej 3.9 miliardë lekë dhe është e rëndësishme të theksojmë që ky është një parakusht për të realizuar një reformë të suksesshme në drejtësi, me një strukturë të plotë në të gjithë elementët e saj.

Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, nuk preken dhe vijojnë të planifikohen në vlerën prej 188.6 miliardë lekë për vitin 2020.

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2020 parashikohet në masën 137.5 miliardë lekë ose 7.7% e PBB, raport thuajse i njëjtë me vitin 2019, nga e cila për indeksimin e pensioneve është parashikuar një fond prej 2.52 miliardë lekë.

Duhet të theksojmë këto se kjo skemë i rëndon tashmë më pak buxhetit të shtetit, krahasuar me 5-6 vite më parë, si pasojë e dy faktorëve kryesorë: së pari, uljes së nivelit të informalitetit në tregun e punës; dhe së dyti, rritjes së nivelit të punësimit dhe kontribuesve.

Gjithashtu, kjo skemë për vitin 2020 në buxhetin e saj përfshin:

Mbulimin e efekteve financiare të skemave të reja të përfitimeve, naftëtarë minatorë të cilat pas rishikimit parashikohet të sjellin një efekt financiar të harmonizuar prej rreth 1.45 miliardë lekë.

Mbështetjen me të ardhura mesatarisht nga 744-792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikuara me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensuese të Këshillit të Ministrave.

Numri mesatar i kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4% më shumë se i pritshmi i vitit 2019.

Në skemën e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2020 janë parashikuar në rreth 44 miliardë lekë ose 2.5% e PBB nga rreth 42 miliardë lekë të parashikuara në fund të vitit 2019. Edhe për vitin 2020 parashikohet një tavan prej 11 miliardë lekë për skemën e rimbursimit të barnave, për të mundësuar një efektivitet të këtij shërbimi.

Fondi për Kompensimin në Vlerë të Pronarëve: parashikohen në total rreth 4,5 miliardë lekë. Nga rreth 1.9 miliardë lekë që ky fond ishte në 2013, ky fond është rritur nga viti në vit dhe mendohet që në 2022 të shkojë në 5.5 miliardë lekë.

Rritja e fondit të kompensimit në vlerë të pronarëve bëhet në mbështetje të reformës së ndërmarrë nga qeveria për trajtimin e ish-pronarëve pjesë e së cilës është kompensimi në vlerë për t’u realizuar brenda periudhës 10-vjeçare, të parashikuar dhe në ligji.

Shpenzime të tjera sociale janë programuar në masën 24.6 miliardë lekë, që përfshijnë:

Shpenzimet për pagesën e papunësisë në nivelin 600 milionë lekë. Dëshiroj të theksoj këtu se shpenzimet për këtë zë kanë ardhur në rënie të vazhdueshme që prej vitit 2014 ku shënuan 900 milionë lekë.

Është e rëndësishme të theksohet se ky është një rezultat pozitiv jo në kontekstin e efektit buxhetor, por në aspekt të shifrave që janë të dukshme drejt elementit pro-punësim dhe ne kemi regjistruar nivelin më të ulët të papunësisë në vitin korent.

Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar në nivelin 21 miliardë lekë. Për rritjen e eficencës dhe efektivitetit të këtyre dy skemave që zënë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve totale buxhetore, aktualisht po bashkëpunohet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në mënyrë që të kemi një kalim efektiv të personave nga njëra skemë, ajo e mbështetjes sociale, te skema e mbështetjes me punësim dhe integrimi në tregun e punës në mënyrë të plotë. Ne besojmë se ky bashkëpunim dhe të gjitha politikat për të adresuar këto nevoja kanë realizuar jo pak një mbështetje të të dy komponentëve.

Jemi besimplotë se pas ndërmarrjes me sukses të këtyre reformave, me asistencën e partnerëve ndërkombëtarë, do të kemi mundësi t’u ofrojmë përfituesve të këtyre skemave pagesa më dinjitoze.

Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2020, planifikohet në masën 1.7 miliardë lekë, përkatësisht 1.4 miliardë lekë Fond Rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 300 milionë lekë fond kontigjence për financimin e reformës në sistemin e drejtësisë.

Lidhur me buxhetin e Pushtetit Vendor për vitin 2020, dëshiroj të theksoj që parametrat e tij janë të pandryshuar duke shënuar një nivel total prej 57 miliard lekë, ose rreth 5.7 miliardë lekë më shumë fonde për shërbime dhe investime publike vendore, sesa viti aktual.

Njëkohësisht, do të dëshiroja që të ftoja të 61 Bashkitë të miratojnë buxhetet e tyre, të miratojnë njëkohësisht edhe të gjithë paketën që ndihmojnë procesin e vendosjes së Kadastrës Fiskale në rrugën e operacionalitetit të plotë, si dhe marrjen e masave që në bashkëpunim me MFE të realizojmë zbatim të një projektligji i cili, në afatmesëm, do të krijojë jo pak fonde për pushtetin vendor, në mënyrë që të krijojë një efektivitet më të lartë të shpenzimeve buxhetore.

Siç e thashë edhe në fillim të diskutimit për prezantimin e buxhetit, ky prezantim në të gjithë komponentët që përmenda më sipër nuk është aspak i ndryshëm në vlera nga ai që kemi diskutuar në komisionet parlamentare.

I vetmi ndryshim që ne do të diskutojmë në komisionet parlamentare nen për nen është zëri i projekteve të reja. Pse? Sepse mendojmë se projektet e reja përpara tërmetit kanë pasur një adresim nevojash jashtë kësaj situate dhe aktualisht të gjitha projektet e reja do të duhet të ridiskutohen me komisionin e Financave dhe Ekonomisë për tu ria dresuar aty ku është e nevojshme që të përmirësohen si masa parandaluese për situata të ngjashme ose fatkeqësi të tjera natyrore, ashtu edhe për të ndihmuar nevoja të cilat institucione të caktuara do të kenë në mënyrë imediate.

Theksoj edhe njëherë që fondi do të jetë një fond më vete. Do të ketë një nevojë për të sqaruar si në momentin aktual për ato fonde që mblidhen nga donacionet, ashtu edhe fonde në vijim, që transparenca është një element shumë i rëndësishëm. Është një element i rëndësishëm çdo vit, jo vetëm në momentet e kësaj situate dhe të donacioneve.

MFE, për portalin e-albania dhe për të gjitha donacionet që merren nëpërmjet llogarive të Thesarit dhe ato në Bankën e Shqipërisë, në faqen e saj të internetit ka një rubrikë të veçantë, ku informacioni përditësohet çdo ditë, sikurse edhe për shpenzimet që kanë ndodhur deri tani. Shpenzimet që kanë ndodhur deri tani janë shpenzime që nuk janë mbështetur nga fondet e donacioneve.

Faleminderit!

The post Projektbuxheti 2020-Denaj: Parametrat makro-fiskale nuk ndryshojnë, nuk preken shërbimet appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.

Denaj: Paketa Fiskale 2020, ndryshime ligjore në funksion të Fiskalizimit dhe mirëadministrimit
Paketa Fiskale e vitit 2020 parashikon masa fiskale kryesisht në funksion të mirëadministrimit dhe nxitjes të disa sektorëve, ndryshe nga Paketat e hartuara vitet e mëparshme.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, vuri theksin në këtë veçori të Paketës Fiskale të vitit të ardhshëm, gjatë prezantimit të saj para deputetëve në seancë plenare.

Reduktimi i informalitetit dhe krijimi i një mjedisi më konkurrues të të bërit biznes është një kërkesë e vazhdueshme e biznesit.

Në këtë drejtim, Ministrja Denaj vuri në dukje se Paketa Fiskale 2020, përveç incentivimeve të sektorëve të caktuar të ekonomisë, parashikon dhe harmonizimin e disa ligjeve fiskale me parashikimet e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, një ndër objektivat e të cilit është edhe reduktimi i informalitetit dhe evazionit fiskal.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja prezantoi projektligjet e Paketës Fiskale 2020, të cilët parashikojnë shtesa dhe ndryshime në katër ligje kryesore fiskale: ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar; ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar; ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”; dhe ligjin “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë informoi mbi synimet e qeverisë nëpërmjet projektligjeve të Paketës Fiskale, që përfshijnë:

incentivimin e sektorit të industrisë automotive duke caktuar normë tatim fitimi 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në këtë industri;

promovimin e sportit, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv të tij në shoqëri;

Përjashtimin nga TVSH të automjeteve të reja vetëm me motor elektrik, me synim për të nxitur individët dhe bizneset që të orientohen drejt blerjes së këtyre mjeteve, të cilat do të jenë më pak të dëmshme për ambientin;

shtimin e dy kategorive të makinave që të përjashtohen nga taksa e makinave të përdorura dhe konkretisht: makinave të personave me aftësi të kufizuar dhe mjeteve të përdorura të automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi;

trajtimi tatimor i tatimit mbi pagën për të gjithë ata individë të cilët kanë më shumë se një pagë.

Kjo masë e fundit parashikon që individët që kanë më shumë se një pagë duhet të deklarojnë deklaratën vjetore të të ardhurave në një shumë të vetme, edhe nëse realizimi i të ardhurave është nën 2 milionë lekë.

Ministrja sqaroi se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me vendosjen e një tatimi të ri, por ndryshimin e formës së deklarimit dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat, sikurse është parashikuar në ligj për të ardhurat nga punësimi.

“Sistemi tatimor nuk deformohet pasi ligji ka përcaktuar që baza e tatimit është paga, tatohet paga bruto, pra të ardhurat totale nga paga. Kjo masë është rekomanduar edhe nga misioni i fundit i FMN i cili asistoi Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në hartimin e paketave të përmendura”, u shpreh znj. Denaj.

Fjala e Ministres Denaj:

Në vitet e kaluara kemi ndërmarrë një sërë masash të forta për reduktimin e barrës fiskale, ofrimin e incentivave dhe lehtësive për industri dhe sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.

Këtë vit, ndryshe nga tradita e mëparshme, Qeveria Shqiptare nuk vjen me një paketë tipike fiskale, por me një paketë ndryshimesh në ligjet fiskale, me masa fiskale kryesisht në funksion të mirëadministrimit tatimor dhe nxitjes të disa sektorëve.

Kërkesat e bizneseve kanë qënë reduktimi i informalitetit, krijimi i mjedisit më konkurrues në formën e adresimit të drejtë të problematikave dhe të informalitetit, dhe mbi të gjitha në një qasje më proaktive ndaj nxitjes së një klime pozitive të marrëdhënies me ta.

E rëndësishme për tu sjellë në vëmendje është gjithashtu puna e nisur me ekspertët e FMN për draftimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

Për këtë arsye, më lejoni të evidentoj si më poshtë disa nga objektivat që synohen të realizohen nëpërmjet:

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

Propozohen ndryshime të cilat synojnë:

Harmonizimin e dispozitave përkatëse të ligjit për procedurat tatimore, me përcaktimet e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”;

Harmonizimin dhe unifikimin e kundravajtjeve administrative që lidhen me çështjet e faturimit duke synuar përshkallëzimin e gjobave sipas përgjegjësive tatimore dhe administratës në përgjithësi;

Kompensimin e detyrimeve tatimore ndërmjet administratës tatimore dhe administratës doganore;

Lidhjen e një marrëveshje për detyrimet që administrata tatimore ka ndaj tatimpaguesve për TVSH e rimbursueshme, sipas një plani pagese të rënë dakord, me një afat kohor deri në 30.06.2021.

Zgjerimi i objektit për lidhjen e marrëveshjes së pagesës me këste për detyrimet e tatimpaguesve edhe për detyrimet e vetdeklaruara për tvsh, si dhe për sigurimet shoqërore në raste specifike për institucionet buxhetore.

Ndryshimi i deklaratës së tatimpaguesit vetëm një herë brenda 36 muajve dhe për sigurimet shoqërore vetëm një herë në muajin pasardhës.

Njoftimi i tatimpaguesit para kontrollit dhe vizitës fiskale nga 30 ditë dhe 10 ditë bëhen përkatësisht 10 dhe 5 ditë.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar;

Incentivimin e sektorit të industrisë automotive duke caktuar normë tatim fitimi 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në këtë industri.

Vendosja e një norme të reduktuar tatimi mbi fitimin për këtë sektor, siç kemi bërë edhe më parë për sektorin e agrobiznesit apo ICT, e shndërron këtë sektor në një sektor prioritar dhe e përafron me incentiva që vende të tjera të rajonit në Ballkanin Perëndimor kanë realizuar për këtë industri.

Politika fiskale këtë vit ka synuar gjithashtu promovimin e sportit, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv të tij në shoqëri.

Për të orientuar dhe inkurajuar sponsorizimet e biznesve në këtë sektor, kemi propozuar njohjen e shumave të sponsorizuara në fushën e sportit si shpenzime të zbritshme, për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin, sa trefishi i shumës së sponsorizuar. Ky ndyrshim do të vlejë vetëm për personat juridikë, të cilët realizojnë fitim vjetor të tatueshëm mbi 100 milion lekë.

Gjithashtu, kemi propozuar që të rriten shpenzimet e njohura të sponsorizimit për sportin me 5 % të fitimit para tatimit nga 3 % që janë aktualisht.

Një propozim tjetër që synon tërheqjen dhe mbajtjen e investitorëve të huaj lidhet edhe me rishikimin në rritje të afatit të mbartjes së humbjeve nga ana fiskale.

Sigurisht që investimet e mëdha kërkojnë një periudhë të gjatë investimi për të kaluar në fitim dhe për këtë arsue është zgjatur afati nga 3 në 5 vjet, sikurse është edhe praktika rajonale dhe evropiane.

Pjesë e kësaj pakete është dhe trajtimi tatimor i tatimit mbi pagën për të gjithë ata individë të cilët kanë më shumë se një pagë. Dëshiroj të ndalem këtu, nisur edhe nga diskutimet mediatike lidhur me këtë çështje.

Ne kemi propozuar që këta individë të deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjithë të ardhurat e siguruara nga punësimi.

Do të kenë detyrim për të dorëzuar këtë deklaratë vjetore të të ardhurash edhe nëse realizimi i të ardhurave të tyre është nën 2 milionë lekë.

Nuk kemi të bëjmë me vendosjen e një tatimi të ri, por ndryshimin e formës së deklarimit dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat sikurse është parashikuar në ligj për të ardhurat nga punësimi.

Sistemi tatimor nuk deformohet pasi ligji ka përcaktuar që baza e tatimit është paga, tatohet paga bruto, pra të ardhurat totale nga paga.

Kjo masë është rekomanduar edhe nga misioni i fundit i FMN i cili asistoi Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në hartimin e paketave të përmendura.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”:

Dy janë ndryshimet kryesore në këtë projektligj.

Përjashtimin nga TVSH të automjeteve të reja vetem me motor elektrik, me synim për të nxitur individët dhe bizneset që të orientohen drejt blerjes së këtyre mjeteve, të cilat do të jenë më pak të dëmshme për ambientin;

Harmonizimin e dispozitave përkatëse të ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” në vendin tonë lidhur me faturimin dhe përcaktimet e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i cili sjell një ndikim në gjithë procesin e transaksioneve.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar

Ndryshimet kryesore të propozuar në këtë ligj lidhen me taksat e makinave si ato të përdorura dhe ato luksoze.

Kemi propozuar shtimin e dy kategorive të makinave që të përjashtohen nga taksa e makinave të përdorura dhe konkretisht:

Shtimin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar për tu përjashtuar nga taksa vjetore të mjeteve të përdorura. Ky është një përjashtim me efekt social për këtë kategori përsonash në nevojë ishte e nevojshme. Si dhe jeni në dijeni, ligji aktual parashikon përjashtim nga taksa e makinave të përdorura për të verbrit e invalidët dhe në bazë të të dhënave janë rreth 11 mijë automjete në pronesi të kësaj kategorie.

Përjashtimin nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura të automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi. Numri i mjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi të vetëdeklaruara pranë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor deri në këto momente është afërsisht 200 automjete.

Përjashtimi nga taksa të këtyre mjeteve është një praktikë e njohur europiane dhe synon si në promovimin e sektorit të mekanikës ashtu dhe në uljen e kostove të shërbimeve të këtyre mjeteve.

The post Denaj: Paketa Fiskale 2020, ndryshime ligjore në funksion të Fiskalizimit dhe mirëadministrimit appeared first on Ministria Financave dhe Ekonomisë.